Acidi ribonukleik (ARN) është një molekulë polimerike thelbësore në role të shumta biologjike si kodimi, dekodimi, rregullimi dhe montimi i ARN-së.
Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimi dhe funksioni. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë. ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik. Uracili dhe riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.
Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës. Molekula e secilit lloj përbëhet vetëm prej një vargu polinukleotidik.
Ndërtimi dhe llojet e ARN. Te disa viruse bimore dhe shtazore p.sh. te virusi që shkakton poliomelitin, te virusi i SID-ës, te virusi i Rausit i cili shkakton kancerin etj, materiali trashëgues është ARN, kështu që gjenet e tyre janë segmente të ARN.
ARN është produkt parësor i gjeneve, d.m.th. i ADN dhe ka strukturë të ngjashme me ADN, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare njëzingjirore shumë më e vogël se molekula e ADN. Në vend të dezoksiribozës ka sheqerin-ribozë si dhe në vend të timinës (T) ka bazën uracilë (U). ARN është përbërës i kromozomeve i të gjithë organizmave të gjallë, ndërsa në përqindje më të madhe gjendet në bërthamëz dhe në ribozome. ARNi-informativ perben 5% te ARN ARNt-transportus perben 10% te ARN ARNr-ribozomal perben 85% te ARN
Roli biologjik Molekula e ARN-ës është e ndërtuar vetëm prej një vargu polinukleotidik. Ka peshë molekulare më të vogël se ADN-ja. Gjendet më tepër në citoplazmë. Roli i saj biologjik është te marre pjesë direkt në procesin e sintezës së proteinave. Biosinteza e proteinave kryhet në ribosome. Pra, ribosomet janë “fabrika” të qelizave në të cilat krijohen proteinat.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article ARN, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.