Mëndafshi është fije proteinash natyrore e cila fitohet me kultivimin e një insekti të ashtuquajtur krimbi i mëndafshit (Bombyx mori) larva e të cilit ushqehet me gjethe të pemëve zakonisht gjethe mani.
Vjen nga Kina dhe disa shekuj me radhë ishte malli kryesor tregtar i dinastive kineze. Mëndafshi ndikoi në zhvillimin e një rruge tregtare të ashtuquajtur Rruga e mëndafshit në për të cilën tregtarët kinezë e transportonin mëndafshin në Evropë. Kjo rrugë pati një rëndësi të madhe për afrimin midis civilizimeve të ndryshme me shkëmbimin e njohurive shkencore dhe teknologjike. Të përmendim se në Evropë nëpërmjet kësaj rruge kanë arritur nga Kina njohuritë për letrën, busullën, barutin, kalendarin, etj.
Mëndafshi ka filluar të prodhohet rreth 6000 vjet para erës së re. Pasi mëndafshi ishte material shumë i vlefshëm kinezët me xhelozi e ruanin sekretin e prodhimit të tij dhe ai që do ta zbulonte sekretin do të dënohej me vdekje. Prodhimi i mëndafshit në Evropë filloi shumë vonë në vitin 552 të erës sonë kur dy priftërinj nestorian i vodhën vezët e krimbit të mëndafshit dhe fshehën në shkopinjtë e bambusit dhe ia prunë perandorit bizanti Justinian në Kostandinopojë.
Mëndafshi si fije tekstili ka kualitete të larta dhe është shumë e shëndetshëm dhe fisnik, e ruan nxehtësinë e trupit dhe e largon djersin. Fija e mëndafshit nuk këputet lehtë dhe krahasohet me çelikun. Nuk digjet lehtë, dhe është material antialergjik.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Mëndafshi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.