Krahasimi ose komparacioni është vënia ballë për ballë e dy dukurive, dy sendeve a dy frymorëve të ngjashëm nga ana e jashtme, për të ndriçuar më mirë njërin prej tyre, për ta bërë më të gjallë e më të pasur mendimin.
Krahasimi është përqasje ose përafrim midis dy imazheve që arrihet duke bashkuar fjalët përkatëse me ndihmën e lidhëzave. Është një nga figurat më të thjeshta, sepse mjafton të vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri dhe lidhen me lidhëzat si, ashtu si, porsi etj. për të pasur krahasim. Në këtë figurë stilistike vihen përballë veçoritë e dyta, ato që bien në sy dhe që shërbejnë për të vënë në pah anë të ngjashme, për ta ndriçuar më mirë njërën prej tyre, për ta shprehur me më shumë gjallëri e pasuri mendimin. Tipare të tilla janë veçoritë e formës, ngjyrës, trajtës (e bardhë si bora).
(Lasgush Poradeci, Ç'u mbush mali. Rapsodi popullore)
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Krahasimi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.