Butrint Imeri

Butrint Imeri: Këngëtar shqiptar

Butrint Imeri është një këngëtar me preardhjen nga Kosova. Pas shumë sukseseve në Gjermani dhe Evropë, Butrinti prezentohet para publikut shqiptar, me super-hitin "Ki Me Lyp". Me punën e palodhshme, talentin, dhe dashurinë e madhe që Butrinti ka për muzikën, ai na sjell një këngëtar të kompletuar e profesionist, që di të këndojë e t’a plotësojë prezentimin e tij me paraqitje të denjë, e kercim profesional, që nuk e kemi parë deri më tani në skenë tonë. Ai ka talent, ka stil unik, lëvizje ekspresive, një zë të mrekullueshëm. Ai është ylli i ri i muzikës shqiptare dhe i dhuron dashuri muzikës, siç duket me në fund iu realizua ëndërra për të debutuar edhe në Kosovë.[1]

Butrint Imeri
Të dhëna
Gjithashtu të njohur siTrinti/Buti
U lind (1996-07-03) 3 Korrik 1996 (26 vjeç)
Lörrach, Gjermani
PrejardhjaMitrovica,Kosova
Zhanret
  • Pop
Puna
  • këngëtar
  • tekstshkrues
Fotograf/Piktor/Tupanxhi
Veglatvokal
Vitet aktive2015 – prezent
Shtëpitë diskografike'96 MANAGEMENT
Faqja zyrtareButrintImeri.com

Biografia

I lindur në Gjermani, Butrinti u rrit me tingujt e muzikës. Jashtëzakonisht i talentuar, me pasion e dashuri ndaj muzikës, me një zë të këndshëm e të veçantë, e paraqitje të mrekullueshme, aftesitëe tij i plotesoi me studimet për muzike në Lorrach te Gjermanisë, në akademinë prestigjioze të muzikes pop “Voice Lap”, të themeluar nga artisti i famshem gjerman Xavier Naidoo. Gjithashtu, qysh 11 vjeç, ai ishte pjesë e akademise se kercimit “Dance Energy”, ku për 7 vite me radhë arriti të ngritej profesionalisht dhe të paraqitej në shumë qytete të Gjermanisë e më gjerë. Çmimet dhe vleresimet ishin të panumërta për talentin e ri shqiptar, që tani veç se po krijonte stilin dhe personalitetin e tij si këngëtar e kercimtar. Një nga paraqitjet më të mëdha ishte edhe paraqitja e tij si kercimtar në “Dance Camp” të Gjermanisë, ku arriti të triumfonte, në mesin e kercimtareve më të mirë nga e gjithë bota.

Këngët

  • Më datë 20 Prill 2015, Butrint publikon videoklipin "Ki Me Lyp", në bashkëpunim me Dj Blunt & Real 1, me muzikë nga Çekiç beat, miksim nga Florent Boshnjaku dhe tekst nga Vig Popa.[2]
  • Më datë 10 Korrik 2015, Butrint Imeri publikon videoklipin "Merre Zemrën Tem". Muzika e këngës u punua nga Vig Poppa, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Butrint Imeri merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015. [3]
  • Më datë 18 Tetor 2015, Butrint Imeri publikon videoklipin "Eja Eja". Muzika e këngës u punua nga Dj Cekic, teksti u shkrua nga Vig Poppa. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. [4]
  • Më datë 12 Prill 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Kanga Jote". Muzika e këngës u punua nga Lyrical Son, K-Master, teksti u shkrua nga Lyrical Son, Gjiko. Videoklipi u prodhua nga Filmnation. Me këtë këngë, Butrint Imeri u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2016 (2016), Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016). [5]
  • Më datë 17 Qershor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Delicious", në bashkëpunim me Eleni Foureira. Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Lyrical Son.[6]
  • Më datë 3 Korrik 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "E Jona". Muzika e këngës u punua nga Cricket, Butrint Imeri, Majk, teksti u shkrua nga Elinel, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. [7]
  • Më datë 20 Tetor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Papa", në bashkëpunim me Elinel. Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel.[8]
  • Më datë 10 Dhjetor 2016, Butrint Imeri publikon videoklipin "Veç Për Mu". [9]
  • Më datë 29 Prill 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Mona Lisa". [10]
  • Më datë 19 Qershor 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Bella". Me këtë këngë, Butrint Imeri merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017. [11]
  • Më datë 14 Dhjetor 2017, Butrint Imeri publikon videoklipin "Xhanem". Teksti u shkrua nga vetë Butrint Imeri. Videoklipi u prodhua nga Supercut.[12]
  • Me datë 15 Maj 2018, Butrint Imeri publikon videoklipin “Ma Chérie”.[13]
  • Me datë 3 korrik 2018, Butrint imeri publikon videoklipin “Alea”.[14]
  • Me datë 22 Tetor 2018, Butrint Imeri publikon videoklipin "Kush?", teksti u shkrua nga vetë nga Butrint Imeri.
  • Me datë 14 Dhjetor 2018,Butrint Imeri publikon vidioklipin "Bakllava",ne bashkpunim me Gjikon.
  • Me date 7 Prill 2019 , Butrint Imeri publikoi videoklipin "Sa gjynah", ne bashkepunim me Majkun. Kjo kenge ka marre 17 milion klikime
  • me date 7 Qeshor ,Butrint Imeri publikoi kengen “Hajt Hajt”.Kjo kenge ka arritur 18 milion shikime ne YouTube
  • me date 1 Gusht , Butrint Imeri publikoi kengen “dream girl” ne bashkepunim me kengetarin gjerman Nimo
  • Me date 14 Dhjetor 2019,Butrint Imeri publikon kengen “M’ke rrejt”.
  • Me date 19 Shkurt 2020,Butrint Imeri & Ermal Mamaqi sjellin nje version te ri te kenges “Per nje dashuri”.
  • Me 26 Qershor 2020,Butrint Imeri publikon kengen “Si perpara”.

Referimet

Më 7 Prill 2019 publikon këngën 'sa gjynah' në bashkpunim me Majk

Lidhje të jashtme

This article uses material from the Wikipedia Shqip article Butrint Imeri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.

/** SHOW / HIDE SECTION**/function mfTempOpenSection(getID) {var x = document.getElementById("mf-section-"+getID); if (x.style.display === "none") { x.style.display = ""; } else { x.style.display = "none"; }}