Në terminologjinë Islame duʿāʾ (Arabisht: دُعَاء, shumës ad'iyah أدْعِيَة) që do të thotë thirrje, është lutje.
Termi është nxjerrur nga fjala arabishtja që do të thotë thërras, dhe muslimanët e konsiderojnë këtë si lloj adhurimi. Thuhet se Muhammedi ka thënë, Duaja është esencë e adhurimit. Poashtu Zoti thotë në Kur'an:
Dhe Zoti juaj thotë: Më thirrni mua, unë ju përgjigjem. -Kuran Gafir kaptina 40 ajeti 60.
Lloji i parë: Du'a al-mas'alah, ose duaja e lutjes. Kjo lutje është kur ka nevojë ose t'i largohet ndonjë shqetësim. Për shembull: O Zot! Më dhuro të mira në këtë botë dhe botën tjetër.
Lloji i dytë: Du'a al-'ibadah, ose duaja e adhurimit. Ky lloj i duasë paraqet një koncept shumë të gjerë. Në Islam, çdo akt i adhurimit e përfshin këtë lloj duaje. Për shembull kur myslimani falet, kur e jep zeqatin ose kur agjëron.
(Ka shumë lloje të duasë, por këto ishin disa prej tyre)
Në Islam, myslimani i lutet vetëm Zotit, siq thuhet në Kuran.
Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! (Xhinn 72:18). Thuaju: Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni, nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)? (En'am 6:40). Ska dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le tju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën. (Araf 7:194). E ata që i adhuroni, përveç Tij, nuk mund t’u ndihmojnë as ju e as vetes. (Araf 7:197).
Në momentin kur i lutet myslimani Zotit, ai duhet të ketë durim.
Në mënyrë që t'i pranohet lutja (duaja), myslimani duhet të jetë i pastërt dhe i mirë.
Siç thuhet në disa hadithe, Muhammedi u kthente kah kibla kur bënte dua.
Kur myslimani i lutet Zotit duhet ta ketë qëllimin e mirë (njetin). Pa marrë parasysh se për çfarë lutet.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Duaja, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.