Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Samir Mane

Samir Mane: Biznesmen shqiptar

Samir Mane (24 Dhjetor 1967 - Korçë, Shqipëri) është sipërmarrësi më i pasur shqiptar[1]. Ai është miliarderi i parë Shqiptar[2] Ai është president dhe pronar i grupit BALFIN[3], i cili është grupi më i madh i investimeve private në Shqipëri dhe në Evropën Juglindore. Portofoli i investimeve të Grupit përfshin aktivitetet e zhvillimit të pasurive të patundshme, shitjes me pakicë, menaxhimit të hapësirës komerciale dhe industriale, industrisë së minierave dhe metalurgjisë, financimin e klientëve, aktualisht pjesë e grupit BALFIN janë më shumë se 50 kompani; Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në 7 vende, duke punësuar më shumë se 6,000 njerëz[4].Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Kosovë, Hollandë, Bosnie dhe Hercegovine. Sipas të dhënave financiare të vitit 2020, vlera e aseteve të Grupit është rreth 1.35 miliardë Euro.

Samir Mane
U lind në1967
KombësiaShqiptar
PunësimiBiznesmen
Fëmijë4

Biografia

I lindur në Korçë 24 Dhjetor 1967, Samir Mane pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin e qytetit vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Gjeologji-Minierave. Pas rënies së komunizmit, ashtu si shumë studentë të tjerë, Samir Mane emigroi jashtë vendit duke shkuar në Vjenë, Austri. Aty njohja e disa gjuhëve të huaja i krijoi përparësi të mëdha dhe e ndihmoi që të punësohej si përkthyes. Kjo punë i krijoi mundësi shumë të mira për të njohur e për t’u prezantuar me njerëz të fushës së biznesit dhe për të parë nga afër si operonin shumë biznese në perëndim. Gjatë këtyre takimeve dhe njohjeve u zhvillua edhe ideja shoqëruar me ambicien për të krijuar në Shqipëri një rrjet dyqanesh që do të sillnin për shqiptarët teknologjinë më të fundit. Që prej marsit 2012 ai u emërua konsull nderi i Tailandës.

Ngritja e grupit të kompanive në Shqipëri

Fillesat e Grupit Balfin janë në vitin 1993 në Vjenë. Duke e nisur me tregtimin e pajisjeve elektronike, shumë shpejt Grupi arriti të krijonte rrjetin më të madh të dyqaneve të elektronikës në Shqipëri, Neptun. Si rrjedhojë, ky rrjet u shtri edhe në vendet fqinje. Që në vitin 2002 Grupi Balfin është i pranishëm në projektet e zhvillimit dhe manaxhimit të pasurive të paluajtshme. Nëpërmjet shoqërisë Mane TCI ka realizuar objekte industriale dhe rezidenciale të standardeve më të larta në Shqipëri. Në vitin 2005, u përurua qendra e parë tregtare në Shqipëri, Qendra Tregtare Univers (QTU). Viti 2005 shënoi krijimin e zinxhirit e parë shqiptar të  supermarketeve, Euromax. Në shumë pak kohë Euromax arriti të shndërrohej në rrjetin më të madh të supermarketeve në Shqipëri[5]. Që prej vitit 2005, Fashion Group solli në Shqipëri disa markat si Mango, Goldenpoint, Calliope, Geox, Parfois, Okaidi, Prenatal, Terranova, Springfield, Carpisa dhe Etam. Në vitin 2007 Grupi Balfin themeloi ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management). Kjo kompani siguron shërbime për administrimin e pasurive të paluajtshme tregtare të cilat përfshijnë qendra tregtare dhe subjekte të tjera tregtare.

I themeluar në 2008, Elektro-Servis është projektuar për të siguruar mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake. Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake ofrohet në ambjentet e kompanise dhe/ose në ambjentet e klientëve.

“Alcred” shpk u ble nga Grupi Balfin në vitin 2008 dhe ka zhvilluar  një nga zonat më të mëdha rezidenciale dhe shërbimi në Tiranë duke konsistuar në rreth 1,000 apartamente me një sipërfaqe totale prej 100.000 m2.

Në vitin 2011, Jumbo u bë pjesë e Grupit Balfin me një marrëveshje franchise me Kidzone. Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lodrave për fëmijë, sende për të vegjël, libra dhe kancelari, ashtu si edhe sende sezonale dhe dekorative.

Në vitin 2011 Grupi Balfin përfundoi zhvillimin e Tirana East Gate me një investim prej 54 milion € me mbi 90,000 m2.

Gjatë vitit 2012, Grupi Balfin filloi ndërtimin e Tirana Logistic Park, një investim fillestar prej 43 milion €.

Në tetor të vitit 2012 Grupi Balfin realizoi përfundimin e një prej investimeve më të rëndësishme të grupit jashtë Shqipërisë, Skopje City Mall. Ky projekt prej 68 milion € u zhvillua në bashkëpunim me pjesëmarrjen e disa partnerëve ndërkombëtarë.

Në vitin 2013 Grupi Balfin bleu 100% aksionet e ACR Holding, e cila sot quhet AlbChrome, nje kompani me fokus industrinë e minierave dhe metalurgjisë në Shqipëri, në Ballkan dhe e dyta për nga madhësia në Europë.

Albchrome është i vetmi prodhues i Ferrokromit të pasur me Karbon në Europë i integruar vertikalisht.

Tirana Business University, e vetmja shkollë biznesi në Shqipëri u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2014.Në vitin 2015 Carrefour Albania zinxhiri i shitjeve me pakicë me 15 dyqane në qytetet kryesore në Shqipëri (duke përfshirë 2 hipermarkete dhe 12 supermarkete) u bë pjesë e Grupit Balfin me një marrëveshje franchise.

Në vitin 2015 Grupi Balfin filloi ndërtimin e Green Coast Resort, nje resort luksoz në plazhin e Palasës. Resorti përmban 4 lloje të ndryshme ndërtesash, që nga vilat elitare te apartamentet.

Balfin Agro Tc u themelua ne vitin 2015. Aktivitetin e saj e zhvillon në fushën e agrikulturës në veprimtari si në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, për shitjen me shumicë dhe pakicë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Referime

  1. ^ "10 më të pasurit në Shqipëri, sipas Institutit Pashko". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-07-10.
  2. ^ Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar Arkivuar 10 prill 2018 tek Wayback Machine 2014-04-29.
  3. ^ Ne kemi projektuar investimet tona drejt sigurimit të cilësisë dhe garantimit të zhvillimit. Përpiqemi të sigurojmë standarde cilësore në industri, në produktet tona, shërbimet, dhe manaxhimin e shoqërive në punën e përditshme për të përmirësuar proceset. Performanca jonë në vazhdimësi rrit dhe përforcon lidhjet që ne kemi me klientët, partnerët, komunitetin dhe grupet e tjera të interesit. Grupi Balfin është në zhvillim dhe në rritje të vazhdueshme si pasojë e investimeve dhe projekteve të mëparshme që kanë rezultuar të suksesshme. Edhe në vazhdimësi synojmë të ruajmë të njëjtën performancë të suksesshme duke u zhvilluar në cilësi, duke u përfshirë në sektorë të tjerë të ekonomisë dhe duke zgjeruar gjeografikisht shtrirjen e Grupit Balfin. MESAZHI PËRSHËNDETËS I PRESIDENTIT Samir Mane Arkivuar 21 prill 2018 tek Wayback Machine.
  4. ^ Revista, Monitor (2020-09-21). "Grupet më të mëdha në vend |". Revista Monitor. Marrë më 2021-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ "Flet Samir Mane: Pse i bleva Euromax dhe ACR, blerje dhe në rajon |". Revista Monitor. 2013-02-09. Marrë më 2021-07-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
This article uses material from the Wikipedia article Samir Mane, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors).