David Hilbert (23 janar, 1862 – 14 shkurt, 1943) ishte një matematikan gjerman i njohur për influencën e tij në matematikë dhe univerzalisti i fundit.
Ai zbuloi dhe zhvilloi një varg të madh idesh fundamentela në të gjitha degët e matematikës prej të cilave do të përmendim teorinë e invariantave dhe aksiomatizimin e gjeometrisë. Ai formuloi koceptin hapësirës e Hilbertit njëri nga konceptet bazë të analizës funksionale.
Hilberti e pranoi me admirim dhe e mbrojti fuqishëm teorinë e bashkësive dhe numrat transifinit të cilat në matematikë i futi Georg Cantori. Si shembull për liderizmin e tij në matematikë mund të përmendim listën e problemeve të tij të cilat i dha në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve në vitin 1900 probleme me të cilat u morën matematikanët eminent në shek XX.
Hilberti dhe ndjekësit e tij dhanë pjesë të konsiderueshme të aparatit matematikor të cilat janë të nevojshme për mekanikën kuantike dhe teorinë e relativitetit të përgjithshëm. Ai konsiderohet edhe si njëri nga themeluesit e logjikës matematikore dhe teorisë së vërtetimit, dhe për ndryshimin në mes matematikës dhe metamatematikës (matematika e matematikës).
Hilberti ishte i pari prej dy fëmijëve të Otto dhe Therese (Erdtmann) Hilbert, lindi në Königsberg aso kohe provincë pruse. Në fund të vitit 1872, u regjistrua në gjimnazin Collegium fridericianum në të cilin Immanuel Kant ndoqi mësimet 140 vjet më parë në vitin 1879 u transferua në Wilhelm Gymnasium. Diplomoi në pranverën e vitit 1880. Studioj në universitetin e Konigsbergut dhe mbrojti tezën e doktoraturës nën mbikëqyrjen e Ferdinand Lindemannit në vitin 1885, me titullin Über invariante Eigenschaften spezieller binärer Formen, insbesondere der Kugelfunktionen ("Mbi vetitë e invariantave të formave binare speciale veçanërisht të funksioneve harmonike sferike").
This article uses material from the Wikipedia Shqip article David Hilbert, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.