Olympique Lyonnais

Olympique Lyonnais (shqiptimi frëngjisht: ), njohur shkurtësisht si Lyon (shqiptimi frëngjisht: ) ose OL, është një klub futbolli francez me seli në Lion.

Klubi luan në Ligue 1, elita e futbollit francez, Ligue 1. Klubi u themelua si Lyon Olympique Universitaire në vitin 1899 sipas shumë tifozëve dhe historianëve sportivë, por kombëtarisht u themelua më 1950. Periudha më e suksesshme e klubit ka qënë shekulli XXI. Klubi fitoi kampionatin e parë në Ligue 1 në vitin 2002, dhe pastaj vendosi një rekord kombëtar për numrin më të madh të fitoreve rreshtas, pasi klubi fitoi edhe gjashtë kampionatet e rradhës. Lyon ka fituar gjithashtu edhe shtatë Trophée des Champions, pesë tituj të Coupe de France dhe tre tituj të Ligue 2, një rekord.

Lyon
Pseudonimi(et)Les Gones (Fëmijët)
Themeluar1950
StadiumiStadiumi Groupama
Kapaciteti59,186 vënde
PronariFlamuri Jean-Michel Aulas
TrajneriFlamuri Laurent Blanc
LigaLigue 1
2022–237të
Faqja zyrtare[[1] Faqja zyrtare e klubit]
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Ngjyra shtëpi
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Olympique Lyonnais
Ngjyra jashtë

Lyon ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 12 herë, dhe, gjatë sezonit 2009–10, arriti gjysëm-finalen për herë të parë në historinë e saj, pas tre prezencave më parë si skuadër çerek-finaliste. Olympique Lyonnais i luan ndeshjet si skuadër vendase në Parc Olympique Lyonnais, një stadium me kapacitet për 59,186 spektatorë, i njohur për arësyeje sponsorizimi si Stadiumi Groupama. Vendndodhja e stadiumit është në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Ngjyrat e klubit janë e kuqja, bluja dhe e bardha. Lyon ka qënë pjesë e G-14, një grup udhëheqësish të futbollti evropian dhe, gjithashtu, është një nga klubet themeluese të organizatës pasardhëse, Shoqata e Klubeve Evropiane.

Olympique Lyonnais është një nga klubet më popullor në Francë. Një vëzhgim në vitin 2009 zbuloi se rreth 11% e tifozëve të shtetit mbështesin klubin, një proporcion që Lyon e ndan me Paris Saint-Germain, duke qënë klubi i dytë më popullor, mbrapa Olympique de Marseille. Pseudonimi i klubit është Les Gones që do të thotë "Fëmijët" në dialektin rajonal të Lionit. Presidenti i klubit Jean-Michel Aulas, kurse trajner i skuadër Bruno Génésio. Olympique Lyonnais ka gjithashtu edhe ekipin e femrave që është një nga ekipet më të suksesshme të Evropës me tre Liga Kampionesh për Femra. Në Francë, klubi mban rekordin për numrin e titujve të fituar (15); ata gjithashtu kanë fituar Coupe de France nëntë herë.

Historia

Olympique Lyonnais 
Place des Terreaux është vendi ku Olympique Lyonnais feston fitimin e trofeve.

Olympique Lyonnais u themelua fillimisht si klub multisportiv me emrin Lyon Olympique Universitaire, i cili i kishte gjurmët në 1896 me emrin Racing Club de Lyon. Pas disa mospajtimeve të brendshme në lidhje me bashkëjetesën e lojtarëve amatorë dhe profesionistë brënda klubit, trajneri i asaj kohe, Félix Louot, krijoi klubin e tij. Më 3 gusht 1950, plani i tij u realizua kur Olympique Lyonnais u themelua zyrtarisht nga Dr. Albert Trillat dhe disa të tjerë. Trajneri i parë i klubit ishte Oscar Heisserer dhe më 26 gusht 1950, ata luajtën ndeshjen e parë kompetitive, duke mposhtur CA Paris-Charenton, me rezultatin 3–0 para 3,000 tifozëve. Në vitin e dytë të ekzistencës si klub, Lyon u kurorëzua kampion i divizionit të dytë, duke siguruar kështu ngjitjen në elitë. Klubi mbajti vendin në divizionin e parë për pjesën e mbetur të dekadës, me përjashtim të një periudhe të shkurtër në sezonin 1953–54.

Lyon arriti suksese mesatare në vitet 1960' dhe 1970' me lojtarë si Fleury Di Nallo, Néstor Combin, Serge Chiesa, Bernard Lacombe dhe Jean Djorkaeff që luajtën role të rëndësishme. Në drejtimin e trajnerit Lucien Jasseron, Lyon fitoi Kupën e Francës për herë të parë, pasi mposhtën në finale Bordeaux 2–0. Klubi gjithashtu performoi repektivisht në kampionat nën drejtimin e Jasseron, deri në sezonin 1965–66, ku Lyon përfundoi i 16ti, pozicion që solli shkarkimin e Jasseron. Zëvëndësuesi i tij ishte Louis Hon, i cili ndihmoi klubin të fitonte titullin e dytë të Coupe de France duke mposhtur Sochaux me rezultatin 3–1 në sezonin 1966–67. Lyon u drejtua nga ish legjenda e tyre Aimé Mignot në vitet 1970'. Në drejtimin e tij, Lyon fitoi edhe një tjetër titull të Coupe de France në sezonin 1972–73, duke mposhtur Nantes 2–1.

Në qershor 1987, Lyon u ble nga biznesmeni i Rhône Jean-Michel Aulas, i cili mori kontrollin e klubit dhe synonte ta kthente Lyonin një të klub të vendosur të Ligue 1. Plani i ambicioz, i titulluar OL – Europe, u modelua për të zhvilluar klubin në nivel evropian dhe për ta kthyer klubin në elitë pas katër vitesh. Trajneri i parë gjatës kohës së tij ishte Raymond Domenech. Presidenti i frymëzuar i dha Domenechut carte blanche për të marrë këdo që ai mendonte që ishte i vlefshëm për të çuar klubin në divizionin e parë. Klubi arriti objektivin që në sezonin e parë me Domenech. Lyon arriti suksesin e parë me të duke u kualifikuar për në Kupën UEFA. Gjatë pjesës së mbetur të qëndrimit të tij, klubi nuk performoi. Domenech u zëvëndësua nga ish lojtari i Francës Jean Tigana, i cili udhëhoqi klubin në një vënd mbresëlënës të dytë në sezonin 1994–95.

Në fillim të mijëvjeçarit të ri, Lyon filloi të arrinte sukses të madh në futbollin francez. Klubi e vendosi veten si klubi dominues në Francë duke thyer regjimin e Marseille and Paris Saint-Germain, duke u bërë gjithashtu si klubi më i pasur dhe më i mbështetur në Francë. Lyon u bë i famshëm për zhvillimin e lojtarëve të rinj të talentuar të cilët nuk arritën vetëm sukses në Francë, por edhe suksese ndërkombëtare. Shembujt më të shquar janë Michael Essien, Florent Malouda, Sidney Govou, Juninho, Cris, Éric Abidal, Mahamadou Diarra, Patrick Müller dhe Karim Benzema. Lyon fitoi Ligue 1 për herë të parë në historinë e tyre në vitin 2002; ky titull u pasua edhe nga gjashtë të tjerë rresht duke vendosur një rekord kombëtar. Gjatë kësaj epoke klubi fitoi edhe një titull të Kupës së Francës, titullin e parë të Coupe de la Ligue dhe gjashtë Trophée des Champions, një rekord. Klubi gjithashtu performoi mirë në kompeticionet e UEFA-s, duke arritur çerek-finalet tre herë dhe gjysëm-finalen një herë në vitin 2010 në UEFA Ligën e Kampioneve. Rekordi i Lyonit dhe dominimi në futbollin francez mori fund në sezonin 2008–09, ku humbën titullin ndaj Bordeaux.

Identiteti

Ngjyrat

Olympique Lyonnais 
Fanella e Lyon në sezonin 2013–14.

Që nga themelimi i klubit, ngjyrat kryesore kanë qenë e kuqja, bluja dhe e bardha, me këtë të fundit që është edhe ngjyra më dominuese nga të treja. Gjatë viteve të para pas themelimit, Olympique Lyonnais kryesisht luante me fanellë tërësisht të bardhë. Në vitin 1955, zyrtarët e Lyon vendosën që të shtonin viza të kuqe dhe blu, duke i kombinuar me të shkurtra blu. Gjashtë vite më vonë, vizat u vendosën në mënyrë horizontale. Pas gjashtë viteve të tjera, klubi u rikthye në uniforma tërësisht të bardha, por vizat e kuqe dhe blu u mbajtën, gjithsesi në vend që të vendoseshin horizontalisht, u vendosën vertikalisht në krahun e majtë të fanellës. Lyon filloi të vishte këto fanella gjatë sezonit 1970–71 e deri në sezonin 1975–76. Për sezonin 2002–03, pronari Jean-Michel Aulas lajmëroi se klubi do të rikthehej me fanella të modifikuara; gjatë viteve të ardhshme, klubi veshi fanella të ngjashme me modifikime të vogla.

Në vitin 1976, klubi pati një ndryshim drastik në fanella, duke e zëvëndësuar ngjyrën dominuese të bardhë me atë të kuqe, duke i ngjarë anglezëve të Liverpool. Këto fanella u mbajtën deri në sezonin 1988–89, me përjashtim të dy sezoneve 1977–78 dhe 1978–79 ku klubi vendosi vija blu ushtarake vertikale; kjo fanellë u quajt jo e suksesshme. Pas sezonit 1988–89, klubi u rikthye me fanellat me të bardhën ngjyrë dominuese, dhe në fillim të sezonit 1995–96, klubi u rikthye në vijat vertikale, por këtë herë i vendosi në qendër të fanellës. Klubi e mbajti këtë stil deri në sezonin 2001–02. Për sezonin 2009–10, Lyon u riktheu në përdorim vizat horizontale të kuqe, blu dhe të bardhë. Në UEFA Ligën e Kampioneve, Lyon ka përdorur një shumëllojshmëri ngjyrash si ngjyrë dominuese, përfshirë të kuqe, blu, të kaltër, të zezë, të argjendtë dhe të verdhë.

Sponsorët e fanellës dhe prodhuesit

    Prodhuesit e fanellës
  • 1984–93: Duarig
  • 1993–98: Nike
  • 1998–03: Adidas
  • 2003–10: Umbro
  • 2010–vazhdon: Adidas
    Sponsorët e fanellës
  • 1984–89: Giraudy Affichage
  • 1989–91: Le69
  • 1991–92: Zenith Datasystem, Canal+
  • 1992–93: Giraudy, Candia
  • 1993–99: Sodexho, Justin Bridou
  • 1999–01: Infogrames
  • 2001–03: Continental
  • 2003–06: Renault Trucks/LG
  • 2006–09: Ticket Restaurant/Novotel
  • 2009–10: PlayStation 3/Kool Sheen
  • 2010–11: Betclic
  • 2011–12: Everest Poker/Renault Truck/Credit Agricole
  • 2012–vazhdon: Hyundai/Veolia Environnement

Tifozët

Olympique Lyonnais 
Tribuna e Bad Gones para ndeshjes Olympique Lyonnais – Real Madrid në 2006.

Olympique Lyonnais ka tifozë shumë aktivë dhe besnikë, të ndarë në shumë grupe. Një nga grupet më të njohura dhe të shquara është Bad Gones (Fëmijët e këqinj). Bad Gones u themeluan rreth vitit 1987 në kohën që klubi u ble nga Jean-Michel Aulas; ata zunë zonën e Virage Nord të Stade de Gerland. Gjatë sezonit 2007–08, grupi festoi 20 vjetorin e themelimit. Bad Gones është grupi më i madhë i tifozëve në Francë dhe kanë një repucation të fortë edhe në Evropë, për shkak të kontrollit të klubit në Ligue 1, si dhe nga paraqitjet e Lyon në UEFA Ligën e Kampioneve.

Një tjetër grup i shquar tifozësh janë edhe Cosa Nostra Lyon, që ulën në zonën Virage Sud të stadiumit. Grupi u krijua në vitin 2007 si rezultat i bashkimit të grupeve: Lugdunums, që kishte ekzistuar që nga 1993 dhe Nucleo Ultra, që u krijua në vitin 2000. Krijimi u bë për të arritur një ndërgjegje stabilizimi mes tifozëve. Ky grup nuk njihet më nga klubi, por vazhdon ende të jetë aktiv. Grupe të tjera janë edhe Hex@gones, i themeluar në vitin 2000 (ky grup qëndron në zonën Virage Sud), Gastrogones, që zënë tribunën Jean Bouin, dhe O'Elles Club, që ulen në tribunën Jean Jaurès.

Klubi ka gjithashtu grupe të tjerë tifozësh me seli jashtë qytetit të Lionit. Mbështetësit e quajtur Gones 58 vijnë nga Nièvre i Bourgogne, kurse Gones 26 vijnë nga Drôme në afërsi të Valence. Tre grupe të vegjël tifozësh të quajtur Septimagones, Loups Marchois, dhe Dauphigones vijnë respektivisht nga komuna e Hérépian, rrethi Creuse, dhe komuna Isère.

Pronësia dhe financat

Olympique Lyonnais zotërohet nga bizniesmeni i Rhône, Jean-Michel Aulas, i cili e bleu klubin më 15 qershor 1987. Ai shërben si president dhe shef ekzekutiv i CEGID (Compagnie Européenne de Gestion par l'Informatique Décentralisée). Pasi i shleu klubit borxhin që kishte, Aulas rregulloi menaxhimin e klubit dhe riorganizoi financat, dhe gjatë dy dekadave, e transformoi klubin nga një klub i divizionit të dytë në një nga klubet më të pasura të botës së futbollit. Megjithatë, Aulas është kritikuar shumë nga kritikat për shkak të drejtimit të klubit si të ishte biznes. Klubi aktualisht operon në Shkëmbimin e Mallërave Evropian me emrin OL Groupe, me inicialet OLG.

Në prill 2008, revista e biznesit Forbes, e renditi Lyon-in në vendin e trembëdhjetë në listën e klubeve më me vlerë në botën e futbollit. Revista e vlerësoi klubin rreth 408 milionë $ (275.6 milion , përjashtuar borxhet. Në shkurt 2009, Lyon u rendit në vendin e 12-të në Deloitte Football Money League, duke raportuar të ardhura vjetore rreth 155.7 milion € në sezonin 2007–08, duke qënë mes klubeve më të mira për të ardhura.

Në vitin 2016, një fond privat kinez bleu 20% të aksioneve të Olympique Lyonnais Group për 100 milion €. Fondi menaxhohej nga IDG Capital Partners.

Aulas aktualisht shërben në bordin e Shoqatës së Klubeve Evropiane, një organizatë sportive që përfaqëson klubet e futbollit në Evropë. Ai është presidenti i fundit i ish organizatës G-14.

    Redaktuar më 1 tetor 2018.
Stafi drejtues
Presidenti dhe pronari Jean-Michel Aulas 
Drejtor menaxhues Thierry Sauvage
Drejtori sportiv Christophe Toni
Drejtor i skautave Florian Maurice
Drejtori komercial Olivier Bernardeau
Drejtori i marketingut Didier Kermarrec
Drejtori i sigurisë Annie Saladin
Drejtori i operacioneve speciale Mathieu Giraud
Vëzhguesi special Bernard Lacombe

Stadiumi

Olympique Lyonnais 
Një nga dy luanët që ruajnë hyrjen kryesore të Stade Gerland.
Olympique Lyonnais 
Pamja e Stade de Gerland.


Olympique Lyonnais ka luajtur në Stade de Gerland që nga viti 1950, vit në të cilin klubi u themelua. Në vitin 1910, kryebashkiaku i Lionit, Édouard Herriot, erdhi me idenë për të ndërtuar dhe zhvilluar një stadium sportiv me pistë atletike dhe me një velodrom në qytet. Dy vite më vonë, stadiumi u mandatua zyrtarisht dhe arkitektit lokal Tony Garnier iu dha leja për ta modeluar dhe ndërtuar. Ndërtimi filloi në vitin 1914 me shpresën që do të përfundonte para Ekspozitës Ndërkombëtare të 1914. Për shkak të luftës së parë botërore, ndërtimi u pezullua përkohësisht, por rifilloi pas përfundimit të luftës në vitin 1919. Nga viti 1920, stadiumi ishte tërësisht funksional. Gjashtë vite më vonë, Stade de Gerland u përurua nga Herriot.

Olympique Lyonnais filloi të luante në Gerland në vitin 1950 dhe qëndroi atje deri në vitin 2016. Stadiumi në fillim kishte një pistë çiklizmi, që u hoq më vonë, për shkak të rritjes së kapacitetit. Në 1984, stadiumit iu bënë rregullime të vogla nga arkitekti Rene Gagis. Pjesë të rregullimeve ishin edhe ndërtimet e tribunave të quajtura Jean Bouin dhe Jean Jaurès. Rregullime të tjetra ishin të nevojshme për Kupën e Botës 1998, pasi në atë kohë FIFA kishte mandaturar që të gjithë stadiumet të përdoreshin për ndeshje ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës, dhe duhej të ishin të rrethuara me ulëse. Tribunat e jugut dhe veriut, të njohura respektivisht si Jean Jaurès dhe Jean Bouin, u prishën tërësisht dhe u rindërtuan, kurse pista atletike që kishte qëndruar, u prish. Këto rregullime u bënë nga arkitekti Albert Constantin. Pas rregullimeve stadiumi kishte kapacitet prej 40,500 ulësesh.

Më 1 shtator 2008, presidenti i Olympique Lyonnais Jean-Michel Aulas lajmëroi planet për të ndërtuar një stadium të ri me 60,000 ulëse, që do të quhej OL Land; stadiumi do të zinte 50 hektarë tokë ishte planifikuar për t'u ndërtuar në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Stadiumi do të kishte objekte sportive, dy hotele, një qëndër për kohën e lirë dhe zyra biznesi dhe reklamuese.

Më 13 tetor 2008, projekti u miratua nga shteti, konsulli i përgjithshëm i Rhône, Grand Lyon, SYTRAL dhe bashkia e Décines; shumca e parave publike për të ndërtuar stadiumin ishte rreth 180 milionë €, 60–80 prej të cilave do të vinin nga Komuniteti Urban i Lionit. Pas lajmërimit, megjithatë, përpjekjet e klubit për ndërtimin e stadiumit u panguan nga proceruat e ngadalëta administrative, interesat politike dhe disa grupe kundërshtuese, të cilët e kishin konsideruar ndërtimin e stadiumit një diçka negative për taksapaguesit në aspektin financiar, ekologjik dhe social. Emri zyrtar i stadiumit në fillim ishte Stade des Lumières.

Më 22 shtator 2009, gazeta franceze L'Equipe raporti se OL Land u zgjodh nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) si një nga 12 stadiumet që do të përdoreshin në kandidaturën për në UEFA Euro 2016. FFF zyrtarisht bëri zgjedhjen e stadiumeve më 11 nëntor 2009 me qytetin e Lionit si një nga këto zgjedhje për të pritur ndeshjet e turnamentit.

Qendra Tola Vologe

Centre Tola Vologe është qëndra stërvitore dhe zyrat e Olympique Lyonnais. Ndodhet në qytetin e Lionit, jo shumë larg nga Stade de Gerland. Qendra është emëruar në nder të Anatole Tologe, i cili quhej si Tola Vologe, dhe ka qënë një sportist nga Lioni, i cili u vra nga Gestapo, policia sekrete e Gjermanisë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo qendër njihet gjithashtu edhe për nivelin e lartë të stërvitjes dhe disa lojtarë të mëdhej janë stërvitur dhe zhvilluar në këtë qëndër. Disa nga këta lojtarë janë Karim Benzema, Hatem Ben Arfa, Sidney Govou dhe Ludovic Giuly. Në qëndër zhvillohen seanca stërvitore për ekipin e të rriturve, gjithashtu qendra shërben edhe si vënd stërvitjeje për ekipet e rezervave, të rinjve (meshkuj dhe femra) dhe femrave, që luajnë ndeshjet si pritës në Plaine des Jeux de Gerland. Ish lojtari i Lyon, Alain Olio, është drejtori aktual i qendrës.

Rekordet dhe statistikat

Lojtari Ndeshje
 Serge Chiesa 541
 Grégory Coupet 518
 Fleury Di Nallo 489
 Yves Chauveau 438
 Sidney Govou 412
 Aimé Mignot 400
 Juninho 344
Lojtari  Gola 
 Fleury Di Nallo 182
 Serge Chiesa 134
 Alexandre Lacazette 129
 Bernard Lacombe  128
 Juninho 100
 Sonny Anderson 91
 Bafétimbi Gomis 91

Ndeshja e parë kompetitive e Lyon ishte fitorja 3–0 kundër CA Paris-Charenton më 26 gusht 1950. Që nga themelimi i klubit në vitin 1950, ata kanë luajtur 48 sezone në elitën e futbollit francez, dhe gjithsej kanë zhvilluar 1,768 ndeshje. Nga këto 1,768 ndeshje, ata kanë arritur 686 fitore, kanë barazuar 442 ndeshje dhe kanë humbur 602 herë. Nga nëntë sezonet që kanë zhvilluar në Ligue 2, Lyon ka luajtur 310 ndeshje, duke fituar 160, barazuar 84 dhe humbur 56. Lyon arriti fitoren e 1,000 në histori gjatë sezonit 2003–04 pasi mposhtën Strasbourg.

Futbollisti marokien i lindur në Francë, Serge Chiesa, i cili luante si mesfushor, mban rekordin për numrin më të lartë të ndeshjeve me 541 ndeshje gjatë 14 sezoneve nga viti 1969 e deri në 1983. Mbrapa tij vjen ish portieri Grégory Coupet i cili luajti 518 ndeshje në 11 sezone nga viti 1997 e deri në 2008. Sëbashku me Sidney Govou, Coupet gjithashtu mban rekordin si i vetmi lojtar i Lyon që ka fituar të katër titujt e futbollit francez, përfshirë Coupe de France në vitin 2008, Coupe de la Ligue në vitin 2001, dhe gjashtë nga shtatë titujt e Trophée des champions si dhe shtatë kampionate rresht gjatë epokës së artë të klubit. Govou, Coupet, dhe Juninho ndajë nderin e të qenit të vetmit lojtarë që kanë qënë pjesë e skuadrës që fitoi shtatë kampionatet rresht.

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit është Fleury Di Nallo, i cili shënoi 182 herë nga viti 1960 e deri në 1974. Ai gjithashtu është i treti për numrin e ndeshjeve të luajtura, duke regjistruar 489 prezenca gjatë qëndrimit të tij 14 vjeçar. Pavarësisht mesatares së tij mbreslënëse, Di Nallo nuk mban rekordin për numrin më të madhë të golave të shënuar gjatë një kampionati. Ky rekord i përkiste lojtarit të lindur në Bourg-en-Bresse André Guy i cili shënoi 25 gola gjatë sezonit 1968–69. Megjithatë, rekordi i tij u thye nga Alexandre Lacazette, cili shënoi golin e tij të 26të në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Stade de Reims në sezonin 2014–15.

Olympique Lyonnais 
Juninho, shënoi 44 gola me goditje dënimi me Lyon që është një rekord.

Fitorja më e thellë e Lyon është 10–0, një rezultat që është arritur dy herë: një herë kundër Ajaccio në edicionin 1953–54 të Coupe de France dhe, dy sezone më vonë, kundër Delle në edicionin 1955–56 të të njëjtit kompedicion. Fitorja më e madhë në ligë e klubit është 8–0, një fitore e përsëritur në dy raste. E para u arrit gjatë sezonit 1966–67 kundër Angers dhe e dyta ndaj Marseille gjatë sezonit 1997–98. Fitorja më e thellë e klubit në arenën evropiane ndodhi gjatë sezonit 1974–75, ku Lyon shkatërroi klubin me seli në Luksemburg FA Red Boys Differdange me rezultatin 7–0.

Rivalitetet

Historikisht Lyon ka pasur një rivalitet të shëndetshëm me klubin tjetër të Ligue 1 Saint-Étienne, ekip me të cilin ata luajnë në Derby Rhône-Alpes. Që nga dominimi i klubit në fillim të mijëvjeçarit të ri, klubi ka nisur rivalitete edhe me klube si Marseille, Bordeaux, Paris Saint-Germain dhe Lille. Ata gjithashtu kanë rivalitete të vogla me klubet e tjera të Rhône-Alpes si Grenoble dhe AS Lyon Duchère.

Rivaliteti me Saint-Étienne filloi gjatë viteve 1960', kur Lyon e vendosi veten përfundimisht si një skuadër e Ligue 1. Rivaliteti me Arpitan rrjedh nga të dyja klubet që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën, janë larg nga njëra-tjetra vetëm 61 km; ata kanë kultura historike dhe sociale të ndryshme në të dyja qytetet ku ato janë të vendosura. Lion konsiderohet si qytet me klas të lartë, kurse Saint-Étienne konsiderohet si qytet me klasë puntore. Derbi lokal midis tyre gjithashtu nënvizon "klubin më të suksesshëm në Francë së fundmi" (Lyon) kundër "ish klubit më të suksesshëm të Francës" (Saint-Étienne) dhe shpesh konsiderohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme të Ligue 1.

Rivaliteti i Lyon me Marseillen daton mbrapa më 23 shtator 1945, kur klubet luajtën për herë të parë midis tyre. Derbi, i quajtur Choc des Olympiques ("Përplasja e Olimpikëve") ose "Olimpico", konsiderohet të jetë i rëndësishëm për të dyja klubet si edhe një standart i lartë në futbollin francez dhe kampionat, kompeticion në të cilën klubet përballen më shpesh. Marseille, Saint-Étienne, Lyon, dhe PSG janë klubet e vetme që e kanë fituar kampionatin katër herë rresht, me të parin që e ka arritur këtë gjë në raste të ndryshme.

Sponsorët

Më 7 gusht 2009, Lyon lajmëroi se do të firmoste një kontratë dhjetë-vjeçare me markën gjermane sportive Adidas, dhe bashkëpunimi do të niste në sezonin 2010–11; nga kjo marrëveshje klubi do të fitonte 5 milion € në vit sëbashku me bonuset e ndryshme nga shitja e produkteve.

Pas sezonit 2008–09, bashkëpunimi i gjatë i Lyon me korporatën multi kombëtare franceze Accor dhe Renault Trucks u mbyll. Më 22 korrik 2009, kompania e basteve BetClick, me seli në Paris, arriti një marrëveshje me Lyon për të qënë sponspor në fanellë. Për shkak të ligjit francez që ndalon kumarin online, Lyoni nuk mund ta përdorte BetClick si sponspor fanelle. Më 12 gusht 2009, pak para fillimit të ndeshjes hapëse të Ligue 1 kundër Le Mans, klubit ju hoqën fanellat me logon e BetClick nga Ligue de Football Professionnel (LFP), që gjithashtu paralajmëroi klubin se do t'i bënte zbritje pikësh nqs do ta përsëriste sërisht. Lyon u ankua, dhe, që pas asaj ndeshjeje, luajti me fanella pa sponsor në ndeshjet brënda Francës. Ata ishin të lirë të vishnin fanella me logon e BetClick jashtë Francës; më 25 gusht 2009, klubi luajti për herë të parë me BetClick si sponsor fanelle në një ndeshje në Belgjikë kundër Anderlecht e vlefshme për Ligën e Kampioneve. Më 15 janar 2010, Lyon siguroi një marrëveshje sponsorizimi me kompanin japoneze të video lojërave Sony Computer Entertainment për të shfaqur logon e PlayStation në fanella. Kjo marrëveshje zgjati deri në fund të sezonit 2009–10. Në vitin 2010, ligji francez që dënonte reklamimin e kumarit u hoq dhe Lyon filloi të luante me fanella me logon e BetClick edhe në ndeshjet brënda Francës. Në gusht 2012, klubi arriti një marrëveshje sponsorizimi dy-vjeçare me kompaninë koreane të prodhimit të makinave Hyundai dhe do të niste në fillim të sezonit 2012–13, duke zëvëndësuar kështu BetClick si sponsor fanelle.

Sponsor të tjerë të vegjël përfshijnë LG, APICIL, dhe MDA Électroménager. Gjatë ndeshjeve të Coupe de France, klubi luan me fanella të sponsorizuara nga SFR, Caisse d'Épargne dhe Pitch si sponsor kryesor të FFF. Gjatë ndeshjeve të Coupe de la Ligue, Lyon luan me fanella të sponsorizuara nga Speedy Triangle, që shtë sponsori kryesor i LFP.

Trofe


Lyon ka fituar titullin e Ligue 1 shtatë herë, duke qënë ekipi i katërt me më shumë trofe në historinë e futbollit francez. Lyon gjithashtu njihet edhe për rekordin kombëtar të shtatë titujve rresht të fituar, duke nisur nga sezoni 2001–02. Klubi gjithashtu është kurorëzuar kampion i Ligue 2 tre herë, ka fituar pesë tituj të Coupe de France, një titull i Coupe de la Ligue dhe tetë Trophée des Champions, një rekord i ndarë. Edhe pse klubi është një pjesëmarrës i rregull në UEFA Ligën e Kampioneve, ata nuk e kanë fituar asnjë herë, dhe më e shumta që kanë arritur është një gjysëm-finale, e arritur në sezonin 2009–10. Lyon ka fituar edhe UEFA Kupën Intertoto, një sukses i arritur në vitin 1997.

Brënda Francës

Liga

    Fitues (7): 2001–02, 2002–03, 2003–04, 2004–05, 2005–06, 2006–07, 2007–08
  • Ligue 2
    Fitues (3): 1950–51, 1953–54, 1988–89

Kupa

    Fitues (5): 1963–64, 1966–67, 1972–73, 2007–08, 2011–12
  • Coupe de la Ligue
    Fitues (1): 2000–01
    Fitues (8) – Rekord i përbashkët: 1973, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2012

Kompeticionet ndërkombëtare

Lojarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 31 gusht 2018

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Olympique Lyonnais  Pt Anthony Lopes
2 Olympique Lyonnais  Mb Mapou Yanga-Mbiwa
4 Olympique Lyonnais  Mb Rafael
5 Olympique Lyonnais  Mb Jason Denayer
6 Olympique Lyonnais  Mb Marcelo (zëv-kapiten)
7 Olympique Lyonnais  Sm Martin Terrier
8 Olympique Lyonnais  Mf Houssem Aouar
9 Olympique Lyonnais  Sm Moussa Dembélé
10 Olympique Lyonnais  Sm Bertrand Traoré
11 Olympique Lyonnais  Sm Memphis Depay
12 Olympique Lyonnais  Mf Jordan Ferri
14 Olympique Lyonnais  Mb Léo Dubois
15 Olympique Lyonnais  Mb Jérémy Morel
16 Olympique Lyonnais  Pt Anthony Racioppi
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17 Olympique Lyonnais  Sm Lenny Pintor
18 Olympique Lyonnais  Sm Nabil Fekir (kapiten)
19 Olympique Lyonnais  Sm Amine Gouiri
20 Olympique Lyonnais  Mb Marçal
22 Olympique Lyonnais  Mb Ferland Mendy
23 Olympique Lyonnais  Mb Kenny Tete
24 Olympique Lyonnais  Mf Pape Cheikh Diop
25 Olympique Lyonnais  Mf Maxence Caqueret
26 Olympique Lyonnais  Mb Oumar Solet
27 Stampa:Country data Cote d'Ivoire Sm Maxwel Cornet
28 Olympique Lyonnais  Sm Tanguy Ndombele
29 Olympique Lyonnais  Sm Lucas Tousart
30 Olympique Lyonnais  Pt Mathieu Gorgelin

Në huazim

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Olympique Lyonnais  Mb Gédéon Kalulu (në huazim tek Bourg-Péronnas deri më 30 qershor 2019)
Olympique Lyonnais  Mf Timothé Cognat (në huazim tek Servette deri më 30 qershor 2019)
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Olympique Lyonnais  Mf Christopher Martins (në huazim tek Troyes deri më 30 qershor 2019)
Olympique Lyonnais  Mf Elisha Owusu (në huazim tek Sochaux deri më 30 qershor 2019)

Skuadra rezervë

Redaktuar më 1 nëntor 2018

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Olympique Lyonnais  Pt Malcolm Barcola
Olympique Lyonnais  Pt Dorian Grange
Olympique Lyonnais  Pt Lucas Margueron
Olympique Lyonnais  Mb Melvin Bard
Olympique Lyonnais  Mb Zachary Brault-Guillard
Olympique Lyonnais  Mb Issiar Dramé
Olympique Lyonnais  Mb Pierre Kalulu
Olympique Lyonnais  Mb Mathis Louiserre
Olympique Lyonnais  Mb Dylan Mboumbouni
Olympique Lyonnais  Mb Quentin Vieira
Olympique Lyonnais  Mf Cédric Sofian Augarreau
Olympique Lyonnais  Mf Maxence Caqueret
Olympique Lyonnais  Mf Paul Devarrewaere
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Olympique Lyonnais  Mf Ousseynou Ndiaye
Olympique Lyonnais  Mf Lilian Perrier
Olympique Lyonnais  Mf Hamza Rafia
Olympique Lyonnais  Mf Yaya Soumaré
Olympique Lyonnais  Sm Yassin Fekir
Olympique Lyonnais  Sm Reo Griffiths
Olympique Lyonnais  Sm Yann Kitala
Olympique Lyonnais  Sm Esteban Lepaul
Olympique Lyonnais  Sm Theo Ndicka
Olympique Lyonnais  Sm Thomas Oualembo
Olympique Lyonnais  Sm Lenny Pintor
Olympique Lyonnais  Sm Titouan Thomas

Ish lojtarët

Për një listë të plotë të ish lojtarëve të Olympique Lyonnais me një artikull të wikipedias, shikoni këtu.

Numrat e tërhequr

16Olympique Lyonnais  u pensionua në vitin 1999 në nder të portierit Luc Borrelli. Borrelli vdiq në një aksident me makinë në shkurt të atij viti. Në vitin 2011, numri u hoq nga pensionimi dhe ju dha portierit rezervë Anthony Lopes.

17Olympique Lyonnais  u pensionua në vitin 2003 në nder të mesfushorit Marc-Vivien Foé. Foé vdiq gjatë kohës që po luante me Kamerunin në Kupën e Konfederatave 2003 në Stade de Gerland, Lion. Numri doli nga pensionimi në vitin 2008 për të lejuar kamerunasin tjetër Jean Makoun për të mbajtur. Pas largimit të tij, numri nuk kishte pronar për një vit, kurse në vitin 2011 ju dha sulmuesit Alexandre Lacazette.

Fituesit e çmimeve

    UNFP Lojtari i Vitit

Lojtarët mëposhtëm kanë fituar çmimin UNFP Lojtari i Vitit gjatë kohës që luanin me Lyonin:

    Çmimi Bravo

Lojtarët mëposhtëm kanë fituar çmimin Bravo gjatë kohës që luanin me Lyonin:

Trajnerët

Olympique Lyonnais 
Gérard Houllier, ish trajner i Lyonit.

Olympique Lyonnais ka pasur 22 trajnerë dhe dy trajnerë të përkohëshëm që nga punësimi i Oscar Heisserer si trajner profesionist në vitin 1950. Ai gjithashtu ka shërbyer në klub edhe si lojtar-trajner, duke dalë nga pensionimi gjatë sezonit të tij të fundit në klub. Trajneri më jetëgjatë i klubit ka qënë Aimé Mignot, i cili shërbeu për tetë vite në periudhën 1968–1976. Alain Perrin, i cili drejtoi skuadrën në sezonin 2007–08, ishte trajneri i parë që arriti të fitojë dopjetën (kampionat plus kupë).

Stafi drejtues

    Redaktuar më 15 mars 2018.
Pozicioni Emri
Trajner Bruno Génésio
Ndihmës trajner Gérald Baticle
Ndihmës trajner Caçapa
Trajner i portierëve Grégory Coupet

Skuadra e grave

Olympique Lyonnais Féminin aktualisht luan në elitën e futbollit francez, Championnat de France de football féminin. Ekipi i grave u themelua në vitet 1970' si pjesë e FC Lyon, por u bë pjesë e OL në vitin 2004. Ato i luajnë ndeshjet si pritëse në Qëndrën Stërvitore Groupama OL, 200 metra larg nga Parc Olympique Lyonnais, stadiumi kyresor.

Referime

Lidhje të jashtme

Zyrtare

Tags:

Olympique Lyonnais HistoriaOlympique Lyonnais IdentitetiOlympique Lyonnais TifozëtOlympique Lyonnais Pronësia dhe financatOlympique Lyonnais StadiumiOlympique Lyonnais Rekordet dhe statistikatOlympique Lyonnais RivalitetetOlympique Lyonnais SponsorëtOlympique Lyonnais TrofeOlympique Lyonnais LojarëtOlympique Lyonnais TrajnerëtOlympique Lyonnais Skuadra e graveOlympique Lyonnais ReferimeOlympique Lyonnais Lidhje të jashtmeOlympique LyonnaisCoupe de FranceLigue 1LionTrophée des Champions

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TingulliRrjeti kompjuterikAcidet dhe BazatLigjiIraniHamletiPashallëqet shqiptareSlloveniaLista e vullkaneve aktivë në botëSkënderbeuPrincipata e ArbëritPsoriazaPozicioni kalorëseAntilopaAutizmiDardanëtNepotizmiSigmund FreudJelekuForca e Sigurisë së KosovësShqiptarët në Maqedoninë e VeriutShkalla e MerkalitKulla EiffelKundrinori-kryefjala-kallëzuesiDreriSiguria kibernetikeHolokaustiPoeziaAfrikaLista e lumenjve në ShqipëriAli Baba dhe Dyzet HajdutëtTretësiratNdajfoljaDemografia e KosovësIkametiFaik bej KonicaBeratiMëlçiaVasfije KrasniqiZona urbaneGjuha shqipeLezhaFormimi i yjeveNjerëz dhe FateSistemi i imunitetitAlbano BogdoNelson MandelaLumi i ShalësIlir MetaSyri i kaltër, DelvinëMacjaHistoria e TiranësAustraliaMali i ZiFan NoliBashkia TiranëDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutFibroza kistikeLiqeniLojërat Olimpike Verore23 PrillBosnja dhe HercegovinaVolejbolliLidhja e LezhësVendbanimiPetro MarkoVarfëriaAlbin KurtiLumi i DrinitLionel MessiRusiaHIV/AIDSRilindja Kombëtare ShqiptareShkodraLeukocitShpendëtMirush KabashiMonarkia absolutePoseidoni🡆 More