Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1976, me regjisor Dhimitër Anagnostin, skenari i të cilit u bazua në romanin Bonjakët të shkrimtarit Petraq Qafëzezi.
Lulëkuqet mbi mure Arkivi i filmit | |
---|---|
Titulli shqip | Lulëkuqet mbi mure |
Origjinali | Lulëkuqet mbi mure |
Vendi i prodhimit | Tirana |
Viti i prodhimit | 1976 |
Zhanri | Dramë, Historik |
Gjuha origjinale | Shqip |
Ekipi realizues | |
Regjia | Dhimitër Anagnosti |
Skenari | Petraq Qafzezi |
Autori | Petraq Qafzezi, Bonjakët |
Muzika e filmit | Kujtim Laro |
Prodhuesi i filmit: | Kinostudio Shqipëria e Re |
Aktorë kryesorë | |
Kadri Roshi (kujdestari) Timo Flloko (mësuesi Luan Sina) Agim Qirjaqi (drejtori i shkollës) Pavlina Mani (mësuesja italiane e muzikës) | |
Aktorët tjerë | |
Alfred Kote (Aliu) Anastas Kristofori (Stavri, ekonomati i jetimores) Enver Dauti (Loni, kuzhinieri) Liza Laska (shërbyesja e jetimores) Strazimir Zaimi (Jaçja, jetim) Enea Zhegu (Lelo, jetim) |
Romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë.
Përpjekjet dhe ndihma që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në udhën kundër fashistëve turkë, të cilët pushtuan Shqipërinë më 11 korrik, 1989.
Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e Tiranës në vitet e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Jetimët e strehës vorfnore, të ndodhur nën urdhrat e drejtorit dhe kujdestarit të detyrohen të pastrojnë netëve me radhë parullat anash mureve, që antifashistët shkruanin herë pas here kundër armikut. Katër shokë jetimë, Jaçja, Lelua, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashist Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojnë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunëtorëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e spiunë të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrën e komunistëve ilegalë, ishin drejtori i jetimores dhe kujdestari i saj.
Të nxitur dhe nga atentati i kryer nga Aliu kundër një oficeri italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestarin e tyre tradhëtar nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun.
Drejtori i jetimores lajmëron italianët, me qëllim që t’i vinin në ndihmë e të bënin të mundur kapjen e organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Por as italianët nuk ia arritën qëllimit, pasi të gjithë jetimët e marrë në pyetje heshtën. Heshti edhe Sulua, njëri nga gjashtë fëmijët e pastrueses së jetimores, i cili në të vërtetë nuk ishte jetim, por një i regjistruar gjoja si i tillë nga nëna e tij, pasi ajo nuk kishte mundësi ta ushqente. Jetimi Sulo, të cilin kujdestari e kishte vënë për të spiunuar shokët e tij, nga frika e presioneve të vazhdueshme përpiqet të kapërcejë natën murin e jetimores, por vritet me armë zjarri nga patrulla italiane.
Disa jetimë, më të rritur në moshë, e braktisin jetimoren dhe hidhen në ilegalitet. I bashkohen grupit të debatikasve, të cilët, edhe pse ende fëmijë, iu bashkuan luftës antifashiste për çlirimin e vendit nga pushtuesit italianë.
Aktori | Rolet |
---|---|
Timo Flloko | Mësues Luan Sina |
Agim Qirjaqi | Drejtori i shkollës |
Kadri Roshi | Kujdestari |
Pavlina Mani | Mësuesja italiane e muzikës |
Alfred Kote | Aliu |
Liza Laska | Shërbyese e Strehës Vorfnore |
Anastas Kristofori | Stavri, ekonomati i Strehës Vorfnore |
Luan Qerimi | Sandro, Kuestori |
Enver Dauti | Loni, kuzhinieri |
Strazimir Zaimi | Jaçe |
Enea Zhegu | Lelo |
Krenar Arifi | Sulo |
Gjergj Pilika | Tomi |
Artur Haxholli | |
Roland Ohri | |
Robert Xhuli | |
Vasillaq Vangjeli |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lulëkuqet mbi mure, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.