Gazmend Zajmi

Gazmend Zajmi (lind me 20 qershor të vitit 1936 në Krumë të Hasit, nderroi jete me 10 mars 1995 në Zagreb) është nje studiues dhe figurë publike.

Biografia

Gazmend Zajmi u lind në rrethin e Krumës së Hasit, në Shqipërinë verilindore, dhe shkollën e bëri në Prizren. Studio drejtësi dhe sheknca politike në Universitetin e Beogradit, ku kreu magjistraturën në vitin 1973. Pas studimeve punoi si gjyqtar në Prizren dhe dha mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës. Në kohën e kryengritjes së vitit 1981 ishte rektor i universitetit dhe për 10 vjet u dëbua prej tij nga autoritetet serbe. Zajmi ishte anëtari komitetit të përhershëm të koferencës së rektorëve evropianë, i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (në Salcburg dhe Vjenë) dhe punoi i profesor i teorisë politike dhe së drejtës kushtuese në Universitetin e Prishtinës.

Gazmend Zajmi ishte pedagog i lëndës Sistemi politik në Fakultetin Juridik dhe i lëndës E drejta kushtetuese në Shkallën III të po këtij fakulteti. Ishte shef i Katedrës së Shkencave Shoqërore-Politike, kryetar i Shoqatës Krahinore të Politikologëve, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Shkencave Politike të Jugosllavisë, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë Federative Juridike, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës etj. Ishte në detyrën e këshilltarit shkencor në Institutin për Kërkime Juridike të Fakultetit Juridik të Prishtinës.

Si kryetar i “Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” kishte arritur të hartonte këtë deklaratë kushtetuese, pas suprimimit të “Kushtetutës së Krahinës së Socialiste Autonome e Kosovës”. Por hartimin e këtij akti formal – juridik e kishte shtyer ta hartonte pas fjalimit të mbajtur të Sllobodan Millosheviçit në Fushë-Kosovë për ndër të “600 vjetorit të Gazimestanit”, ku i kishte paralajmëruar autoritetet dhe akademikët e Kosovës se çfarë do ta priste Kosovën tani dhe tutje pas suprimimit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

19361995

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Vullkanet dhe termetetSali BerishaArbëreshët në ItaliVerdhëzaVeshje popullore të KosovësHidrografia e ShqipërisëSpartak NgjelaKrishtërimiNdryshimet klimatikeMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutHepatitiKafshëtLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësFlamuri i ShqipërisëEshtrat e njeriutForcaLiburnaLufta e ÇanakalasëPlanetiDemencaGjeometriaKanabisi (Drogë)GjeniSistemi i qarkullimit të gjakutVrima e zezëLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeViktor HygoButrintiRimaQeni i SharritSyriNiliHistoria e Jehudëve në ShqipëriKëshilli EvropianRepublika Popullore e ShqipërisëLufta e KosovësZhurmat në veshKortizoliDendësiaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriSiguria kibernetikeForca e Sigurisë së KosovësVitamina EOsmani IGjakuMasakra e TivaritAleksandri i MadhVeshkaFotoaparatiVaçe ZelaLigji i PaskalitMuzeu Kombëtar i KosovësGjyste VulajAdoleshencaDramaMprehësi i lapsaveNumrat e telefonit në KosovëPëremriInsulinaHemoglobinaXhensila MyrtezajAriuKitaraLista e aktorëve të teatrit shqiptarTumori i truritDiarrejaGjergj FishtaFiset shqiptareBesnik CanolliAnemiaTë drejtat e graveBletaVojo KushiPenisiBifurkacioniAnastasi IKopshti botanikHamleti🡆 More