Esat Stavileci: Jurist shqiptar

Esat Stavileci lindi më 11 korrik 1942 në Gjakovë - vdiq më 17 gusht 2015 në Prishtinë.

Ishte nje nga profesorët më të nderuar të faklultetit juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe nje nga akademikët më të respektuar në Kosovë dhe trojet shqiptare.

Esat Stavileci
Esat Stavileci: Karriera Akademike, Tituj të veprave, Mirënjohjet
U lind në11 korrik, 1942
Vdiq17 gusht 2015
Prishtinë
KombësiaShqiptar
ProfesioniShkrimtar, Akademik

Karriera Akademike

Po në këtë vit, si njëri prej studentëve më të dalluar të gjeneratës, u zgjodh si asistent për lëndën e së drejtës administrative. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin juridik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa studimet e së drejtës së krahasuar në Fakultetin ndërkombëtar të StrasburgutFrancë, ku mori Diplomën e studimeve të larta të së drejtës së krahasuar, pasi kishte ndjekur katër semestra universitare në fushën e së drejtës ndërkombëtare në Francë, Itali, Holandë dhe në Venezuelë. Mbrojti me sukses doktoraturën në shkenca juridike në Fakultetin juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974.

Esat Stavileci ka ushtruar funksione të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore, brenda dhe jashtë fakultetit. Ishte prodekan i Fakultetit juridik, drejtor i Entit për Hulumtime juridike, kryeredaktor i revistës shkencore "Përparimi" , kryeredaktor i revistës "E drejta-Pravo", drejtor i studimeve pasuniversitare, shef i Katedrës së shkencave juridiko-politike, ndër themeluesit e "Vjetarit" të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës, dhe të revistës së parë juridike në gjuhën angleze tek ne. Përveç se në Fakultetin juridik dhe në Fakultetin filozofik, dega e historisë, ligjëroi tema të veçanta edhe në Fakultetin juridik të Tiranës, Sofjes dhe Jenës. Është angazhuar si profesor edhe në Universitetin e Tetovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është laureat i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978. Profesor ordinar është që nga viti 1979. Është anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ka botuar shumë artikuj, monografi e studime. Merret me probleme të terminologjisë juridike.

Tituj të veprave

  • "Përparimi" - kryeredaktor i revistës shkencore
  • "E drejta-Pravo" - kryeredaktor i revistës
  • "Vjetarit" - një ndër themeluesit
  • Në Mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës, Prishtinë 1998

Mirënjohjet

  • Laureatë i Shpërblimit të dhjetorit të Kosovës për vitin 1978
  • Anëtar-korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  • Çmimit “Anton Mazreku”, 2004

Burim i të dhënave

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

Tags:

Esat Stavileci Karriera AkademikeEsat Stavileci Tituj të vepraveEsat Stavileci MirënjohjetEsat Stavileci Burim i të dhënaveEsat Stavileci Shiko dhe këtëEsat Stavileci Lidhje të jashtmeEsat Stavileci11 korrik17 gusht19422015GjakovëKosovaPrishtinaUniversiteti i Prishtinës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Safet ZhulaliThyesaHidrogjeniBualli afrikanKalaja e PetrelësWilliam ShakespeareFizikaTrashëgimia kulturoreMbipeshaKultura e ShqipërisëSistemi i frymëmarrjesLionel MessiPlatoniIliriaVeshkaLiqeni i OhritNjohja ndërkombëtare e KosovësSëmundjet e trashëgueshmeMatjaSistemi i imunitetitIslamiZef PllumiDhelpraAbortiKanceri i gjiritKalaja e PrezësRobert NdrenikaKategoria SuperioreÇTurizmiAlbert AjnshtajniBioteknologjiaFruthiMartesa islameAcidet dhe BazatTrekëndëshiViktor CanosinajPubertetiMagnetiAhmed KalajaHidrokarburetStadiumi Santiago BernabéuBlerim DevolliLegjenda e gurit të “Bletës”Kopshti botanikLemzaHistoria e Jehudëve në ShqipëriKultura në KosovëAcidiSistemi muskulorShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëLeonardo da VinçiSistemi operativLista e viteveShpikje te ndryshmeErnest HemingwaySeksi analDuhaniTemperaturaFC BarcelonaLigjet e NjutonitShpella e GadimësArqile BotiLufta e Parë BotëroreSami FrashëriPrishtinaLepuriLista e shkrimtarëve shqiptarëLondraLista e vullkaneve aktivë në botëArben TaravariTetovaKara Mahmud pashë BushatiMerkuri (planet)Aleksandri i MadhFamiljaNdotja e ajritMitrush KuteliHistoriku i gjuhes letrare shqipe🡆 More