Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes jonormale që i referohet asaj që quhet psikozë.
. Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur termin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”.
Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë të asaj kulture i konsiderojnë të vërteta. Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t'u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.
Rreth 0.3% deri në 0.7% e njerëzve diagnostikohen me skizofreni gjatë jetës së tyre. Në vitin 2017, u vlerësuan 1.1 milionë raste të reja dhe në vitin 2022 kishte gjithsej 24 milion raste botërisht. Meshkujt preken më shpesh dhe mesatarisht kanë një fillim më të hershëm se femrat. Shkaqet e skizofrenisë mund të përfshijnë faktorë gjenetikë dhe mjedisorë . Faktorët gjenetikë përfshijnë një sërë variantesh gjenetike të zakonshme dhe të rralla. Faktorët e mundshëm mjedisorë përfshijnë rritjen në qytet, fatkeqësitë e fëmijërisë, përdorimin e kanabisit gjatë adoleshencës, infeksionet, moshën e nënës ose babait të një personi dhe ushqimin e varfër gjatë shtatzënisë .
Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për te përcaktuar pacientin si skizofren:
Çrregullim, i tillë që rënia në prodhimtari të jetë e dukshme nga çka qenë para shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më tepër fusha të funksionimit si p.sh. puna, marrëdhëniet ndërpersonale, kujdesi për vetën… etj., gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjes së sëmundjes ose simptomave skizofrenike
Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme). Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Skizofrenia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.