Latif Susuri

Latif Susuri lindi më 7 maj të vitit 1941 në Zhur të Prizrenit, është shkrimtar shqiptarë, akademik i Kosovës.

Latif Susuri
Latif Susuri
U lind më7 maj1941
Zhur Prizren
KombësiaShqiptar

Biografia

Shkollën e Mesme Bujqësore në Prishtinë, ndërsa Fakultetin e Bujqësisë, drejtimin e mbrojtjes së bimëve, e përfundoi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare, nga lënda e fitopatologjisë, i ka kryer po ashtu në Universitetin e Beogradit, më 1975. Gjatë vitit 1976/77, si bursist i fondacionit IREX, ka kryer specializimin njëvjeçar në SHBA, Department of Plant Pathology, University of Wisconsin, Madison, në lëmin e fitopatologjisë. Në këtë universitet përsëri vazhdon studimet njëvjeçare gjatë vitit 1980.

Disertacionin e doktoratës e ka mbrojtur më 1983 në Fakultetin e Agronomisë të Universitetit të Zagrebit. Gjatë vitit 1996/97 qëndron tre muaj në Angli, Imperial College & Science Musum Libraries, London, ku grumbullon literaturë plotësuese për tekste universitare dhe punime shkencore.Pas përfundimit të studimeve të rregullta, zë punë në “Progres-Export” të Prizrenit, në cilësi të teknologut për mbrojtjen e bimëve. Në vitin 1977 është zgjedhur ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë për lëndën e Fitopatologjisë. Docent është zgjedhur në vitin 1984, profesor inordinar në vitin 1991, ndërsa profesor ordinar në vitin 1997. Në vitin 2000 është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ishte dekan i Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës.Ka mbajtur ligjërata, ushtrime dhe është themelues i lëndës së Fitopatologjisë në këtë universitet.

Preokupim kryesor i tij është puna shkencore - hulumtuese, sëmundjet e bimëve, të shkaktuara nga kërpudhat, bakteret, viruset dhe fitoplazmat. Në revistat e njohura shkencore, që botohen në vend dhe në botën e jashtme SHBA, Gjermani, Itali, Hungari, Slloveni, Kroaci, etj, ka publikuar shumë punime shkencore dhe artikuj të tjerë nga lëmi i ngushtë. Është mjaft i cituar në literaturën shkencore në botën e jashtme.

Ka përshkruar disa patogjenë për herë të parë në botë (Alternaria alternata - në bizele) dhe në vend (Pleospora infectoria, Didymella bryoniae, Diplocarpon earliana, Uromyces striatus, Phoma medicaginis, Plasmodiophora brassicae, Phytophthora capsici, Erëinia amylovora).Ka botuar dy libra universitarë: Fitopatologjia dhe Fungicidet-Herbicidet, si dhe Fjalorin e terminologjisë bujqësore anglisht-shqip dhe shqip-anglisht. Është bashkautor i fjalorit shumëgjuhësor Emrat e bimëve dhe ka përgatitur për botim fjalorin shumëgjuhësor Bimët, dëmtuesit dhe patogjenët. Për angazhim dhe punën e tij të suksesshme, është dekoruar me Mirënjohje nga Lidhja e Shoqatave të Mbrojtësve të Bimëve në Opati, në vitin 1986.

Është anëtar i këtyre shoqatave profesionale: Plant Protection Society of former YU and Society of Phytopathology; Former member of Advisory Board of Yugoslav Journal of Production; Distribution and Application of Pesticides, Belgrade; Former Member of Editorial Board of Plant Protection, Zagreb. Anëtar i Bordit të Unionit të Fitopatologëve të Vendeve Mesdhetare, Itali. Anëtar i Bordit drejtues në projektin “Tempus Project UM_JEP-16079-2001”. Është anëtar i këshillit redaktues të revistës shkencore Kërkime të ASHAK. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në vitin 2000.

Burimi i rë dhënave

Tags:

19417 majKosovëPrizreniShkrimtarShqiptarëZhuri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DiabetiHomonimetZambakuTigriKarbohidratetSëmundja e LeukemisëMprehësi i lapsaveLudwig van BeethovenHamletiSistemi nervorTrupi i njeriutHistoria e kompjuteritLumiKalaja e PrizrenitPukaEsad pashë Toptani28 Nëntori - Dita e FlamuritZvicraAfërditaKarakteristikat e zeritBurimet natyrore të KosovësFilozofiaLista e festave në ShqipëriTeatri në ShqipëriFlamuri i KosovësKubi (gjeometri)Ibrahim KodraPirja e duhanitEklipsi i HënësTë drejtat e fëmijëveLëkuraKontaminimi i tokësHolokaustiVlerësimi i nxënësveMali i KorabitBujqësiaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianPushtimi italian i Shqipërisë25 PrillMacjaVirusi kompjuterikNoizyLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneKalendariEgjiptiKarnavalet brazilianeSferaHidrogjeniNumri piMenstruacionetFosiletMatematikaAmerika VeriorePellazgëtAriu polarPlanetiPylliPërcjellësit elektrikLuledeljaPjetër BogdaniBurimet natyroreLënda djegëse fosileTuberkuloziVullkanet dhe termetetNjohja ndërkombëtare e KosovësPoeziaYlli detarNënë TerezaHistoria e ItalisëMusine KokalariMikroorganizmatPerandoria BizantineMarrëdhënia seksualeAbdyl Hamiti IIFjalë të urtaPulsi i zemrësKupa e futbollit e Shqipërisë🡆 More