Mekanika

Mekanika është pjesa e fizikes qe merret me studimin e lëvizjes se trupave.

Mekanika ndahet ne dy pjesët e saj kinematika, dinamika. Kinematika studion se si lëvizin trupat, madhësitë që karakterizojnë lëvizjen e tyre, si : zhvendosjen, shpejtësinë, nxitimin dhe lidhjen ndërmjet këtyre madhësive etj. Dinamika studion shkakun e lëvizjes se trupave, lidhjen ndërmjet nxitimit dhe forcës qe shkakton nxitimin e trupave (ndryshimin e lëvizjes).

Nganjëherë si pjesë e pavarur e mekanikës, merret dhe statika e cila studion kushtet, për të cilat lënda është në prehje (qetësi).

Lëvizja e trupit

Vija të cilën e përshkon trupi i zgjedhur për krahasim që quhet trup krahasues (referent). Për të përshkruar ndonjë lëvizje janë të domosdoshme disa parametra ose madhësi fizike, që ne i quajmë elemente të lëvizjes. Meqenëse lëvizja kryhet në hapësirë dhe kohë atëherë elementet kryesore të lëvizjes janë hapësira dhe koha. Hapësira fizike përmban tri përmasa : gjatësinë , gjerësinë dhe lartësinë. Që të trija këto madhësi janë distanca ose siç i quajmë në mekanikë rrugë. Rruga në mekanik zakonisht shënohet me shkronjën s (nga latinishtja Spatium). Njësia për rrugën në SI është metri që shënohet me shkronjën m. Koha që i nevojitet trupit referent të përshkrojë rrugën, zakonisht shënohet me shkronjën t (nga latinishtja tempus).

Zhvendosja e trupit

Vektori me origjine ne piken fillestare te lëvizjes se trupit dhe me skaj ne piken e fundit te levizjes se tij quhet zhvendosje. Zhvendosja e trupit është ndërrimi i pozitës së tij në boshtin x nga një pikë në pikën tjetër. Zhvendosja është madhësi vektoriale. Pra zhvendosja e një trupi quhet ndërrimi i pozitës se tij prej një pike ne piken tjetër te hapësirës. Ndërsa bashkësia e krejt këtyre pikave quhet rruge.

Historia

Antikiteti

Historia kryesore e mekanikës në antikitet ishte mekanika e Aristotelit. Këtë traditë e vazhdon Hipparchus.

Mesjeta

Në Mesjetë, teoritë e Aristotelit u kritikuan dhe u ndryshuan nga një numër figurash, duke filluar me John Philoponusin në shekullin e gjashtë. Një problem qendror ishte ai i lëvizjeve të pjerrëta, të cilat u diskutuan nga Hipparchus dhe Philoponus. Kjo çoi në zhvillimin e teorisë së impulsit në shekullin e 14-të nga Jean Buridan, i cili zhvilloi teoritë modern të inercisë, shpejtësisë, nxitimit dhe sasisë së lëvizjes. Këto punime dhe të tjera u zhvilluan në këtë shekull edhe nga Llogaritarët e Oksfordit si Thomas Bradëardine, i cili studio dhe formuloi ligje të ndryshme gjatë rënies së trupave.

Koha e re

Dy figurat kryesore në kohën e re janë Galile Galileo dhe Isak Njutoni. Deklaratat përfundimtare të Galileut në mekanikë, pjesërisht në rënien e trupave, ndodhen në librin Two New Sciences (1638). Vepra e Njutonit Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica paraqet llogari të detajuara matematikore të mekanikës.

Koha më e re

Dy zhvillimet kryesore modern në mekanikë janë relativiteti gjeneral i Anshtajnit, dhe Mekanika kuantike, të dyja të zhvilluara në shekullin 20 si pjesë e ideve në fillim të shekullit 19.

Nëndisiplinat e mekanikës

Në vazhdim janë dy lista me subjekte që studiohen në mekanikë.

Mekanika klasike

  • Mekanika Njutoniane, teoria origjinale e lëvizjes (Kinematika) dhe forcës (Dinamika).
  • Mekanika analitike është formulim i mekanikës njutoniane me rëndësi të veçantë në sistemin e energjisë, më shumë se në forca. Dy degët kryesore të mekanikës analitike janë:
  • Mekanika klasike statike gjeneralizon mekaniken klasike ordinere për të konsideruar sistemet në një gjendje të panjohur; shpesh përdoret për të derivuar vetitë termodinamike.
  • Mekanike qiellore, lëvizja e trupit në hapësirë : planetët, kometat, yjet, galaksitë, etj.
  • Astrodinamika, navigimi i anijeve, etj.
  • Mekanika e trupave të ngurtë, elasticiteti, vetitë e trupave të paformësuar.
  • Mekanika e thyerjes
  • Akustika, zëri në trupa të ngurtë, lëngje dhe gaze.
  • Statika, trupat gjysmë të ngurtë në ekulibrin mekanik.
  • Mekanika e fluideve, lëvizja e fluideve
  • Mekanika kontinuale
  • Hidrostatika, vetitë mekanike të lëngjeve
  • Statika e fluideve, lëngjet në ekuilibër
  • Mekanika e aplikuar ose Inxhinieria Mekanike
  • Biomekanika, trupat në biologji
  • Biofizika, proceset fizike në organizma të gjallë
  • Relativiteti ose mekanika e Anshtajnit

Mekanika Kuantike

Në vazhim janë pjesët e mekanikës kuantike :

  • Mekanika e valëve të Shrodingerit, e përdorur për të përshkruar funksionin valor të një pjesëze të vetme
  • Mekanika matrikse që është një formulim alternativ që lejon konsiderimin e sistemeve me një numër të fundëm dimensionesh.
  • Mekanika kuantike statistikore që përgjithëson mekaniken kuantike ordinere në konsiderimin e sistemeve në gjendje të panjohur ; shpesh e përdorur për të derivuar vetitë termodinamike.
  • Fizika parciale, lëvizja, struktura, dhe reaksionet e pjesëzave.
  • Fizika bërthamore, lëvizja, struktura, dhe reaksionet nukleare
  • Fizika e materies së kondensuar, gazet kuantike, trupat e ngrutë, lëngjet etj.

Referime

Bibliografia

  • Robert Stawell Ball (1871) Experimental Mechanics from Google books.
  • Landau, L. D.; Lifshitz, E. M. (1972). Mechanics and Electrodynamics, Vol. 1. Franklin Book Company, Inc. ISBN 0-08-016739-X. Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)

Lidhje të jashtme

Mekanika  WikiFjalori: Mekanika – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë

Tags:

Mekanika Lëvizja e trupitMekanika Zhvendosja e trupitMekanika HistoriaMekanika Nëndisiplinat e mekanikësMekanika ReferimeMekanika BibliografiaMekanika Lidhje të jashtmeMekanikaDinamikaKinematika

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ViolinaPetro MarkoÇamëriaSpondiliartrozaPiter PanBasketbolliVeshje popullore të KosovësPsikozaGlobalizimiPlutoni (planet)KomunikimiEnergjia kinetikeAtmosferaArabia SauditeBashkimi SovjetikFusha magnetikeKultura e ShqipërisëMamuthiYlli detarLista e markave të automobilaveEdi RamaSkizofreniaEgjiptiMercedes-BenzAcidet dhe BazatPejgamberët në IslamZgjebjaWilliam ShakespeareOksigjeniStatistikaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveDita Botërore e LibritLista e lumenjve në KosovëNepotizmiAdem JashariDuhaniA.C. MilanFan NoliKëshilli i EvropësFolkloriMustafa Qemal AtaturkuVallet shqiptareTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriHistoria e ÇamërisëNdërtimi i brendshëm i TokësOrkideaPerandoria BizantineAhmet KrasniqiArmët e SkënderbeutDanimarkaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreNënë TerezaPlaku dhe detiSheshi i Skënderbeut (Shkup)ToskërishtjaLetërsia romantike shqiptareMozaiku i TiranësHistoriografia e SkënderbeutDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Pjesët e ligjëratësMagnetiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriEsad pashë ToptaniGjeografia e KosovësMasturbimiSistemi i frymëmarrjesKadri RoshiNATOKosova dhe bukuritë e sajNaum Veqilharxhi28 Nëntori - Dita e FlamuritFruthiAvni RustemiHistoria e arteveNatriumiYndyraSavanaTruri🡆 More