Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

18°W / 65°N 18°W / 65; -18

Islanda e quajtur gjithashtu Republika e Islandës, është një shtet ishullor nordik i Evropës në Atlantikun Verior. Me një popullsi prej 332.529 dhe një sipërfaqe prej 103.000 km2, është shteti më pak i populluar në Europë. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Rejkjavíku. Në Rejkjavík dhe zonat përreth në jugperëndim të vendit ndodhet më shumë se dy të tretat e popullsisë. Toka e Islandës është vullkanikisht dhe gjeologjikisht aktive. Brendësia përbëhet nga një pllajë karakterizuar nga rërë dhe fusha llave, male dhe akullnajat, ndërkohë që shumë lumenj akullnajore rrjedhin në det nëpër ultësira. Islanda ngrohet nga Rryma e Gjirit dhe ka një klimë të butë, pavarësisht nga gjerësia gjeografike e lartë pranë Rrethit Arktik. Islanda është e nohur me fjorde në perëndim, veri e lindja, rrafshe e ranishte në jug. Në brendi ka male, shkëmbinj e shkretetirë guri , akullnaja e fusha në rrafshnaltën e pashfrytëzuar me lumenj, ujëvara, burime të nxehta, gejzere e vullkane. Ka rreth 700 burime të nxehta në 300 lokalitete. Heklla është vullkani më i njohur që 7000 vjet .

Islanda
Ísland (islandisht)
Flag of Iceland.svgCoat of arms of Iceland.svg
Flamuri i IslandësStema e Islandës
Vendndodhja e Islandës
Himni Kombëtar"Lofsöngur" (Rapsodi)
KryeqytetiReykjavík (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtareIslandisht
Anëtarësimi në OKB19 nëntor 1946
Forma e qeverisjesRepublikë Parlamentare
PresidentGuðni Th. Jóhannesson
KryeministërBjarni Benediktsson
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 108-të
102.775 km²
2,7
Popullsia (2016)
– totale
– dendësia
Vëndi i 182-të
332.529 banorë
3,2 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
17,616 miliard dollarë
52.967 dollarë
MonedhaKorona islandeze (ISK)
Zona kohoreUTC+0
Prefiksi telefonik+354
Kodi i internetit.is
Kodi ISO 3166-1IS

Historia


Politika


Njësit administrative

Qeveria e Islandës e administron vendin nëpërmjet disa niveleve dhe drejtime administrative.

Njësitë regjionale

Janë tetë njësi të quajtura regjione dhe përdoren për qëllime statistike. Sistemi juridik përdorë sistemin e vjetër të ndarjes.

Njësitë zgjedhore

Deri në vitin 2003, zgjedhjet për kuvendin republikan mbaheshin në nivel të regjioneve, mirëpo me një amendament për zgjedhjet janë bërë disa ndryshime të cilat kanë krijuar gjashtë bashkësi që shërbejnë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Njësitë e fisnore

Janë 23 njësi të quajtura countes të cilat më tepër janë ndarje historike të fisnikëve Islandezë. Tani janë 26 përfaqësues zyrtarë të lartë që përfaqësojnë qeverinë me të drejta të ndryshme. Zakonisht nën mbikëqyrjen e këtyre përfaqësuesve gjenden policia lokale, në të cilin është një zyre speciale e komisionarëve për këtë qëllim, mbledhja e tatimeve, administrimi i deklarimeve të falimentimeve si dhe shërbimet për martesat e bashkëshortëve të pa fe.

Njësitë administrative lokale

Në Islandë janë 79 njësi administrative me kuvende lokale dhe i kryejnë shërbimet lokale si: organizimi i mbajtjes së mësimit në shkolla lokale, lejet ndërtimore e punë administrimi të niveleve të tilla.

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Islandës është 103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100,250 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 2,750 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Islandës është 4,988 km e gjatë ndërsa ajo nuk kufizohet nga asnjë vend tjeter.

Klima e Islandës është gjithnjë e varur nga ajo që vjen nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima është me dimër të butë dhe verë të ftohtë e të lagësht.

Pjesa më e madhe e relievit është terren e rrafshët me disa male e fusha te ngrira, ndërsa bregdeti i saj është i mbytur në gjirinjët dhe ujdhesat e shumta në oqean. Pika më e ulët e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,119 metra në vendin e quajtur Uvanadalshukur (ang.:Hvannadalshnukur).

Ekonomia


Demografia

 
vendbanimet më të rëdësishme

Në territorin prej 103 000 km2 jetojnë 331.694 banor ose 3.3 banorë në 1 km2. Islanda është shteti më i pabanuar i Evropës.Nataliteti sillet rreth 15 promila dhe mortaliteti 6,8 promila.

Kultura


Të tjera

Lidhje të jashtme

  Commons: Islanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Islanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale


#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (Study in China) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.
This article uses material from the Wikipedia article Islanda, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.