Auvernjat ose Ocitanishja auvernjate ( Ocitanisht : auvernhat ) është një dialekt verior i oksitanishtes që flitet në Francën qendrore dhe jugore, veçanërisht në ish-rajonin administrativ të Auvernjës .
Për momentin, hulumtimet tregojnë se nuk ka vërtet një dialekt të vërtetë Auvernjat, por një zonë e gjerë gjuhësore ocitane veriore. Fjala “Auvernjat” është mbi të gjitha një krijim historiografik vendas. Sipas gjuhëtarit Jean Roux, “Përdorimi i këtij termi vjen për arsye thjeshtimi, sepse në asnjë rast dialekti Auvernjat nuk mund të konsiderohet si një ent gjuhësor autonom”.
Me rreth 80,000 folës në rajonin e Auvernjës në fillim të shekullit të 21-të, dialekti konsiderohet të jetë shumë i rrezikuar .
Auvernjat ndjek kategoritë dhe nënkategoritë e mëposhtme: Indo-Europiane, Italike, Romance, Italo-Perëndimore, Gallo-Iberike, Gallo-Romance, Occitan.
Disa trobadurë ishin nga Auvergne, duke përfshirë Castelloza, Dalfi d'Alvernhe, Monje de Montaudon, Vesques de Clarmon, Peire d'Alvernhe, Peire Rogier dhe Pons de Capduelh . Megjithatë, ata nuk kompozuan në dialektin Auvernjat, por në regjistrin standard letrar të ocitanishtes së vjetër .
Dokumentet zyrtare në Auvernjat u përhapën në masë rreth vitit 1340 dhe vazhdojnë të gjenden deri në vitin 1540, kur kalimi në frëngjisht u bë i plotë. Kulmi i përdorimit të Auvernjates si gjuhë zyrtare ishte midis 1380 dhe 1480. Ekziston një shfaqje pasioni, Passion d'Auvergne, e luajtur për herë të parë në Montferrand në 1477, që është shkruar kryesisht në frëngjisht, por që përmban një seksion auvernjat prej 66 rreshtash. Auvernjatja ishte zëvendësuar tashmë me frëngjishten për përdorim zyrtar në Montferrand më 1388. Frengjishtja gjithashtu kishte zëvendësuar auvernjaten si gjuhë e klasave të larta, por ajo mbeti gjuha e komuniteteve rurale.
Kufijtë e auvernjates nuk përkojnë plotësisht me ato të rajonit të Auvernjës ose rajonit historik të Auvernjës, por mund të përshkruhen si më poshtë:
Auvernjatja kategorizohet më shpesh në grupin e dialekteve ocitane veriore, së bashku me dialektet Limuzin dhe Vivaro-Alpin .
Ekzistojnë dy dallime kryesore në Auvernjat:
Një pasqyrë e gjallërimit dhe përdorimit të përgjithshëm të auvernjates mund të arrihet nga një studim i kryer në vitin 2006 në rajonin e Auvernjës.
Kur u pyetën banorët për emrin e dialektit të tyre, u dhanë këto përgjigje nga ana e tyre: patois (78% e popullsisë) krahasuar me terma të tjerë rajonalë, me identitete të caktuara kulturore që shfaqen, si auvernjat (10%), ocitan (8%), bourbonnais (5%) ose langue d'oc (4%).
Gjuha rajonale, qoftë ocitane (në të gjithë rajonin e Auvernjës) ose Oïl (në veri të Allierit), shfaq një prani të fortë në rajon:
Një pjesë e madhe e popullsisë që kupton ose flet qoftë edhe pak ose rrjedhshëm, nuk di të shkruajë e as të lexojë në atë gjuhë.
Mësimi i gjuhës rezulton të jetë thelbësor brenda shtëpisë, sipas anketës, (gjyshërit shënuan 61%, ose anëtarët e tjerë të familjes në 50%) me një rezultat shumë të dobët nga shkollat (10%). Këtu gjendet problemi i transmetimit të gjuhës kur varet nga sponsorizimi i shtetit. 40% e të rriturve që nuk ua mësuan gjuhën fëmijëve të tyre raportojnë se janë penduar për këtë në kohën e bërjes së sondazhit. Kjo ndjenjë raportohet më fort tek demografia 35 vjeç ose më pak , në 58%. Dëshira për të mësuar gjuhën vendase është raportuar e fortë, me përfaqësim në rritje tek të rinjtë, raportuar në 23%. Sipas anketës, dëshira për të inkorporuar mësimin e gjuhës lokale në shkolla është si vijon: Haute-Loire (53%), Puy-de-Dome (51%) dhe Cantal (74%). Dëshira për t'u mësuar fëmijëve të tyre është e fortë (41%) dhe është akoma më e fortë me demografinë 35 vjeç e poshtë (58%). 71% e banorëve të rajonit janë të favorshëm për idenë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës rajonale, me një rezultat më të fortë në 35 vjeç e poshtë (76%). Për të arritur këtë dëshirë, institucione të ndryshme pritet të luajnë një rol (në përqindje të të anketuarve):
Më poshtë janë autorët që kanë botuar në Auvernjat:
Poetët që përdorin Auvernjat:
Këngëtarët që përdorin Auvernjat:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Auvernjat, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.