Alan Turing

Alan Mathison Turing (23 qershor 1912 në Londër ; † 7 qershor 1954 në Wilmslow, Cheshire) ishte një matematikan, logjikant, dhe kriptograf britanik.

Ai pati shumë ndikim në zhvillimin e shkencës kompjuterike, duke formalizuar konceptet e "algoritmit" dhe "kompjutimit" me makinën Turing, e cila mund të konsiderohet model i kompjuterit me përdorim të përgjithshëm. Turingu konsiderohet gjerësisht të jetë babai i shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.

Alan Turing
Alan Turing

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alan Turing punoi në Shkollën e Qeverisë për Kode dhe Shifra në Bleçli Parkë, qendra e Britanisë për thyerje të kodeve sekrete. Për një kohë ai ishte kreu i Hut 8, seksionit përgjegjës për kriptoanalizimin e komunikimeve të flotës detare gjermane. Ai hartoi një numër të teknikave për të thyer shifrat gjermane, duke përfshirë metodën bombe, një makinë elektromekanike që mund të gjente konfigurimet e makinës Enigma.

Turing formuloi versionin Turing të tezës Çurch-Turing, që thotë se çdo model kompjuterik ose është ekuivalent, ose një nënbashkësi e mundësive të një makine Turing. Me testin Turing, ai dha një kontribut te rëndësishëm (dhe deri diku ngacmues) në debatin mbi inteligjencën artificiale: nëse është e mundur që një makinë të jetë e ndërgjegjshme dhe të mendojë.

Pas luftës, ai punoi në Laboratorin Kombëtar të Fizikës, ku krijoi një nga dizajnët e para për programin e parë kompjuterik të ruajtur në memorie - Ace-in. Në vitin 1948 Turingu iu bashkua Laboratorit të Kompjutimit të Maks Njumanit në Universitetin e Mançesterit, ku ndihmoi në zhvillimin e kompjuterëve Mançester dhe fitoi interesim në biologjinë matematike. Ai shkroi një studim mbi bazën kimike të morfogjenezës, dhe parashikoi reaksionet kimike osiluese të tilla si reaksionet Belousov-Zhabotinsky, të cilat janë vëzhguar për herë të parë në vitet e 60-ta.

Homoseksualiteti i Turingut rezultoi në ndjekje penale në vitin 1952, kur aktet homoseksuale ishin ende të jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ai pranoi trajtim me hormone femërore (tredhje kimike) si një alternativë ndaj burgut.

Turingu vdiq në vitin 1954, pak më shumë se dy javë para ditëlindjes së tij të 42-të, nga helmimi me cianid. Një hulumtim ka konstatuar se vdekja e tij ishte vetëvrasje; nëna e tij dhe disa të tjerë besonin se vdekja ishte aksidentale. Më 10 shtator 2009, pas një fushate në internet, kryeministri britanik Gordon Braun ka kërkuar ndjesë zyrtare publike në emër të qeverisë britanike për "mënyrën tmerrshme se si ai u trajtua". Që nga maji i vitit 2012 një projekt-ligj është përpara Dhomës së Lordëve i cili nëse miratohet do t'i jepte Turingut edhe falje ligjore pas vdekjes.

Çmimi Turing


Për nder të tij është themeluar një çmimi vjetor i dhënë nga Shoqata për Makineri Kompjuterike (ACM) për "një individ të përzgjedhur për kontribute të natyrës teknike të bërë në komunitetin e informatikës". Thuhet se "kontributet duhet të jetë e qëndrueshme dhe me rëndësi të madhe teknike për fushën e kompjuterëve". Çmim Turing është i njohur në përgjithësi si nderimi më i lartë në shkencat kompjuterike dhe si "Çmimi Nobel për informatikë".

Referime

Lidhje të jashtme

Alan Turing  Commons: Alan Turing – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

1912195423 qershor7 qershorInteligjenca artificialeKriptografiaLogjika matematikoreLondraMakina TuringMatematikaShkenca kompjuterike

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

UlqiniIlir MetaTrupi i njeriutQarku elektrikHistoria e sportitKontaminimi i tokësFjalë të urtaSëmundja infektiveGordana KingjiBashkimi EvropianMetriRobin HoodPjetër BogdaniPermbajtja e librit aventurat e hakelberi finitTekstiliUjkuAventurat e Tom SojeritSindroma DownGjithësiaKryqëzatatBosnja dhe HercegovinaKomunikimiShqipëriaLejleku SqepgjerëTargat e automjeteve të KosovësStimulim me gjoksKanabisi (Drogë)PjesëzaFizikaFestaLojërat OlimpikeFejaFaik bej KonicaNuselalaGjakuYlli detarKalciumiShoqëriaMali i ZiShkollat e para shqipeKanceri i gjiritKalaja e ShkodrësShkencaLindja e parakohshmeKulla EiffelDita Ndërkombëtare e PunëtorëveDetiGreqia e lashtëPaneli diellorPozicioni seksualAhmed KalajaIslandaLegjendaHijaEklipsi i HënësTingulliFamiljaIbrahim RugovaMuzeu i LuvritAmerika VerioreDisleksiaVullkanet dhe termetetShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraLuledielliSëmundja e LeukemisëDritan PriftiDhiaSinuzitiKlitoriMjedisi natyrorBallkani PerëndimorDita e VerësNarcisizmiKinaPlisi (lashtësi)TenisiForcat e Armatosura të Shqipërisë🡆 More