Fjalia dëftore.
Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.
Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një intonacion tregues. Toni zbret në fund të fjalisë. Ai ngrihet në fjalën që mban theksin logjik, kur është i dukshëm.
Fjalia dëftore e ka foljen zakonisht në mënyrën dëftore, por mund ta ketë edhe në mënyrën lidhore, habitore e kushtore. Fjalia është njësia më e vogël e ligjërimit. Fillon me shkronjë të madhe dhe mbaron me ., ?, !, ?!. Ka intonacion të përfunduar. Fjalët lidhen sipas kumtimit dhe rregullave gramatikore. Fjalia formohet nga një, dy ose më shumë fjalë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Fjalia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.