Kristaq Prifti: Historian shqiptar

Kristaq Prifti (Berat, 21 janar 1932 - 10 dhjetor 2017) ka qenë historian dhe akademik shqiptar.

Biografia

Ai ka mbaruar studimet e larta në Moskë në fushën e historiografisë dhe pas kthimit në atdhe punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ishte një prej profesorëve themelues të këtij universiteti, ku kreu disa detyra, si përgjegjës i katedrës së historisë, zëvendësdekan dhe dekan. Që nga viti 1982 ka qenë kërkues shkencor në Institutin e Historisë dhe në vitet 1991-1993 drejtor i tij. Përveç mësimdhënies në UT, Kristaq Prifti ka mbajtur ligjërata edhe në Universitetin e Prishtinës.

Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të akademikut Kristaq Prifti, në kuadër të historisë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar, janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Në dekadat e fundme veprimtaria e Kristaq Priftit u shtri edhe në historinë e Kosovës në shek. XX, sidomos në zhvillimin demografik të saj. Kërkimet e tij në këto fusha janë përmbyllur me studime të plota monografike.

Referime

Tags:

10 Dhjetor1932201721 janarBerati

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Zejtaria në KosovëJulian DedaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPerandoria OsmaneMatjaRacizmiArabia SauditeLetërsia shqipeRrethiLuigj GurakuqiMutacioniPunime artizanaleKalaja e PrizrenitQarku i DibrësPankreasiDitar (Anne Frank)BarokuTartufi (komedi)Marrëdhënia seksualeMeshariLista e vendeve sipas sipërfaqesBronkitiVitaminaDreriKubi (gjeometri)ParafjalaPjesët përbërëse të kompjuteritNdajfoljaSëmundjet e zemrësTiranaMitologjiaPërcjellësit elektrikNdotjaBujqësiaRrotullimi i Tokës rreth DiellitFejaForca e rëndesësOutlook.comLista e liqeneve në KosovëHistoria e libritWolfgang Amadeus MozartYlli detarRrezet ultravjollcëKarnavali e PolenësGegërishtjaEgjiptiAnemiaAdolf HitleriZënia e Diellit (Eklipsi)Mira MuratiVera (stinë)ProlaktinaLuftaNaim FrashëriKanceri i gjiritNumrat romakëHemoglobinaMalajziaDisleksiaEklipsi i HënësLui PastërBeratiArsimi në ShqipëriKontinentetFrancaRobin HoodPjesëzaParahistoriaSëmundja e ParkinsonitIsa BoletiniSintaksa e gjuhes shqipeHistoria e ShkodrësMjedisiVullkanet dhe termetetMësonjëtorja e KorçësPashallëku i ShkodrësKruja🡆 More