Ramiz Abdyli

Prof.

Dr. Ramiz Abdyli, (lindur më 10 nëntor 1944) në Llojan të Kumanovës, është historian shqiptar, ish rektor i Universitetit të Tetovës.

Biografia

U Lind më 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen dhe Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë në Shkup (1968). U magjistrua më 1977 me temën “Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa tezën e doktoraturës me titull “Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore” e mbrojti më 1982 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Punoi si mësues në fshatrat e Shkupit, mësimdhënës në Gjimnazin e Kumanovës dhe gazetar në “Flaka e Vëllazërimit”. Gjatë punës në gjimnaz u angazhua që mësimi të zhvillohej në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978 deri më 1994 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Më 1994 u punësua në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi (1994). Një mandat prodekan i Fakultetit Filozofik. Rektor i Universitetit të Tetovës në fillim të vitit 2003 (3 muaj). Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Kryeredaktor i revistës historiko-politike “Kosova” në gjuhën shqipe dhe anleze, botim i Institutit të Historisë në Prishtinë dhe Instituti të Historisë në Tiranë (1993-2000). I përzgjedhur në mesin e 5000 personaliteteve të shquara të kohës për vitin 1998 nga Instituti Biografik Amerikan i Karolinës Veriore. Ka marrë pjesë me kumtesa dhe referate në dhjetëra simpoziume e sesione shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe në Kroaci. Ka publikuar dhjetëra studime e trajtesa shkencore në revista historike në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Kroaci. Është autor i disa zërave të Fjalorit Enciklopedik të Shqipërisë dhe Fjalorit Enciklopedik të Kosovës. Ka publikuar artikuj të shumtë nga fusha e Historisë së Kohës së Re në shtypin e Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Ka publikuar në shtypin shqiptar edhe artikuj nga metodika e historisë.

Botime

  • Hasan Jakup Ferri – një jetë për atdhe, Shkup, 2019;
  • Trojet Lindore shqiptare në kryengritjen e përgjithshme (1912)”, Shkup, 2012;
  • Fjalor i historisë (ngjarje, personalitete dhe shprehje historike)”, Shkup, 2009;
  • Përzgjedhje studimesh historike 1, Shkup, 2009;
  • Përzgjedhje studimesh historike 2, Shkup, 2009;
  • Përzgjedhje studimesh historike 3, Shkup, 2009;
  • Malësia e Shkodrës në flakë për liri, dokumente britanike, Shkup, 2009;
  • Dokumente italiane për kryengritjen e përgjithshme shqiptare”, Shkup, 2009;
  • Dokumente ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912 (bashkautor), Prishtinë, 2006;
  • Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet angleze 1878-1881, Vëllimi I, Prishtinë, 2004;
  • Lidhja shqiptare e Prizrenit në burimet angleze 1878-1881, Vëllimi II, Prishtinë, 2004;
  • Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, Libri 1, Prishtinë, 2004;
  • Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri 2, Prishtinë, 2004;
  • Albanskoto osloboditelno dviženie 1908-1910, Tom I, Shkup, 2002;
  • Albanskoto osloboditelno dviženie 1911-1912, Tom II, Shkup, 2003;
  • Shtypi bullgar mbi kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912, Shkup, 1998;
  • Dokumente bullgare për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të vitit 1912”, Shkup, 1998;
  • Kërkime historike, bashkautor, Masar Kodra, Reshat Nexhipi, Halim Purellku dhe Baki Halimi, 1996;
  • The expropriation of the Albanian population and attempts for colonisation of Albanian territories (1918-1941) in The Kosova issue - a historic and current problem, Tiranë,1996;
  • Shqiptarët e Maqedonisë sipas të dhënave të defterëve të shek. XV-XVI;
  • Zef Lush Marku militant i lëvizjes punëtore në Kosovë dhe në Maqedoni (1885-1920), Prishtinë, 1988;
  • Zef Lush Marku, Prishtinë , 1988;
  • Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë: (1918-1941), Prishtinë, 1986;
  • Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945, Preshevë, 1977;
  • Bajram Shabani: monografi, Kumanovë, 1976.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Ramiz Abdyli BiografiaRamiz Abdyli BotimeRamiz Abdyli Shih edheRamiz Abdyli Lidhje të jashtmeRamiz Abdyli ReferimeRamiz AbdyliKumanovaLlojaniUniversiteti Shtetëror i Tetovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MigrimetHolandaIsak NjutoniShpella e piratëve (roman)Faik bej KonicaZvicraDritëro AgolliLumi i DrinitHistoria e arteveDisneylandFyelliLaguna e KaravastasëLigji i OmitAhmet KrasniqiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeAtomiSistemi periodik i elementeveHashim ThaçiPashallëku i JaninësUra e ZogutKompjuteriKoniKlimaArsimi në ShqipëriVitamina EPsikozaKëshilli i EvropësOksigjeniFoljaDita Botërore e ujitVeshjet popullore shqiptareLigji i PaskalitFan NoliPrilli i thyerAtenaPHNorvegjiaÇesk ZadejaAkiliTenisiMutacioniGjermaniaPrishtinaKubi (gjeometri)DrogaShqipëria e MesmeFlamuri i KosovësShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePsoriazaPellazgëtFosforiEdith DurhamSpermaLigji i ruajtjes së energjisëKriprat mineraleAmerikaUjërat nëntokësorëSistemi nervorOutlook.comEzaniAnaforaLidhëzat në gjuhën shqipeSëmundjet e trashëgueshmeHektoriMatematika14 vjec dhëndërBeni ecën vetëEmriSaturniLista e elementeve kimikëZinxhiri ushqimorLidhja e PrizrenitWolfgang Amadeus MozartZinkuAcidet dhe BazatPjesëzaJulia IlirianiMilingonaKalaja e Gjirokastrës🡆 More