Xhamia E Iljaz Mirahorit: Monument kulturor në Shqipëri

Xhamia e Iljaz bej Mirahorit (tr.

Mirahor Camii) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e qarkun e Korçës, Shqipëri. Si faltorja e dytë më e vjetër islame në viset shqiptare, çmohet ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri duke u bërë gurthemeli i qendrës të kasabasë së Korçës duke qenë edhe monumenti më antik i këtij vendbanimi.

Xhamia e Mirahorit
Xhamia E Iljaz Mirahorit: Historia, Galeria me imazhe, Lidhje të jashtme
Pamje nga largë e xhamisë pas rikonstruktimit më 2015.
LlojiArkitekture
VendndodhjaKorçë, Shqipëri
Koordinatat40°36′57″N 20°46′32″E / 40.615968°N 20.775512°E / 40.615968; 20.775512
Sipërfaqja11.75 x 11.75 m
NdërtuarPeriudha osmane, 1495/96
Stili arkitekturorOsmane
Organi drejtuesDRKK Korçë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar586 e 487417.03.1948, 23.09.1971
Nr. i referencësKO104
TipologjiaXhami
Xhamia e Iljaz Mirahorit is located in Earth
Xhamia e Iljaz Mirahorit (Earth)

Historia

Xhamia u ndërtua më 901 H (1495/86; sipas Vlorës që më 1465) nga Iljaz bej Mirahorivakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare, dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare. Veprat e ndërtuara në Piskopiye qenë një xhami, një imaret dhe një muallimhane. Për mirëmbajtjen e këtyre themelimeve, Iljaz Beu lëvroi të ardhurat e katër fshatrave në krahinën e Görice-s, një fshat në Përmet, një hamam dhe shtatë dyqane në Stamboll, një hamam dhe një mulli në Janinë.

Xhamia E Iljaz Mirahorit: Historia, Galeria me imazhe, Lidhje të jashtme 
Sherefeja në vitin 1917

Mbishkrimi mbi të cilin bazohet datëthemelimi është i vitit 1872/73, duke qenë se i vjetri nuk është ruajtur. Mbishkrimi i gdhendur në një pllakë të madhe guri me pesë rreshta është në vargje osmane, mendohet se ka disa gabime dhe mund të jetë shkruar prej dikujt - me shumë gjasë shqiptar - me njohuri të përgjithshme, por jo të plota të turqishtes osmane.

Zotëria i Punëve të Mira dhe të Bukura, i ndjeri Mjeshtër i Kuajve, Iljaz Bej, e ngriti veprën më 901

    Mehmed Beu me kënaqësi e mbuloi atë me plumb më 980
    Më 1249 Dervish Islam Beu e riparoi për të parën herë
    Më 1285 Salih Beu shkëlqyeshëm e riparoi për të dytën herë
    Shpirtrat e tyre u kujtofshin me bekime në dua.
    1289 (1872/73)

Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin veriperëndimor të sallës ngrihej minareja, e cila u shemb prej tërmetit të 1961. Mori statusin monument kulture në vitin 1948. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "586 e 4874""17.03.1948, 23.09.1971".

Galeria me imazhe

Lidhje të jashtme

Referime

Xhamia E Iljaz Mirahorit: Historia, Galeria me imazhe, Lidhje të jashtme  Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .


Tags:

Xhamia E Iljaz Mirahorit HistoriaXhamia E Iljaz Mirahorit Galeria me imazheXhamia E Iljaz Mirahorit Lidhje të jashtmeXhamia E Iljaz Mirahorit ReferimeXhamia E Iljaz MirahoritArkitektura osmaneGjuha turkeIslamKasabaQarku i KorçësShqipëri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shtetet e Bashkuara të AmerikësSasia e nxehtësisëCristiano RonaldoRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëNdihma e parëKëshilli i EvropësHistoria e ItalisëShqipëria e PavarurAli Baba dhe Dyzet HajdutëtProteinaLumiLidhëzaMetaletShiuShqiponjaPërcjellësit elektrikSistemi i organeve të frymëmarrjesRajoni JuglindorPikësimiAbdyl FrashëriEmpatiaCirku kombëtar shqiptarSëmundjaRacizmiPashallëku i JaninësGjethjaTrekëndëshi i BermudësEnergjia e ripërtëritshmeHonore de BalzakHidroenergjiaAcidet dhe BazatKalaja e ShkodrësAjriKrahasimiAtmosferaAmerika VerioreHëna e PlotëAthinaPinguiniPranveraHistoria e kompjuteritKlimaLahuta e MalcísDokumentet e Gjuhes ShqipeIsak NjutoniFusha magnetikeSerbiaZambaku shqiptarBig BangDinozauriMenopauzaKalaja e PrezësTuberkuloziLista e personaliteteve ilireÇEkonomiaDhiaEritrocitiFjaliaLista e kryeqyteteveSkeleti i njeriutSarandaMuzeu i LuvritSerie ASistemi urinarNuselalaKalaja e BeratitHalil BudakovaArmët e SkënderbeutBektashiFibra optikeYlli detarLuledielliHarry PotterDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialePrizreniTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriBifurkacioni i lumit të NerodimësNamazi i Iqindisë🡆 More