Mehmet Kraja

Mehmet Kraja (Krajë, 1952) është shkrimtar shqiptar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Deri tani ka botuar: 13 romane, 5 përmbledhje me tregime, 10 drama dhe tre libra me kritikë dhe publicistikë, si dhe një numër tekste publicistike në shtypin e Kosovës dhe Shqipërisë. Jeton në Prishtinë.

Mehmet Kraja
Mehmet Kraja
U lind më (1952-06-27) 27 qershor 1952 (71 vjeç)
Krajë, Tivar, Mali i Zi
Kombësiashqiptar
EdukimiUniversiteti i Prishtinës
Gjinitë letrareprozë, dramaturgji, publicistikë
Punët e shquara
Vite aktiv1972- sot

Jetëshkrimi

U lind më 1952, në Krajë, afër LiqenitShkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”. Më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës ishte redaktor i kulturës në të përditshmet “Zëri” dhe “Koha Ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku jep lëndën e skenarit të filmit.

I takon brezit të romancierëve shqiptarë që u shfaqën gjatë viteve 70.

Veprat

Romane

Tregime

  • “Dritat e mesnatës”, “Rilindja”, Prishtinë 1974;
  • “Vdekja pa emër”, “Eurorilindja”, Tiranë 1995; “Dukagjini”, Pejë 1996;
  • “Portat e qiellit”, “Toena”, Tiranë 1996; “Buzuku”, Prishtinë 1997;
  • “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, “Dukagjini”, Pejë 2001;
  • Hija e qershisë nën dritën e hënës”, Toena”, Tiranë 2006.

Drama

  • “Tri drama” (“Princi i hijeve”, “Onufri i Neokastrës”, “Hëna prej letre”), “Rilindja”, Prishtinë 1987;
  • “Pesë ide për lojë skenike” (“Muri I, ose ora e shiut”, “Muri II, ose lavjerrësi i rërës”, “Muri III, ose fluturat e bardha”, Muri IV, ose ëndërr qeni”, “Muri V, pse një hënë tjetër prej letre”), “Toena”, Tiranë 1999;
  • “Krishti qëndroi tri ditë në Kosovë”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2002;
  • “Grafitet”, “Jeta e Re”, Prishtinë 2005;
  • “Im atë donte Adolfin”, dramatizim, Prishtinë 2007;
  • "Drama" ("Grafitet", "Hëna prej letre II", "Rekuiem"), PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2008

Kritikë dhe publicistikë

  • “Shoqërime”, “Rilindja”, Prishtinë 1997;
  • “Vite të humbura”, “Eurorilindja” Tiranë 1995, “Rozafa”, Prishtinë 2003;
  • “Mirupafshim në një luftë tjetër”, “Rozafa”, Prishtinë 2003.
  • "E shtuna ime", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë 2009
  • "Identiteti kosovar", PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2011

Skenar

Shfaqje të realizuara

  • “Princi i hieve”, realizuar në Teatrin Popullor Krahinor në vitin 1984, me regji të Agim Sopit dhe në Teatrin e Gjilanit në vitin 1985;
  • “Hëna prej letre”, realizuar nga Teatri i Gjakovës në vitin 1988, në regji të Fadil Hysajt;
  • “Onufri i Neokastrës”, nga Tetari Amator “Emin Duraku” i Gjakovës në vitin 1987 në regji të Nimon Muçajt;
  • “Ëndërr qeni”, realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në vitin 2001, në regji të Isë Qosjes;
  • “Grafitet”, realizuar në Teatrin “Oda” të Prishinës, në vitin 2005, në regji të Isë Qosjes;
  • “Onufri i Neokastrës” (version i ri), realizuar nga një grup artistësh të lirë të Gjakovës, në vitin 2006, në regji të Nimon Muçajt;
  • “Hëna prek letre” (version i ri), realizuar në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, në vitin 2007, në regji të Fadil Hysajt;
  • “Im atë donte Adolfin”, i realizuar si shfaqja e parë profesioniste e Teatrit të Prizrenit, në vitin 2007, në regji të Agim Sopit.
  • "Rekuiem" , realizuar në Janar 2010, në Teatrin e Gjilanit, regjia Erson Zymberi;
  • "Im Atë e donte Adolfin" (version i ri, me përpunim dramaturgjik të Shkelzen Berisha), realizuar në vitin 2016, në Teatrin e Gjilanit, me regji të Ilir Bokshit;

Çmime

  • Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Moti i Madh”, 1981);
  • Çmimi “Hivzi Sulejmani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve “Vdekja pa emër”, 1995);
  • Çmimi i shtëpisë botuese “Toena” për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin “Muri i mjegullës”, 1998);
  • Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Muri i mjegullës”, 1999);
  • Çmimi “Pjetër Bogdani” i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen “Njëzet tregime për kohën e shkuar”, 2001);
  • Çmimin “Azem Shkreli” të Ministrisë së Kulturës së Kosovës për veprën më të mirë (për romanin “Edhe të çmendurit fluturojnë”, 2004).
  • Çmimi “Mitrush Kuteli” i Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë (për përmbledhjen e tregimeve “Hija e qershisë në dritën e hënës”, 2007).
  • Çmimi "Petro Marko" i Ministrise se Kultures te Shqipërisë (per romanin me të mire te vitit, "Selvite e Tivarit" 2008)

Literatura

  • Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
  • Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I.B. Tauris. ISBN 978-1-84511-031-4.
  • Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Londër: Rowman & Littlefield.

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Mehmet Kraja JetëshkrimiMehmet Kraja VepratMehmet Kraja ÇmimeMehmet Kraja LiteraturaMehmet Kraja Lidhje të jashtmeMehmet Kraja ReferimeMehmet Kraja1952Akademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovësDramaKosovaKrajaPrishtinëRomaniShqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LidhëzaVetëtimaMotra ToneShëndetiSindromi i stokholmitËLista e fjalëve në IslamAkiliPula (shpend)HemofiliaSistemi nervorRumaniaNoizyLista e personaliteteve ilirePrizreniReaksioni kimikRimaLuaniAcidet dhe BazatHumanizmiPërqindGrupet e gjakutRrugaNdarja administrative e ShqipërisëAriu polarMasturbimiKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriNamazi i SabahutJustiniani ISistemi i imunitetitNdotja e ajritTermometriAli PodrimjaMprehësi i lapsaveTurqiaHistoria e ShqipërisëShpyllëzimiSistemi periodik i elementeveNjeriuDon Kishoti i MançësDurrësiPërcaktoriMitrush KuteliADNLumi i DrinitDinozauriShkodraKurrikulaDita e VerësShoqëriaDita e TokësIsak NjutoniHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Lufta e KosovësHistoria e kompjuteritMësonjëtorja e KorçësLojërat Olimpike VeroreLeonardo da VinçiElbasaniAutizmiRugova (rajon)Nelson MandelaCikli i UjitPlanetiFerma VIPPashallëku i ShkodrësNjohja ndërkombëtare e KosovësINTELEGJENCA ARTIFICIALEBasketbolliGravitetiBateriaFonetikaNamazi i JacisëDhëmbët e njeriutTiroidetProblem global🡆 More