Shba Partia Demokratike: Parti politike amerikane

Partia Demokratike është një nga dy partitë kryesore politike bashkëkohore në Shtetet e Bashkuara .

E themeluar në 1828, ajo u ndërtua kryesisht nga Martin Van Buren, i cili mblodhi një kuadër të gjerë politikanësh në çdo shtet, mbështetës të heroit të luftës Andrew Jackson, duke e bërë atë partinë më të vjetër politike aktive në botë. Që nga vitet 1850, rivalja e saj kryesore është Partia Republikane. Partia është gjithëpërfshirëse, dhe është më pak e njëtrajtshme ideologjikisht se Partia Republikane (me individë brenda saj që shpesh kanë pikëpamje të ndryshme politike ) për shkak të listës më të gjatë të grupeve të interesit që e përbëjnë atë, megjithëse liberalizmi modern është ideologjia e shumicës në parti.

Partia Demokratike
KryetariJaime Harrison
Trupi drejtuesDemocratic National Committee
Themelues
Themeluarjanar 1828, 8; 196 vite më parë (8-01-1828)
Baltimore, Maryland, U.S.
Paraprirë ngaPartia Demokratike-Republikane
Selia430 South Capitol Street SE,
Uashington, D.C., SHBA
Krahu i nxënësve
  • Gjimnazistët Demokratë të Amerikës
  • Universitarët Demokratë të Amerikës
Krahu i të rinjveDemokratët e Rinj të Amerikës
Krahu i graveFederata Kombëtare e Grave Demokratike
Anëtarësimi (2022)Increase 47,194,492
IdeologjiaShumica:
  • Liberalizmi modern
Fraksionet:
  • Qendra
  • Progresivizmi
  • Social demokracia
Faqja zyrtare
Stampa:Official URL

Paraardhësja historike e Partisë Demokratike konsiderohet të jetë Partia Demokratike-Republikane . Përpara vitit 1860, Partia Demokratike mbështeste fuqitë presidenciale të zgjeruara, interesat e shteteve të skllavërisë, agrarianizmin, dhe ekspansionizmin, ndërsa kundërshtonte një bankë kombëtare dhe tarifat e larta . Ajo u nda në 1860 sipas qëndrimit ndaj skllavërisë dhe e fitoi presidencën vetëm dy herë midis 1860 dhe 1910. Në fund të shekullit të 19-të, ajo vazhdonte të kundërshtonte tarifat e larta dhe pati debate të ashpra të brendshme rreth standardit të arit . Në fillim të shekullit të 20-të, ajo mbështeti reformat progresive dhe kundërshtoi imperializmin, me në krye Woodrow Wilson që fitoi Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 1912 dhe 1916 . Që nga Franklin D. Roosevelt dhe koalicioni i tij New Deal pas vitit 1932, Partia Demokratike ka përkrahur një platformë shoqërore liberale, duke përfshirë sigurimet shoqërore dhe ndihmën për papunët . Marrëveshja e Re u mbështet fort nga emigrantët e atëhershëm evropianë, por shkaktoi një rënie në mbështetjen e krahut konservator pro-biznes të partisë. Pas epokës së Shoqërisë së Madhe të legjislacionit progresiv nën Lyndon B. Johnson, duke përfshirë Medicare, Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964 dhe Aktin e të Drejtave të Votimit të vitit 1965, bazat e votuesve të partive u zhvendosën; shtetet jugore filluan të votonin bindshëm për republikanët dhe ato verilindore nisën të votonin bindshëm për demokratët më të besueshme. Ndikimi sindikatave në parti është zvogëluar që nga vitet 1970, dhe ndërsa elektorati amerikan u zhvendos në një drejtim më konservator pas presidencës së Ronald Reaganit, zgjedhja e Bill Clintonit e orientoi partinë drejt Rrugës së Tretë, duke përvetësuar politika ekonomike të orientuara nga tregu dhe politika kulturore liberale . Në kohën e Barack Obamës partia miratoi martesat e homoseksualëve dhe kaloi reformën e kujdesit shëndetësor të njohur si Obamacare.

Filozofia e Partisë Demokratike për liberalizmin modern amerikan ndërthur nocionet e lirisë civile dhe barazisë sociale me mbështetjen për një ekonomi kapitaliste të përzier . Reforma e qeverisjes së korporatave, mbrojtja e mjedisit, mbështetja për punët e sindikuara, zgjerimi i programeve sociale, shkollimi i përballueshëm në kolegj, reforma e kujdesit shëndetësor, mundësitë e barabarta dhe mbrojtja e konsumatorit përbëjnë thelbin e agjendës ekonomike të partisë. Për sa u përket çështjet sociale, ajo mbron reformën e financimit të fushatës, të drejtat LGBT, drejtësinë penale dhe reformën e imigracionit, ligje më të rrepta për armët, të drejtat e abortit, dhe legalizimin e marjuanës . Që nga fillimi i viteve 2010, Partia Demokratike është zhvendosur ndjeshëm majtas për çështjet sociale, kulturore dhe fetare.

Gratë, të rinjtë amerikanë, njerëzit që jetojnë në zona urbane dhe të diplomuarit, si dhe shumica e pakicave racore, fetare dhe seksuale kanë më shumë gjasa të mbështesin Partinë Demokratike. Që nga vitet 1980, partia ka njohur mbështetje në rritje midis të bardhëve të arsimuar në universitet dhe mbështetje të pakësuar midis anëtarëve të klasës së bardhë punëtore . . Tre nga nëntë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të SHBA-së janë emëruar nga presidentë demokratë. Sipas anëtarëve të regjistruar (në ato shtete që lejojnë ose kërkojnë regjistrim sipas përkatësisë partiake ), Partia Demokratike është partia më e madhe në Shtetet e Bashkuara dhe e treta më e madhe në botë . Duke përfshirë edhe presidentin aktual, Joe Biden, 16 demokratë kanë shërbyer si President i Shteteve të Bashkuara .

Tags:

Andrew JacksonMartin Van BurenPartia Republikane (ShBA)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ismail QemaliMona LizaKrishtërimiLufta e Parë BotëroreMbrojtja e mjedisitEfekti serrëAlma BektashiShqiptarët në GreqiKalaja e ShkodrësSistemi riprodhues femërorLetërsia shqipeMasturbimiMbipeshaFlamuri i ShqipërisëOrkestra simfonikeFoljaIraniKisha e Shna Ndout, LaçKundrinoriKultura e ShqipërisëShtetet e Bashkuara të AmerikësHëna e PlotëLista e liqeneve në ShqipëriHidrografia e ShqipërisëKarl MarksiSami FrashëriNumrat e telefonit në KosovëKuvendi i ShqipërisëFan NoliNdotjaADHDEnergjia alternativeCikli menstrualHënaTiranaOksigjeniQarqet e ShqipërisëJulian DedaEmrat e bukur të AllahutStimulim me gjoksTeknologjiaFusha magnetikeSarajet e bardhaUshtria Çlirimtare e KosovësPlanetiLeopardiLufta e KosovësHolokaustiNamazi i SabahutPranveraMarko BoçariElefantiMaqedonia e VeriutAleksandër Stavre DrenovaGjithësiaPopullsia botëroreVaçe ZelaSëmundja e AlzheimeritEmiratet e Bashkuara ArabeNamazi i AkshamitMali i TomoritIzraelitët (populli i lashtë)Konflikti izraelito-palestinezSëmundjet e zemrësSadri RamabajaBronkitiVetëtimaRoma e lashtëTurqiaEnver HoxhaKalaja e GjirokastrësAlfabeti arabPejaNdre MjedaJemeni🡆 More