Vilajeti I Selanikut

Vilajeti i Selanikut (turqishtja osmane: ولايت سلانيك, romanizuar: Vilâyet-i Selânik) ishte një ndarje administrative e nivelit të parë (vilajet) e Perandorisë Osmane nga viti 1867 deri më 1912.

Në fund të shekullit të 19-të thuhet se kishte një sipërfaqe prej 33,500 km2.

Vilajeti i Selanikut
Vilajeti i Perandorisë Osmane
1867–1912
Flag of Vilajeti i Selanikut
Flamuri
Vilajeti I Selanikut
Vilajeti i Selanikut në vitet 1867–1912
QendraSalonica
Popullsia 
• 1911
1,347,915
Historia
Historia 
• Vilayet Law
1867
1912
Paraprirë nga
Pasuar nga
Vilajeti I Selanikut Ejaleti i Selanikut
Vilajeti I Selanikut Ejaleti i Rumelisë
Mbretëria e Greqisë Vilajeti I Selanikut
Mbretëria e Serbisë Vilajeti I Selanikut
Mbretëria e Bullgarisë Vilajeti I Selanikut
Sot pjesë eGreqia
Maqedonia e Veriut
Bullgaria
Vilajeti I Selanikut
Vilajeti i Selanikut më 1900

Vilajeti kufizohej nga Principata (më vonë Mbretëri), e Bullgarisë në veri; Rumelia Lindore në verilindje (pas Traktatit të Berlinit); Vilajeti i Edrenesë në lindje; Deti Egje në jug; Vilajeti i Manastirit dhe sanxhaku i pavarur i Selfixhes në perëndim (pas 1881); Vilajeti i Kosovës në veriperëndim.

Vilajeti u shpërbë pas Luftërave Ballkanike dhe u nda midis Mbretërisë së Greqisë, Mbretërisë së Serbisë dhe Carisë së Bullgarisë në vitin 1913.

Ndarjet administrative

Sanxhaket e vilajetit ishin:

  1. Sanxhaku i Selanikut (Thessaloniki, Kesendire, Karaferye, Vodina, Yenice-i Vardar, Langaza, Kılkış (quhej edhe Avrathisar), Katrin, Aynaroz, Doyran, Usturumca, Tikveş, Gevgili)
  2. Sanxhaku i Sirozit (Serez, Zihne, Demirhisar, Razlık, Cuma-yı Bala, Menlik, Nevrekop)
  3. Sanxhaku i Dramës (Drama, Kavalla, Sarışaban, Taşoz (Më vonë u gradua në sanxhak), Pravişte, Dövlen)
  4. Sanxhaku i Tashëzit (Fillimisht bënte pjesë në sanxhakun e Dramës, qendra e tij ishte Vulgaro)

Demografia

Sipas regjistrimit osman të viteve 1881/82-1893, vilajeti kishte një popullsi totale prej 1.009.992 banorësh, etnikisht si:

Sipas regjistrimit osman të vitit 1906/07, vilajeti kishte një popullsi prej 921,359 banorësh, etnikisht i përbërë nga:

  • Myslimanët- 419.604
  • Grekë ortodoks - 263.881
  • Bullgarë ortodoks - 155.710
  • Hebrenj - 52.395
  • (Vllehët) - 20.486
  • Ciganët - 4.736
  • Grekë katolikë - 2.693
  • Armenë orientalë - 637
  • Protestantë - 329
  • Armenë katolikë - 58
  • Latinët - 31
  • Sirianët - 4
  • Të huaj - 795

Sipas një vlerësimi të Aram Andonjan në vitin 1908, në vilajet kishte shpërndarjen e mëposhtme etnike:

  • Bullgarë ortodoks - 446,050
  • Turq myslimanë - 333,440
  • Grekë ortodoks - 168,500
  • Bullgarët myslimanë - 98,590
  • Hebrenj- 55,320
  • Vllehët ortodoks - 24,970
  • Ciganë musliman - 22,200
  • Të përzier- 16,320

Governors

  • Mehmet Akif Pasha (qershor 1867 - shkurt 1869)
  • Mehmed Sabri Pasha (shkurt 1869 - shtator 1871)
  • Kekimbashi Ismail Pasha (shtator 1871 - maj 1872)
  • Hurshid Pasha (maj 1872 - gusht 1872)
  • Kücük Ömer Fevzi Pasha (hera e parë) (August 1872 - maj 1873)
  • Mehmet Akif Pasha (hera e tretë) (maj 1873 - shtator 1873)
  • Ahmed Midhat Sefik Pasha (tetor 1873 - shkurt 1874)
  • Kücük Ömer Fevzi Pasha (hera e dytë) (shkurt 1874 - shtator 1875)
  • Baytar Mehmed Refet Pasha (dhjetor 1875 - qershor 1876)
  • Mustafa Esref Pasha (qershor 1876 - prill 1877)
  • Cerkez Nusret Pasha (qershor 1877 - dhjetor 1877)
  • Ibrahim Halil Pasha (dhjetor 1877 - korrik 1878)
  • Halil Rifat Pasha (korrik 1878 - mars 1880)
  • Abidin Pasha (mars 1880 - qershor 1880)
  • Lofçali Ibrahim Dervish Pasha (gusht 1880 - janar 1882)
  • Ismail Hakki Pasha (mars 1882 - shtator 1885)
  • Hasan Hakki Pasha (shtator 1885 - gusht 1886)
  • Abdullah Galib Pasha (gusht 1886 - gusht 1891)
  • Mustafa Zihni Pasha (tetor 1891 - nëntor 1895)
  • Hasan Fehmi Pasha (hera e parë) (1895)
  • Ramazanoglu Hüseyin Riza Pasha (janar 1896 - janar 1899)
  • Haci Hasan Refik Pasha (janar 1899 - maj 1901)
  • Biren Mahmud Tevfik Beg (maj 1901 - maj 1902)
  • Hasan Fehmi Pasha (hera e dytë) (maj 1902 - shtator 1904)
  • Mehmed Sherif Ra'uf Pasha (shtator 1904 - gusht 1908)
  • Ali Danis Beg (gusht 1908 - shtator 1909)
  • Pirizade Ibrahim Hayrullah Bey (shtator 1909 - janar 1912)
  • Kadri Huseyin Kazim Bey (janar 1912 - 8 gusht 1912)
  • Ali Ferid Pasha (gusht 1912 - shtator 1912)

Referimet

Tags:

Vilajeti I Selanikut Ndarjet administrativeVilajeti I Selanikut DemografiaVilajeti I Selanikut GovernorsVilajeti I Selanikut ReferimetVilajeti I SelanikutPerandoria OsmaneTurqishtja osmaneVilajet

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KalendariFiset shqiptareKalciumiFunksionet trigonometrikeVjosaVideosexIbrahim RugovaEzaniLista e bimëveKodi RrugorBalenaShteti i PalestinësMaltaKrahasimiPërcaktoriPopullsia botëroreDinozauriNdajfoljaJeronim de RadaEmriNumrat e telefonit në KosovëLetërsia shqipeDhiaAnemiaAlkooliKrujaRacizmiIliriaLetërsia romantike shqiptareKaliTruriUjkuHasan PrishtinaRiciklimiDon Kishoti i MançësAdolf HitleriArti i RilindjesLigjiLeku shqiptarTingulliTemperaturaGegërishtjaFusha magnetikeArmët e SkënderbeutIslami?PikëpresjaPlaku dhe detiPogradeciVaginaForcat e Armatosura të ShqipërisëDreriGjergj FishtaBelgjikaDëgjimiElektricitetiKryeministri i Maqedonisë së VeriutDetiBraziliNamazi i IqindisëSkënderbeuShkollat e para shqipeMuji dhe HaliliDialektet e gjuhës shqipeQytetet e ShqipërisëFadil VataPolicia e KosovësAmnistiADHDKurban BajramiIzet MexhitiDhimbja e kokësLahutaSokratiEuthanasiaEdi Rama🡆 More