Haxh ose Haxhillëku (arabisht: حج Ḥaxhxh pelegrinazh, turqisht: Hac) është pelegrinazhi i myslimanëve në Mekë.
Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë myslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin, dhe që mund të mbështesin familjet e tyre gjatë mungesës së tyre.
All-llahu xh. sh. në suren Ali Imran, ajetet 96/97, thotë : "Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që ungrit në Bekë (Meke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hirë të Allahut xh.sh., vizita e shtëpis (Qabes) është farz pët ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit". Këto dy ajete argumentojnë qartë mbi farzin e haxhit, që duhet kryer sipas mundësive. Haxhi duhet kryer një herë në jetë, e kush ka mundësi edhe më shumë, duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit paqa qoft mbi të i cili thotë : "Haxhi, është një herë në jetë, e kush e përsëritë bën punë të mirë". Sipas mundësisë haxhin duhet kryer në atë kohë kur të arrijnë mundësitë materiale dhe shëndetësore. Nuk duhet vonuar edhe ky është urdhëri i pejgamberit alejhisselam i cili thotë: "Shpejtoni për në haxh, se askush nga ju nuk di se çka mund t'i ndodhë". Haxhi është bërë farz në vitin e nëntë të hixhretit.
Forma e sotme e haxhit është themeluar nga Muhammedi. Sidoqoftë, sipas Kuranit, elemente të haxhit datojnë që nga koha e Ibrahimit. Sipas traditës islame, Ibrahimi u urdhërua nga Allahu për të lënë vetëm në shkretëtirën e Mekës së lashtë, gruan e tij Haxheren dhe djalin e tij Ismailin. Në kërkim të ujit, Haxherja dëshpërimisht vrapoi shtatë herë mes dy kodrave, mes Safasë dhe Merves, por nuk arriti të gjej ujë. Duke u kthyer e dëshpëruar kah Ismaili, ajo pa që fëmija po gërryente tokën me këmbën e tij dhe një burim uji u hap nën këmbën e tij. Më vonë, Ibrahimi u urdhërua të ndëroj Qabenë (të cilën e bëri me ndihmën e Ismailit) dhe të ftoj njerëzit që të bëjnë pelegrinazh aty. Kurani i referohet këtyre ngjarjeve në ajetet 2:124–127 dhe 22:27–30. Thuhet se meleku Xhebraili solli Gurin e Zi nga Qielli për ta vendosur në Qabe.
Në Arabinë paraislame, në kohën e njohur si xhahilija, Qabeja ishte e rrethuar nga idhujt paganë. Në vitin 630, Muhammedi udhëhoqi ndjekësit e tij nga Medina në Mekë, për të pastruar Qabenë duke shkatërruar të gjithë idhujt paganë. Në vitin 632, Muhammedi bëri pelegrinazhin e tij të vetëm dhe të fundit së bashku me një numër të madh ndjekësish dhe i udhëzoi ata mbi ritualet e haxhit. Ishte kjo pikë, ku haxhi u bë një nga pesë shtyllat e fesë islame.
Gjatë mesjetës, pelegrinët mblidheshin në qytetet e mëdha të Sirisë, Egjiptit, dhe Irakut për të shkuar në Mekë në grupe dhe karvane që përbëheshin nga dhjetëra mijëra pelegrinë, shpesh nën kujdesjen e shtetit. Karvanët e haxhit, sidomos me ardhjen e Sulltanatit Memluk dhe pasardhësit të tij, Perandorisë Osmane, u përcillte nga një forcë ushtarake e shoqëruar nga mjekë nën komandën e Emir el-haxhit (arabisht: أمير الحج, "komandanti i pelegrinazhit"). Kjo është bërë për të mbrojtur karvanet nga grabitës beduinë ose nga rreziqet natyrore, dhe për të siguruar që pelegrinët janë furnizuar me dispozitat e nevojshme. Udhpërshkruesit myslimanë si Ibën Xhubejri dhe Ibën Batuta kanë regjistruar me hollësi udhëtimet e haxhit gjatë mesjetës. Karvanët ndoqën rrugë të mirëpërcaktuara, të njohura në arabisht si darb el-haxh (që do të thotë "rruga e pelegrinazhit").
Synetet e haxhit janë të shumta, mirëpo ne do t'i përmendim disa nga ato :
Vizita e Qabes në mënyr të veçantë: Umreja përbëhet prej: Ibrahimit, Tavafit dhe S'ajit pasë të cilave duhet qethur oserruajtur.
Umreja është syneti-muekkede, kohën nuk e ka të caktuar, por më e lavdëruar është umreja të kryhet në muajin e Ramazanit, bazuar në hadithin e të Dërguarit tonë i cili thotë : "Umreja në Ramazan e arrijnë vlerën e Haxhxhit".
Kur është pyetur Pejgamberi alejhisselam se:
Kjo është fjala e Pejgamberit alejhisselam për rëndësinë e haxhxhit, sepse haxhi i vlefshëm dhe i pranuar te All-llahuxh.sh. trajtohet ai i cili është kryer me para të fituara me nderë - hall, dhe është kryer me devotshmëri dhe sinqeritet, duke e pasur frikën e All-llahut xh.sh., e jo për qëllime të tjera ose interesa personale.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Haxhillëku, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.