Savana

Savana është zonë e rrafshtë ose pak e valëzuar, që shtrihet në brezin tropikal, në veri dhe në jug të pyjeve tropikale.

Në savanë kryesisht dominojnë bimët barishtore të familjeve të ndryshme. Savana karakterizohet për dy stinë: verë të nxehtë e të lagësht dhe verë te nxehtë e të thatë. Ka pak rrjedha lumore. Botën bimore e përfaqësojnë barishtat e larta gjatë stinës së lagësht, dhe drunjtë e rrallë.Drurë tipikë të Savanës janë : baobabi , eukalipti dhe akaciet.Nga bota shtazore e savanës mund të përmendim kafshët barngrënëse si : antilopat , zebrat , gjirafat , elefanti. Kafshët mishngrëse si : luani , tigri i zi , leopardi etj. Në savanë ka dhe kafshë të veçanta si : kanguri dhe struci. Savanet shtrihen në Afrikë, në Amerikën Jugore, në Azi dhe në Australi.

Savana
Parku Nacional Tarangire në Tanzani, savanë tipike e thatë

Fjala "Savana" rrjedh nga fjala spanjolle "sabana", që në gjuhën shqipe do të thotë rrafsh i gjerë apo rrafsh me barëra. Savanet janë Ekosisteme, të cilat karakterizohen me kaçube, lisa të vetmuar dhe para së gjithave me barishta tropike. Këto ekosisteme shtrihen në të dy anët e ekuatorit dhe kufizohen me pyjet e lagështa tropikale në njërën anë dhe shkretëtirat subtropikale në anën tjetër. Savanet mbulojnë rreth 15% të sipërfaqes kontinentale të tokës.

Varësisht nga sasia e reshjeve gjatë vitit dhe lloji i përhapur i vegjetacionit, savanet mund të t'i ndajmë ne tri lloje apo tipe të veçanta: savane të lagështa , savane të thata dhe savane me therra apo kaçube Pranë pyjeve tropike shtrihet savanet e lagështa, ndërsa në drejtim të poleve vijojnë savanet e thata dhe ato me ferra.


Tags:

AfrikaAmerika JugoreAustraliaAzia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MolieriGjirokastraGegërishtja23 PrillAriBusullaRajoni JuglindorVolejbolliPolimeriShkodraDurrësiItaliaPeshkaqeniBateriaAlfabeti shqipLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësTeoria e probabilitetitKoloseumiEmpatiaLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeSistemi nervorTargat e automjeteve të KosovësKorçaGjergj FishtaPetro Nini LuarasiEgjiptiMagnetiFejaKarbohidratetShahuPerandoria OsmaneGjeometriaRespekt per te moshuarveEmiratet e Bashkuara ArabeDhëmbët e njeriutNëna surrogateLumi i DrinitMëlçiaGjitariFlamuri i KosovësTeoria e evolucionitPjetër BogdaniHormonetInteligjenca artificialeKonferenca e Londrës (1912–1913)ShkupiNatriumiFrancaMatjaShoqëriaBurimet natyrore të KosovësKokainaRadha e veprimeve matematikorePetro MarkoJaponiaTrombocitiFerizajiLeje DrejtimiRrethi i MatitBimëtHistoria e gjeometrisëMuri i Madh KinezLista e maleve të ShqipërisëIsak NjutoniHëna e PlotëShpella e piratëve (roman)Historiku i gjuhes letrare shqipeUEFA Liga e KampionëveMarsiTenisiShqiptarëtEnciklopediaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësSiguria kibernetikeToka e sheshtëEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminorePopullsia e BotësShtetet e Bashkuara të Amerikës🡆 More