Michelle LaVaughn Robinson Obama u lind me 17 janar 1964 në Chicago,Illinois, është avokate amerikane dhe bashkortja e Presidentit të 44 Sh.B.A-ve si edhe dhe zonja e parë e Shtetit Amerikan që i përket komunitetit Afro-amerikan.
Michelle Robinson Obama | |
---|---|
Zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës | |
Në detyrë 21 janar 2009 – 20 janar 2017 | |
Paraprirë nga | Laura Bush |
Pasuar nga | Melania Trump |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 janar, 1964 Chicago, Illinois, SH.B.A |
Nënshtetësia | Amerikane |
Partia politike | Demokratike |
Bashkjetuesja/et | Barack Obama |
Fëmijët | Sasha dhe Malia |
Michelle mbaroi studimet në Universitetin Princeton dhe më pas në Harvard. Fillimet e saj në karrierë i pati si këshilluese ligjore pranë firmës “Sidley Austin” ku dhe u njoh me Barack-un. Më pas punoi si ndihmës-dekane në Universitetin e Chicago-s.
U martua me Barack-un në vitin 1992 dhe kanë dy vajza së bashku.
Ajo shoqëroi bashkëshortin e saj gjatë gjithë fushatës së tij të parë Presidenciale në vitin 2008. Gjatë fushatës së tij, Michelle filloi të shihej si një nga figurat më me ndikim në Partinë Demokratike, kryesisht fjalë fjalimeve të mbajtura gjatë konventave kombëtare, i fundit ai i Philadelphias në vitin 2016, ku shprehu hapur dhe mbështetjen për Hillary Clinton për postin e presidentes.
Si zonjë e parë ajo ndërmori fushata të shumta për mbrojten e të drejtave të fëmijëve, për shëndetin e tyre, zhdukjen e varfërisë, për të drejtat e komunitetit afro-amerikan dhe njohjen e kulturës së tyre si dhe u fokusua kryesisht te të drejtat e grave kryesisht në vendet e botës së tretë.
Ajo u kthye në një ikonë mode dhe shembull për të gjitha gratë Amerikane.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Michelle Obama, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.