Dimmu Borgir është grup i llojit melodic black metal.
Është formuar nga Shagrath, Silenoz dhe Tjodalv në Norvegji. Emri i grupit e ka kuptimin e "Kullës së Errët". Me inkuadrimin e e Stian Aarstad është kompletuar grupi.
Dimmu Borgir albumin e parë e promovoi në vitin 1994 me emrin "Inn I Evighetens Morke" nga ana e Narcomantic Gallery Productions. Albumi zgjoi interes të madh dhe arriti një numër të mëdha shitjesh. Ishin të njohura më në shoqërinë e Black Metal.
Në mars të vitit 2000 planifikuan të punojnë në studion e Abyss por kjo nuk u realizua për shkaqe financiare që kishte grupi. Për shkak të problemeve personale Astennu u përjashtua nga grupi dhe vendi i tij u përmbush nga kitaristi i njohur i Black Metal'it Norvegjez Galder. Me këtë ndryshim në vjeshtë të vitit 2000 hyrën në studion e Fredman në Suedi, dhe promovuan albumin "Puritanical Euphoric Misanthropia". Me atmosferën frikësuese të këtij albumi, fituan shumë përkrahës. Kjo album jo vetëm me atmosferën e saj frikësuese, por edhe me tekstet e shkruara arritën në majën e tyre. Për shumicën e përkrahësve të Dimmu Borgir, "Puritanical Euphoria Misanthropia" ishte albumi më cilësor i grupit. "Kings Of The Carnivals Creation", "Blessings Upon The Throne Of Tyranny", "The Mealstrom Mephisto" veçoheshin si këngët më të dalluara në këtë album.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Dimmu Borgir, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.