Eqrem Basha

Eqrem Basha poet, prozator, skenarist e akademik, u lind më 15 nëntor 1948 në Dibër, Maqedoni, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen.

Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve botoi tregime, vjersha dhe kritikë për film e televizion. Më 1972 punon në gazeta Rilindja|gazetën Rilindja, në të cilën shkruan për artet figurative. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina, në fillim redaktor i redaksisë së dramës, kurse në fund redaktor përgjegjës i Programit Kulturo- Artistik. Gjatë kësaj periudhe (në vitin 1992 në Arl dhe në vitin 1994 në Paris) disa herë qëndron në Francë me punë në projekte përkthimesh të dramaturgjisë frënge, kurse pas kthimit kryen punën- redaktor i kulturës në revistën javore Koha. Në vitin 1994, bashkë me Gani Bobin, Rexhep Ismajlin dhe Shkëlzen Maliqin, themelon shtëpinë botuese Dukagjini të Pejës, ku edhe sot është redaktor përgjegjës. Ka marrë pjesë në shumë takime letrare dhe në festivale ndërkombëtare të poezisë (Paris, Bruksel, Amsterdam, Varshavë, Lion, Die, Grënobël, Leuven, Lodeve, Seyni, Bukuresht, Konstancë, Vjenë, Grac, Gjenevë, Stavanger, Barcelonë, etj.), në festivale filmi e televizioni, në tryeza dhe debate ndërkombëtare.Shkruan tregime, romane, vjersha, skenarë për film e TV, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave. Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës u zgjodh në vitin 2004.

Eqrem Basha

Librat e botuar

  • Shëtitje nëpër mjegull, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1971.
  • Opuset e maestros, poezi, Bota e Re, Prishtinë, 1971.
  • Stacionet e fisnikëve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1972.
  • Polip-ptikon, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1974 (ribotuar nga Rilindja më 1980).
  • Yjedet, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1977.
  • Mëngjesi i një pasditeje, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978.
  • Atleti i ëndrrave të bardha, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1982.
  • Udha qumështore, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986.
  • Brymë në zemër, poezi e zgjedhur, Rilindja, Prishtinë, 1989.
  • Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
  • Marshi i kërmillit, tregime, Dukagjini, Pejë, 1994 (Çmimi “Hivzi Sulejmani”).
  • Zogu i zi, poezi, Flaka, Shkup, 1995, (Çmimi i Mitingut të Poezisë, Gjakovë)
  • Dyert e heshtjes, roman, Dukagjini, Pejë 2001.
  • Alpinisti, roman, Dukagjini, Pejë 2004. (Ribotuar në kolanën Letërsia shqiptare në Maqedoni, me parathënien e Ali Aliut, Mikena, Manastir, 2008).
  • Doktrina e të menduarit vetëm, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.
  • Meny ballkanike, poezi e zgjedhur, Toena, Tiranë, 2006.
  • Shtëpia e mallit, tregime, Ideart, Tiranë, 2009.
  • Lakorja e Ik’sit, roman, (Çmimi “Azem Shkreli” për veprën më të mire në prozë për vitin 2011), Botimet Koha, Prishtinë, 2011.
  • Varrë, roman, Botimet Koha, Prishtinë, 20012.
  • Te varri i deshmorit te panjohur,etj.

Filmografia

Skenare

Burimi i të dhënave

Tags:

Eqrem Basha Librat e botuarEqrem Basha FilmografiaEqrem Basha Burimi i të dhënaveEqrem Basha15 nëntor19481967197119721974199019921994Akademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovësAmsterdamBrukselDibraMaqedoniParisPejaRexhep IsmajliShkëlzen MaliqiUniversiteti i PrishtinësVjena

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Avni RustemiLista e festave në KosovëBebe RexhaFloraKallëzuesiHistoria e gjeometrisëMartin CamajFieriDon Kishoti i MançësLista e shkrimtarëve shqiptarëKomunizmiBallkaniSistemi diellorIbrahim RugovaTulipaniFotosintezaLidhëzat në gjuhën shqipeBashkimi EvropianRomeo VeshajVitaminaDrita elektrikePerandoria OsmaneEklipsiLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneLionel MessiDializaUlqiniEgjiptiLetërsia e vjetër shqiptareLindja (biologji)Vitamina CMasakra e TivaritFan NoliRusiaSkënderbeuDritan PriftiVeshiLegjenda e gurit të “Bletës”PitagoraNamazi i JacisëAbortiRacizmiRrethiGjakovaMuhamet KyçykuLogopediaSistemi i imunitetitKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriVeshje popullore të KosovësLeje DrejtimiBashkimi SovjetikAriHans Kristian AndersenInjorancaTumori i truritPrishtinaLufta e FtohtëSëmundja infektiveLa LigaDevejaLista e Kryeministrave të ShqipërisëDurrësiTetovaShpikje te ndryshmeKundrinori-kryefjala-kallëzuesiQarqet e ShqipërisëKryefjala24 PrillFaqja kryesoreAli PodrimjaMikroorganizmatPrizreniZhurmat në veshSteve JobsKalaja e ShkodrësPrincesha ArgjiroOrganizata e Kombeve të BashkuaraAlbert AjnshtajniBujqësia🡆 More