Anton Pashku

Anton Pashku (Grazhdanik, 8 janar 1937 - Prishtinë, 31 tetor 1995) ka qenë shkrimtar shqiptar.

Pashku është klasik i letërsisë shqipe dhe një ndër stilistët më të mirë të kësaj letërsie.

Anton Pashku
Anton Pashku
U lind më8 janar, 1937
Grazhdanik, afër Prizrenit.
Vdiq më31 tetor, 1995
Prishtinë.
Kombësiashqiptar
Gjinitë letraretregime, roman, dramë
Vite aktiv1955 - 1976

Biografia

Lindi në Grazhdanik të Hasit të Thatë, afër Prizrenit, i biri i Toninit dhe Getës. I ati ishte nga Karashëngjergji dhe punonte bukëpjekës, ndërsa e ëma nga Zymi. Familja e tij u takonte Bytyçëve, i fisit Thaç, mbiemri Pashku u mbeti nga emri i gjyshit. Pak pasi lindi, familja u vendos në Prizren, ku kaloi fëmijërinë. Ndërkohë, më 1951 i ati me familjen u zhvendos në Prishtinë, e Antoni vijonte shkollimin në Prizren.

Shkollën fillore dhe pesë klasë të gjimnazit të ulët i kreu në Prizren, kurse tri klasat e gjimnazit real, bashkë me maturën, në Prish­tinë. Që nga viti 1958 punoi në gazetën “Rilindja”, në fillim gazetar e më vonë redaktor i rubrikës së kulturës. Në tetor te vitit 1971, pak muaj mbas botimit të Oh-ut, te faqet e kulturës gazeta ”Rilindja” e Prishtinës u botua teksti polemik ”Vox clamanti in deserto”, nënshkruar nga shkrimtarë të rinj, disa të njohur, ndër të cilët Anton Pashku. Ky u pa si manifest kundër realizmit socialist, i doktrinës zyrtare në Shqipëri, më herët edhe në Jugosllavi, e cila ndikonte edhe në letërsinë shqipe të Kosovës. Teksti i është atribuuar parësisht Anton Pashkut, ndonëse ai ishte nënshkruesi i fundit, i teti. Kjo bëri që policia letrare në Shqipëri ta damkoste. Skandali mori gati përmasa politike.

Më 1973 u inkuadrua në Re­daksinë e Botimeve të NBG “Rilindja”, redaktor i prozës dhe dramës. Pashku ka qenë edhe redaktor i revistës letrare Jeta e Re dhe revistës Fjala. Ka shkruar kryesisht tregime, romane, drama. Tregimin e parë e ka botuar më 1955 në revistën letrare Jeta e Re. Ishte aktiv në vitet 1955-1976.


Vdiq në Prishtinë, më 31 tetor 1995.

Vepra

Cilësohet në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.

Anton Pashku është autor pa paramodel në letërsinë shqipe, por njëkohësisht është vetë model specifik, thyes e konsolidues i traditës letrare shqipe. Anton Pashku, specifikisht, është ndër të parët shkrimtarë të letrave bashkëkohore shqipe, i cili veçohet për trajtimin e temave të vogla, rrëfimin prej perspektivave të ndryshme, observimet psikonarrative, shpërfilljen e normave të zakonshme të shkrimit letrar. Pashku eci kundër rrymës së realizmit socialist duke ngritur një kullë letrare avangarde. Duke qenë mënyrë krejt e re e shkrimit letrar në shqip, nuk u pranua lehtësisht, për shkak se ishte shkrim pak si tepër labirinthik për praktikën letrare shqiptare dhe shijet letrare të kohës. Mungesa e lumturisë në letërsinë e Pashkut shihej me dyshim dhe mohim nga kritika ideologjike komuniste e kohës.

Tregime

Tregimin e parë "Në gjiri" e botoi në vitin 1955 në revistën letrare Jeta e Re ndërsa në vitin 1961 vëllimin e parë me tregime. Në tregimet e Anton Pashkut dallohen tri qarqe themelore tematike; ai i temës së dashurisë, i vetmisë, të kërkuar dhe të kushtëzuar nga një totalitarizëm; dhe, qarku tematik për dhunën mbi individin. Tregimet e tij antologjike janë: Nën qarr po rrinte vasha, Floçka, Kulla, Si e përshkroi ëndrrën e vet njeriu me kapelë, Dy fjalë për një plak dhe librin e tij kushtuar tymit, Kënaqësitë e Megalopolisit, Anija e dehur.

Romani "Oh"

Oh është romani i parë modern në letërsinë shqipe, romani i parë që luan fort me kohën dhe hapësirën. Ai, me strukturën dhe kompozicionin që ka, ka lëkundur kufijtë e zhanrit. Ka shenja të theksuara simbolike, shenja të antiromanit dhe të romanit të ri. Me vlerat e veta të pakontestueshme artistike, romani Oh ka bërë një ndikim të ngadalshëm por të fortë në prozën shqipe, që nga koha e shfaqjes së tij.

Drama

Anton Pashku është nismëtari i modernizmit të dramës shqipe, çelës udhe, posaçërisht i modelit të dramës së absurdit. Me dramat «Sinkopa» (1968) dhe «Gof» (1976), bëri një thyerje të ndjeshme në mënyrën e të shkruarit të dramës shqipe. Forma dramatike pëson një ndryshim radikal, përsoset dhe shndërrohet në një stimuluese të shprehjes së ideve me fuqi universale duke shfrytëzuar me sukses gjuhën e metaforave dhe simboleve shumështresore, kuptimet e fshehura dhe nëntekstet e vështira për t’i deshifruar. Pashku e afroi modelin e dramës shqipe me atë të simotrave europiane e botërore duke e tejkaluar madje “horizontin e pritjes” së kohës së vet, qoftë e marrë kjo në raport me modelet e aplikuara nga letërsia e kohës së tij, qoftë nga teatri dhe publiku, qoftë nga lexuesi ende i papërgatitur, qoftë edhe nga kritika e cila ndiqte si standard vlerësimi parime të tjera tradicionaliste. Risitë e tij mund të konstatohen qartazi brenda parametrave që ndiqte drama absurde, ajo surrealiste dhe ajo ekzistencialiste në letërsitë e vendeve europiane. Në rrafsh formal, stilistik e tipologjik, në dramat Sinkopa dhe Gof aplikohen me sukses disa principe krijuese të postmodernizmit.

Titujt e veprave

Vepra të zgjedhura

  • Kjasina, tregime të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1973
  • Lutjet e mbrëmjes, tregime të zgjedhura, Rilindja, Prishtinë, 1978
  • Tragjedi moderne, dramat Gof dhe Sinkopa, Rilindja, Prishtinë, 1982
  • Aventurat e tezes, tregime të zgjedhura, ASHAK, 2019

Shtëpia Botuese Rilindja në vitin 1986 i botoi veprat e zgjedhura të Anton Pashkut në tri vëllime:

  • Tregime fantastike, Rilindja, Prishtinë, 1986
  • Oh, Rilindja, Prishtinë, 1986
  • Tragjedi moderne, Rilindja, Prishtinë, 1986

Literatura

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
  • Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Brahaj, Manjola (2017). PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES' - punim doktorature (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 gusht 2020. Marrë më 23 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
  • Rrahmani, Kujtimt (2019). "Habia e Anton Pashkut: Oh". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Krasniqi, Nysret (2019). "A/Z". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.
  • Gashi, Agron (2020). "ANTON PASHKU: TREGIMI I PARË, RRËFIMI I FUNDIT". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 26. Prishtinë: ASHAK.
  • Hamiti, Muhamet (2020). "TOPOSI I VENDIT TË PËLQYESHËM (LOCUS AMOENUS) KARSHI BOTËS SË PËRMBYSUR TE OHU I ANTON PASHKUT". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 26. Prishtinë: ASHAK.
  • Çitaku, Muhamet (2018). "Romani simbolist i Kosovës". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 24. Prishtinë: ASHAK.
  • Visoka, Avdi (2019). "Albert Kamy". STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK.


Referime

Tags:

Anton Pashku BiografiaAnton Pashku VepraAnton Pashku Titujt e vepraveAnton Pashku LiteraturaAnton Pashku ReferimeAnton Pashku1937199531 tetorGrazhdanikuPrishtina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AtletikaLumiLuaniPoseidoniEnergjia e ripërtëritshmeFerma VIPMolieriShqipëria OsmaneBashkimi EvropianMitrush KuteliMusine KokalariPirro DhimaErnest HemingwayParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaAristoteliZvarranikëtMetaletAnët e horizontitÇrregullimi bipolarLista e liqeneve në KosovëOutlook.comDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëShtetet anëtare të Bashkimit EvropianSëmundjet e syritYlliHistoria e TiranësVasfije KrasniqiSulfuriKundrinoriHekuriBosnja dhe HercegovinaErnest KoliqiPeshaArtizanati i KukësitVera (stinë)Mbreti LuanNamazi i SabahutSëmundjet e zemrësMali i DajtitHepatiti BHistoria e libritKalaja e GjirokastrësArkimediHixhameThomas EdisonSëmundjaDita e TokësKësulëkuqjaShpellaLufta e TrojësTeknologjiaDragoiHidrocentraletSpanjaLista e bimëveProteinaFejaKostandin KristoforidhiKlima e ShqipërisëSavanaSerbiaElefantiKalaja e KaninësPeshkuTom SojerPulsi i zemrësRrotullimi i TokësTiroidetXhubletaVeshkaAgim NeshoTeatri në ShqipëriEklipsi i HënësForca e rëndesësSistemi diellorHasan PrishtinaNamazi i JacisëOksigjeni🡆 More