Akademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është themeluar më 20 dhjetor të vitit 1975 në Prishtinë me Ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Kosova Academy of Sciences and Arts
Akademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës
ShkurtesaASHAK
Formuar më1975
LlojiAkademi kombëtare
SeliaKosova Prishtina, Kosovë
Vendndodhja
Anëtarësia
21 të rregullt 16 korrespondentë
Kryetar
Hivzi Islami
Faqja në internetAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Akademia e Kosovës) është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Interesi publik e kombëtar i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Selia e Akademisë është në Prishtinë. Në muajin dhjetor u formua Komisioni për themelimin e saj. Në tetor të vitit 1975 Komisioni kishte bërë zgjedhjen e 11 anëtarëve të rregullt dhe 2 korrespondentë të Shoqatës. Në vitin 1978 Shoqata u avancua në Akademi.

Akademia përbëhet nga tri organe kryesore nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Ndër to organi më i lartë është Kuvendi i Akademisë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e rregullt dhe korrespondentë të saj. Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë. Akademia ka anëtarë të rregullt, anëtarë korrespondentë, anëtarë të jashtëm. Akademikët d.m.th shkencëtarët që bartin titullin Akademik ata janë anëtarë të përjetëshëm.

Në kuadër të Akademisë në fillim kishte anëtarë të të gjitha komuniteteve që vepronin dhe jetonin në Kosovë; shqiptarë, serbë, boshnjakë etj.

Në prill të vitit 1989 u ndërprefinancimi i veprimtarisë së Akademisë me "arsyetim" se nuk i përmbushte standardet jugosllave dhe se me angazhimet e saj publike e rëbdonte rendin kushtetues të ish-Jugosllavisë. Së pari ASHAK doli me Deklaratën Kushtetuese,pastaj doli në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Kosovë,sidomos të shqiptarëve në kuadër të ish-Jugosllavisë,e përkrahu Referendumin për pavarësi,intensifikoi bashkëpunimin me Akademinë e Shqipërisë etj.

Në vitin 1992 Kuvendi i Serbisë,edhe pse nuk ishte themelues i kësaj Akademie,shpalli të mbyllur ASHAK-un.Anëtarët e kësaj Akademie nuk e përfillën vendimin e Serbisë dhe vazhduan punën në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme deri në vitin 1994 policia serbe mbylli godinën e ASHAK-ut duke e përdorur atë për qëllime të tjera.

Gjatë viteve të punës jashtë objektit ,Akademia e vazhdoi punën e rregullt,duke publikuar revista e publikime të tjera shkencore e shoqërore.Publikimin e veprave shkencore e ndihmuan shumë donatorë,në mesin e tyre duhet vequar firmën "Salbatring" me pronar Hetem Ramdani i cili për veprimtarinë botuese të Akademisë dhuroi 40.000 dollarë,Shefki Neziri dhuroi 8.000 franga zvicerane ,Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës,i cili veprimtarinë e vet botuese e zhvillonte po ashtu në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme,jashtë objektit të vet,në shtëpi private,arriti t'i ndihmonte Akademisë në realizimin e planit botues ( 4 tekste në vit). Lista e donatorëve që e ndihmuan Akademinë gjatë gjiithë atyre viteve është e gjatë.

Seksionet

Akademia ka katër seksione:

  • Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë
  • Seksionin e Shkencave Shoqërore
  • Seksionin e Shkencave të Natyrës
  • Seksionin e Arteve.

Seksionet udhëhiqen nga sekretarët e seksioneve. ASHAK-u ka edhe Departamentin e Bibliotekës dhe të Administratës.

Kryesia

  • Kryetar: Akademik Nexhat Daci
  • Nënkryetar: Akademik Pajazit Nushi
  • Sekretar i përgjithshëm: Akademik Isuf Krasniqi
  • Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë: Akademik Mehmet Kraja
  • Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore: Akademik
  • Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës: Akademik Fejzullah Krasniqi
  • Sekretar i Seksionit të Arteve: Akademik Zeqirja Ballata
  • Sekretare e Akademisë: Lendita Pula

Anëtarë të rregullt

Anëtarë korrespondentë

Anëtarë të jashtëm

Anëtarë nderi

In Memoriam

Kryetarë të Akademisë deri më tash

Burimi i të dhënave

Shih edhe

Referimet

Lidhje të jashme


Tags:

Akademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës SeksionetAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës KryesiaAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Anëtarë të rregulltAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Anëtarë korrespondentëAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Anëtarë të jashtëmAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Anëtarë nderiAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës In MemoriamAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Kryetarë të Akademisë deri më tashAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Burimi i të dhënaveAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Shih edheAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës ReferimetAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës Lidhje të jashmeAkademia E Shkencave Dhe E Arteve E Kosovës197520 dhjetorKuvendi i Republikës së KosovësLigjiPrishtina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LëkuraNdotjaNdërtimi i brendshëm i TokësLiqeni i ShkodrësSëmundja e ParkinsonitItaliaHimni i FlamuritKortizoliShqipëriaMejozaTeatriOrgazmaArbëreshët në ItaliPsikologjiaArtriti ReumatologjikPrizmi (gjeometri)PsikozaLëvizja Nacional-ÇlirimtareËndrra24 PrillLista e vullkaneve aktivë në botëSarajet e bardhaGjuha shqipeNumrat e plotëGjermaniaIzet MexhitiSpondiliartrozaNaum VeqilharxhiLista e lumenjve në KosovëArkimediAkiliMolieriLista e elementeve kimikëHistoria e TokësMësonjëtorja e KorçësKalaja e PrezësEmiratet e Bashkuara ArabeBletaBiosinteza e proteinaveHarry PotterKosova dhe bukuritë e sajEkosistemiFigura stilistikeShëndetiPunime artizanaleBullizmiLezhaDua LipaDanimarkaAbdyl FrashëriEposi i kreshnikëveSistemi nervorNdotja e ujitMultiple sklerozaSerie AGjithësiaGreqiaEkonomia e ShqipërisëEsad pashë ToptaniSkeleti i njeriutAgim NeshoKosova në Luftën e Dytë BotëroreMartin CamajPerandoria OsmaneJulian DedaAnarkiaFizikaVitamina B12Kuzhina shqiptareTrëndafiliPjesëzaAtomiMbiemriPulsi i zemrësEgjipti i lashtëSëmundjet e gjakutHolokaustiNumrat romakë🡆 More