Agim Çavdarbasha: Skulptor shqiptar

Agim Çavdarbasha (24 mars 1944 Peja - 20 tetor 1999, Prishtina), ishte skulptor shqiptar nga Kosova.

Biografia

Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd. Në vitin 1969 te profesor Vojisllav Vujisiqi. Studimet pauniversitare i kreu në Lubjanë në vitin 1971 te profesor Zdenko Kalin. Ka qenë anëtar i SHAFK që nga viti 1970. Më 1974 u zgjodh profesor i Akademisë së Arteve Figurative të Universitetit të Prishtinës (pasi kishte punuar një kohë në Shkollën e Lartë Pedagogjike) dhe themeloi degën e skulpturës, ku do të punojë deri në fund të jetës.

"Artisti, me rreth 55 vjetë të një jetë përplot rënie e ngritje, dhembje e trazime, krijoi një vepër mhanitëse dhe të rrumbullakësuar, me një pasuri dhe diversitet marramendës, gjithnjë në kërkim të përsëritshëm të zgjidhjeve të reja, motiveve dhe materialeve të ndryshme, me një mendim të qartë se do të jetë më i fuqishëm dhe më origjinal vetëm ëse ndjek dhe nuk i ndalet asaj që është në substratin e qenies së tij dhe tonën, që e kemi njohur por që do ta rinjohim me tërë bukurinë dhe thellësinë e lojës magjepsëse të dritës e hijes, të frymëmarrjes së rrumbullakësisë dhe plasticitetit, të gdhendur në gur, mermer, arrë, vidh o qershi, apo të modeluar me një prekje mjeshtërore." - Eqrem Basha

Ekspozitat

Ekspozitat vetjake:

  • 1969 - Shtëpia e Rinisë, Beograd;
  • 1975 - Foajeu i Teatrit Popullor, Prishtinë;
  • 1979 - Galeria e Vogël, Lubjanë;
  • 1981 - Galeria e Arteve, Prishtinë.

Ekspozitat kolektive:

  • 1971 - Ekspozoi me grupin e AAF në Mestna Galeria, Lubjanë;
  • 1972 - Salloni i tetorit, Beograd; Bienali i Parë i Plastikës së Vogël, Murska Subotë;
  • 1977 - Ekspozoi me grupin Juni, Maribor, Kranj; Trienali i V i Artit Jugosllav, Beograd .; Bienali i III i Plastikës së Vogël, Murska Subota;
  • 1978 - Arti Kosovar, Paris (Francë), Keln (Gjermani); Ekspozita Skulptura Jugosllave, Hungari, Rumuni, Bullgari; Tito në veprat e artistëve Jugosllavë, Beograd; Arti Bashkëkohor Jugosllav,

Australi, Zelandë e Re;

  • 1980 - Ekspozita e Ekologjisë;
  • 1998 - Kafe-restorant-galeri Hani i 2 Robertëve, Prishtinë.

Shpërblimet:

  • 1969 - Shpërblimi i gazetës Borba, Beograd;
  • 1971 - Shpërblimi i Preshernit i Universitetit, Lubjanë;
  • 1972 - Shpërblimi i SHAFK, Prishtinë;
  • 1978 - Shpërblimi i dhjetorit i KSA të Kosovës, Prishtinë; Shpërblimi në Sallonin Pranveror, Prishtinë;
  • 1981 - Shpërblimi i nëntorit i Qytetit të Prishtinës, Prishtinë.

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Agim Çavdarbasha BiografiaAgim Çavdarbasha EkspozitatAgim Çavdarbasha Lidhje të jashtmeAgim Çavdarbasha ReferimeAgim Çavdarbasha19441999PejaPrishtina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RimaShteti i PalestinësForcaMuji dhe HaliliLista e presidentëve të ShqipërisëGjithësiaÇarls DarvinEmpatiaFormat e shtjelluara të foljesMarko BoçariAnarkiaNatriumiPlastikaNumëroriBashkimi EvropianFrigoriferiFiset ilireNamazi i IqindisëAleksandër Stavre DrenovaHidrogjeniPalestinaKësulëkuqjaFlamuri i ShqipërisëMentor PetrelaShtatë mrekullitë e botës së lashtëPerandoria RomakeUlçera në stomakThomas EdisonForcat e Mbrojtjes të IzraelitElefanti afrikanBedri DedjaLista e kafshëve të egraPeshkuHistoria e KuranitSteve JobsTestosteroniLista e filmave të ShqipërisëShkodraShqipëria në vitet 1912-1939ParahistoriaQeniAtenaPikësimiBeratiHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiDasma shqiptareFotosintezaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësMbiemriSpondiliartrozaDemografia e IzraelitProblemet mjedisore në ShqipëriPulsi i zemrësSirena e vogël (1989)Rilindja Kombëtare ShqiptareFoshnjaLista e shkrimtarëve shqiptarëAziaLuaniSeksi analAngliaMenstruacionetDermatiti atopikPopullsiaPrilliMajmuniJudaizmiRomeo dhe ZhuljetaNarcisizmiLëvizja Nacional-ÇlirimtareVehbi KikajMercedes-BenzMejozaTrashëgimia kulturoreGjeografia e KosovësAndre-Mari AmperÇiljeta XhilagaAleksandri i Madh🡆 More