Alajdin Abazi

Akademik Alajdin Abazi (Prof.Dr) është anëtar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, anëtar i Akademise së Shencave dhe Arteve të Shqiperise dhe anëtar i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves, është shtetas i Republikës së Maqedonisë se Veriut, i lindur në Tetovë.

Alajdin Abazi
Alajdin Abazi

Ka kryer Fakultetin Elektroteknik në Zagreb, Kroaci (1965), ku regjistroi edhe studimet pasuniversitare dhe ku, më 1973, mbrojti temën e magjistraturës. Më 1977, në të njëjtin universitet, ai mbrojti me sukses edhe tezën e doktoraturës në lëmin e elektroteknikës, me titull: ”Ruajtja dhe neutralizimi i ngarkesës elektrostatike në filmat izolues".

Prej vitit 1966 deri më 1969, ka punuar si inxhinier profesional. Në vitin 1969 u angazhua në Fakultetin elektroteknik të Universitetit të Prishtinës (Kosovë), ku, një kohë, punoi edhe si dekan i Fakultetit teknik (1979-1981). Në vitin 1985 fiton thirrjen e profesorit ordinar për lëndën “Elektromagnetika”, pranë katedrës së Teorisë Elektroteknike, në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Prej vitit 1982 deri më 1990, krahas punës së tij akademike, ushtroi edhe detyrën e kryetarit të Bordit në Institutin për hulumtime shkencore dhe zhvillim “Inkos” dhe atë të Zëvendës kryetarit të Bordit të Elektroekonomisë së Kosovës. Ishte dhe anëtar i Bordit Jugosllavo-Amerikan i Kooperatës për shkencë dhe hulumtim.

Interesimi i tij për shkollën dhe njohja e disa gjuhëve të botës, i mundësuan të ligjërojë dhe hulumtojë jashtë shtetit, si në: Universitetin North Wales (Britani e Madhe), IASI në Rumani, Tiranë (Shqipëri), në Akademinë e Shkencave dhe Artieve në Kinë. Në Universitetin West Virginia (SHBA) qe i angazhuar në cilësinë e kandidatit të programit të mirënjohur të Fulbrajtit.

Dr. Abazi ka publikuar më shumë se pesëdhjetë punime shkencore dhe tekste universitare. Ai ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh shkencore.

Në vitin 2001, profesor Abazi u emërua drejtor i Fondacionit të Universitetit të EJL në Tetovë. Pasi përfunduan ndërtimet, përkatësisht, pas hapjes së Universitetit, ai u emërua Rektor i Universitetit të EJL.

Lidhje të jashtme

Tags:

AcademicusAkademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së VeriutAkademia e Shkencave dhe e Arteve e KosovësMaqedonia (rajon)Maqedonia e VeriutShqipëriaTetovë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)PlanetiBallkaniFigura stilistikeDermatiti atopikKukësiEmpatiaApoloniaRimaParisiMesjetaMuri i Madh KinezHristijan MickoskiMushkëriaDramaRrethi i TropojësMarsiDritëro AgolliQarqet e ShqipërisëSheshi Maqedoni, ShkupQeniAlkooliHonore de BalzakMbeturinatHebrenjtëNumri piKoreja e VeriutTartufi (komedi)Nikola TeslaHistoria e kompjuteritAeroplaniSistemi i imunitetitAnkthiPërcjellësit elektrikEnergjia e erësUrbanizimiGjarpriEkonomia e ShqipërisëKromozomiStalaktitet dhe stalagmitetAmerikaMonarkiaBashkimi EvropianShtatë mrekullitë e botësPsikologjiaUEFA Liga e KampionëveAriLista e viteveMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutKërmilliFruthiHarta e BotësHistoria e libritDhiaLista e aktorëve të teatrit shqiptarFan NoliHendbollSëmundjet e trashëgueshmeNdre MjedaSherif MerdaniMuzika shqiptareHamletiRrjeti kompjuterikDhelpraPaneli diellorSateliti natyrorFlamuri i ShqipërisëIslamiNjohja ndërkombëtare e KosovësSkeleti i njeriutMolieriTuberkuloziElefantiRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëRrethi i MatitNdajfoljaVitaminaAli Baba dhe Dyzet Hajdutët🡆 More