Ciklopi ose Kiklopi (greqisht: Κύκλωπες; Latin: Cyclopes; shqip: Katallanët) përbindsha me një sy të rrumbullakët në mes të ballit.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Se si dukeshin mitet pajtohen, por jo se sa kanë qenë dhe çfarë prejardhje kanë. Sipas Homerit kanë qenë popull. Kanë jetuar në Hiperi, tokën e largët dhe në ujdhesat përreth, kanë jetuar në shpella, kanë qenë të egër dhe jo të qytetëruar, nuk kanë mundur madje as të qëndrojnë drejt, tokën nuk e kanë punuar dhe nuk i kanë nderuar as mysafirët. Më i dalluari prej tyre ka qenë Polifemi, i biri i zotit Poseidon. Sipas Hesiodit ishin vetëm tre Kiklopë dhe quheshin Steropi, Bronti dhe Argesi. I ati i tyre ishte Urani, ndërsa e ëma Gea, hyjnesha e tokës. U bashkuan me Zeusin, zotin suprem kundër babës së tij, Kronit dhe ia farkuan rrufetë dhe vetëtimat me ndihmën e të cilëve ngadhnjeu. Sipas miteve ro¬make Kiklopët ishin ndihmësit e zotit Vullkan (grek Hefestit) dhe kanë jetuar në Sicili. Punëtorinë e kanë pasur në vullkan, në njëren prej ujëdhesave Lipari, në veri të Sicilisë.
Tokës së Kiklopëve u janë larguar zotërat dhe njerëzit. Fqinjët e tyre feakët, për shkak të dhunës së tyre, e kanë braktisur vendin e tyre të mëparshëm dhe e themeluan mbretërinë e re në ujëdhesën Sheri. Prej trimave grekë deri tek këta ka arritur Odiseu, mbreti i Itakës, kur në brigjet e tyre e ka bartur era e papërshtatshme. U zbarkua në breg me dymbëdhjetë njerëz, e u kthye me gjashtë, por për këtë ka mundur t'i fallënderoj vetëm guximit dhe dinakërisë së vet me të cilën pat sukses ta mashtrojë Kiklopin Polifem. Në Sicili me Kiklopët u takua Enea, por nën rrethanat më të favorshme. Me urdhërin e zotit Hefest ia farkuan armët e reja.
Kiklopët kaherë janë zhdukur, por janë ruajtur shumë vepra artistike të artistëve antikë dhe modernë, si dhe emri i tyre. Me të kuptohet vigani ose njeriu tejet i fuqishëm. Flasim për stabilimentet kiklopike, rritjen dhe trupin kiklopik. Emri i tyre gjendet edhe në mjekësi. Anomalia te njerëzit që kanë të ngjitur të dy sytë quhet kiklopi. Në arkeologji shpeshherë hasim "muret kiklopike". Ky është term shkencor për muret e punuara prej blloqeve të mëdha, të paluara prej gurit, të prerë nga guroret dhe i formuar është prej emërtimit të fortifikatës së qytetit Tirint, të cilën kinse e kanë ndërtuar Kiklopët të cilët Proiti, themeluesi i qytetit i ka ftuar nga Azia e Vogël.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ciklopi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.