Yoann Gourcuff (lindur më 11 korrik, 1986 është futbollist francez i cili momentalisht luan për Bordeaux i huazuar nga AC Milan.
Milan">AC Milan. Ai është mesfushor ofensiv.
Gourcuff me Rennes në 2016 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Yoann Miguel Gourcuff | ||
Datëlindja | 11 korrik 1986 | ||
Vendlindja | Ploemeur, Francë | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1992–2001 | Lorient | ||
2001–2003 | Rennes | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2006 | Rennes | 66 | (6) |
2006–2008 | Milan | 36 | (2) |
2008–2010 | Bordeaux | 69 | (18) |
2010–2015 | Lyon | 90 | (14) |
2015–2018 | Rennes | 49 | (7) |
2018–2019 | Dijon | 8 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2003 | Franca U17 | 12 | (2) |
2003 | Franca U18 | 4 | (1) |
2004–2005 | Franca U19 | 17 | (7) |
2006–2008 | Franca U21 | 18 | (4) |
2008–2013 | Franca | 31 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13:23, 15 janar 2019 (UTC) |
Gourcuff lindi në Ploemeur, Morbihan, Brittany. Ai filloi karrierën e tij me Lorient (trajner i të cilit ishte babai i tij, Christian Gourcuff). Në një moshë të re Gourcuff firmosi një kontrate me Rennes në 2001 dhe 2 vjet më pas ai firmosi një kontratë profesioniste ne 2003.
Në sezonin e parë në Ligën e parë franceze në 2003-2004 ai luajti vetëm në 9 ndeshje, por sezonet e tjera ishin më të suksesshme për te, madje në sezonin 2005-2006 ai arriti te shënoje 6 gola dhe ndihmoi ekipin e tij Rennes te arrijë në vendin e 7 në Kampionatin Francez duke siguruar një vend në Kupën Intertoto 2006.
Në 2005 u shpall kampion Evrope me kombëtaren franceze për moshat nën 19 vjeç. Në këtë kampionat u dallua shumë sidomos në ndeshjen me Norvegjinë ku realizoi 3 gola në 20 korrik 2005.
Pas sezonit 2005-2006 ku u dallua shumë te ekipi i tij Rennes, Gourcuff u kërkua nga ekipe të njohura të Evropës si Ajax Amsterdam, Valencia dhe Arsenal, por ai vendosi të shkojë ne Itali ku u ble nga Milan për një shifër rreth 3 milionë euro dhe firmosi një kontratë 5-vjeçare.
Ai filloi karrierën e tij te Milani në një mënyrë shumë të mirë duke shënuar në debutimin e tij në UEFA Champions League, në 13 shtator 2006, kundër ekipit grek te AEK-ut. Po në këtë ndeshje ai u cilësua si një ndër lojtarët më të mirë në këtë ndeshje. Goli i tij i parë në kampionatin italian erdhi në ndeshjen Milan-Udinese në 19 Maj 2007, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 2-3.
Në 11 korrik 2007 ai zgjati kontratën e tij me ekipin italian deri në fund te sezonit 2011-2012
Në 31 Maj 2008, Adriano Galliani zbuloi se Gourcuff do të huazohej për një vit te ekipi francez Bordeaux. Në 4 qershor u zyrtarizua kalimi i tij ne ekipin francez.
Debutoi në kampionatin francez me Bordeaux në 9 gusht 2008 ku arriti të shënojë një gol për ekipin e tij të ri në ndeshjen kundër Caen e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për Bordeaux.
Në 20 gusht 2008, Gourcuff debutoi me kombëtaren franceze në ndeshjen kundër Suedisë, të cilën Franca e fitoi me rezultatin 3-2. Në këtë ndeshje Gourcuff luajti vetëm për 42 sekonda dhe nuk arriti të tregojë aftësitë e tij. Megjithatë ai u grumbullua sërish në kombëtaren franceze për ndeshjet kundër Austrisë dhe Serbisë, te vlefshme për kualifikimin në Botërorin e vitit 2010. Ai debutoi si titullar në kombëtaren franceze në 10 shtator 2008 kundër Serbisë, ku goditi një traversë dhe u cilësua nga shume media të huaja si lojtari më i mirë i ndeshjes. Goli i parë për kombëtaren franceze erdhi në 11 tetor 2008, ne ndeshjen kundër Rumanisë, me një goditje nga 30 metra, duke i dhënë dhe një barazim 2-2 ekipit të Francës.
Roli i tij natyral është ai i mesfushorit ofensiv, por është në gjëndjë të mbulojë të gjitha rolet në mesfushë, madje mund të luajë edhe si një sulmues i dytë. Ka një vizion të mirë loje dhe dallohet për një kontroll shumë të mirë të topit. Nga shumë gazetarë dhe ekspertë është cilësuar si Zidane
Skuadra | Sezoni | Kampionati Vendas | Kupa Vendase | Kompeticione Evropiane1 | Kompeticione te tjera2 | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Nd. | Gola | Nd. | Gola | Nd. | Gola | Nd. | Gola | Nd. | Gola | ||
Rennes | 2003-04 | 9 | 0 | 1 | 0 | - | - | - | - | 10 | 0 |
2004-05 | 21 | 0 | 2 | 0 | - | - | - | - | 23 | 0 | |
2005-06 | 36 | 6 | 6 | 0 | 5 | 0 | - | - | 47 | 6 | |
Total | 66 | 6 | 9 | 0 | 5 | 0 | - | - | 80 | 6 | |
Milan | 2006-07 | 21 | 1 | 4 | 0 | 7 | 1 | - | - | 32 | 2 |
2007-08 | 15 | 1 | 2 | 0 | 3 | 0 | - | - | 20 | 1 | |
Total | 36 | 2 | 6 | 0 | 10 | 1 | - | - | 52 | 3 | |
Bordeaux | 2008-09 | 13 | 2 | - | - | 4 | 2 | 1 | 0 | 18 | 4 |
Total | 13 | 2 | - | - | 4 | 2 | 1 | 0 | 18 | 4 | |
Career Total | 115 | 10 | 15 | 0 | 19 | 3 | 1 | 0 | 150 | 13 |
1Kompeticionet evropiane përfshijnë Kupën Uefa dhe Ligën e Kampionëve.
2Kompeticionet e tjera përfshijnë Trofeun e Kampionëve (Superkupa franceze).
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Yoann Gourcuff. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Yoann Gourcuff, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.