Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Mbiemri

Mbiemri: Pjesë e ligjeratës që pershkruan emrin ose përemrin

Te mbiemrit ja qielli gri i lumit

të prejardhurtë përbërë

të thjeshtë


  • Qen i kuq
  • Qen i vogël
  • Ushtria shqiptare
  • Qeveria Italiane

Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

Përshtatje në gjini :

  • Mjeku i ri
  • Mjekja e re

Përshtatje në numër :

  • Mjekët e rinj
  • Mjeket e reja

Përshtatje në rasë :

  • Mjeku i ri
  • I,e mjekut të ri
  • Mjekun e ri
  • Mjekja e re
  • E mjekes së re
  • Mjeken e re

Gjithashtu mbiemrat i ndajmë në dy grupe:

1) Mbiemrat cilësorë

2) Mbiemrat mardhëniorë

Mbiemrat cilësorë, kryejnë emërtimin e cilësive konkrete në fjali, si për shembull ngjyrat, dimensionet, shija, gjendjet emocionale, apo vetitë fizike.Shembuj: I artë, I ëmbël, i trishtuar, I lodhur, I fortë, etj.

Mbiemrat marrëdhëniorë, kryejnë emërtimin e marrëdhënieve mes sendeve.Shembull: E gurtë, E akullt, E drunjtë, E bronztë, etj.gjithashtu behet dhe me te grumbullimin e te dhenave te marredhenieve shqiperi-kazakistan

Grupimi i mbiemrave

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.

Mbiemrat e nyjshëm

Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra

  • që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
  • që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
  • që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
  • që mbarojnë me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemrat e panyjshëm

Mbiemra të panyjshëm janë:

  • mbiemrat e formuar nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
  • mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
  • mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;

Shkallët e mbiemrave

- Mbiemrat kanë tri shkallë : pohore,krahasore dhe sipërore.

  • Pohore:Trëndafilat blu janë të rrallë.
  • Krahasore: Trëndafilat blu janë më të rrallë se trëndafilat e verdhë.
  • Sipërore: Trëndafilat blu sjanë më të rrallët.

#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Mbiemri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.