Hamami: Banja me avull publike të përbashkëta në Perandorinë Osmane

Hamami i njohur edhe si banjo turke (Turqisht: hamam; Arabisht: حمّام‎; trasnlit.

hammamm) është një lloj banjo publike lidhur me kulturën e Perandorisë Osmane dhe më gjerësisht me botën Islame. Metoda e pastrimit dhe relaksimit u bë popullore gjatë epokës viktoriane dhe u përhap në Perandorinë Britanike dhe Evropën Perëndimore. Ndërtesa është e ngjashme me banjon romake.

Hamami: Banja me avull publike të përbashkëta në Perandorinë Osmane
Hamami al-Nahhasin në Aleppo, Siri

Dallimi mes hamamit dhe banjos turke viktoriane është ajri. Ajri i nxehtë në banjon turke viktoriane është i thatë; në hamami ajri është shpesh me avull. Kush bën banjë në një banjo turke viktoriane shpesh bën një zhytje në një pishinë të ftohtë pas dhomave të nxehta; ndër hamame nuk ka pishinë përveç rasteve kur uji rrjedh nga ndonjë burim, ai që bën banjë ndër hamame spërkatet mbrapa me ujë të ftohtë.

Banjo publike sipas kontekstit Islam

Një nga pesë shtyllat e Islamit është namazi. Është e nevojshme pastrimi para namazit. Dy llojet e pastrimit në Islam janë: gusli, pastrimi i gjithë trupit dhe abdesi, pastrimi i duarve, fytyrës dhe këmbëve. Në mungesë të ujit, lejohet gjithashtu pastrim me dhé ose me rërë të pastërt (tejemum). Xhamitë gjithnjë mundësojnë një vend për t'u pastruar, por shpeshherë hamamet gjenden pranë për ata që duan të pastrohen krejtësisht.

El-Gazaliu, teologu i shquar mysliman shkruajti në shekullin e njëmbëdhjetë Rilindja e Shkencave Fetare, një vepër shumëvëllimëshe që shqyrton format e duhura të sjelljes në shumë aspekte të jetës e vdekjes në Islam. Në njërin nga vëllimet, të titulluar Të Fshehtat e Dëlirjes, shtjellon teknikën e përshtatshme për të kryer pastrimet para se me u falë dhe pastrimin e madh mbas veprimeve trupore, që mbahen të papastra, si seksi apo dalja jashtë. Për El-Gazaliun, hamami është një përvojë kryesisht mashkullore dhe ai paralajmëron se gratë duhet të hyjnë në hamam vetëm pas lindjes ose sëmundjes. Edhe atëherë, el-Gazaliu çmon të pranueshme që burrat të ndalojnë gratë dhe motrat e tyre nga përdorimi i hamamit. Pikën kryesore të çështjes për hamamët në vlerësimin e el-Ghazaliut është lakuriqësia. Në veprën e tij paralajmëron se lakuriqësia e plotë duhet të shmanget. "... ai duhet ta mbrojë atë nga sytë e të tjerëve dhe së dyti, të ruhet prej kontaktit nga të tjerët". Ai shkruan se lakuriqësia është e mirë vetëm kur zona ndërmjet gjunjëve dhe stomakut të poshtëm të një njeriu është i fshehur. Sa i përket grave, zbulimi i fytyrës dhe duarve është e përshtatshme. Duke e ditur se May Telmissany, një profesoreshë në Universitetin e Otavës, argumenton se imazhi i një gruaje të hiper-seksualizuar që largohet nga hamami është një perspektivë orientaliste që shikon largimin ose ndjekjen e hamës si një shenjë e sjelljes seksuale të shquar.

Referime

Tags:

Bota islameEvropa PerëndimoreGjuha arabeGjuha turkePerandoria Britanike

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kundrinori-kryefjala-kallëzuesiMuhammediLedion LiçoThyesaNezim FrakullaBakteriHepatitiKalendari katoliko-romak i shenjtorëveKalaja e PrezësViktor HygoNdotja akustikeDritaLigjiGravitetiKisha e Shna Ndout, LaçDita e ÇlirimitADNNumrat e telefonit në KosovëVjosaDhëmbët e njeriutTartufi (komedi)MatematikaMajlinda KelmendiSkënderbeuLetraLibrazhdiYndyraArabia SauditeFilozofiaTruriAutobiografiaUltësira Perëndimore e ShqipërisëLumi i ShalësTeknologjiaAjriQelizaDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveShkollaSeladiniNarcisizmiKarnavaletLojërat Olimpike VeroreLufta e FtohtëLista e elementeve kimikëBallkaniLufta e Parë BotërorePlisi (lashtësi)ÇamëriaPerandoria BizantineArbëria në MesjetëGjenetikaTermocentraliGjergj FishtaMangaDita Botërore e MjedisitEvropa lindoreBurimet natyroreFieriPrilliLuigj GurakuqiVera (stinë)Vitamina DHënaPrishtinaKoreja e JugutArkimediEnzimatNdryshimi i klimësLea YpiMarsiMbretëria e IlirisëTundraErnest KoliqiAtmosferaDerivatiHomeriTeuta e IlirisëShqipëria e PavarurSëmundjet e trashëgueshme🡆 More