Agjërimi Në Islam

Agjërimi, agjinimi ose ninimi në Islam, është ushtrimi i vetëpërmbajtjes ndaj ushqimit dhe pijes.

Agjërimi në muajin e Ramazanit është e katërta nga Pesë Shtyllat e Islamit.

Etimologjia

Në gjuhën arabe agjërimi njihet si Sawm (صَوْم), që fjalë për fjalë do të thotë "me u përmbajtë".

Në gjuhën shqipe, agjërimi lidhet me agun.[nevojitet citimi]

Përkufizimi

Muslimanëve u ndalohen kënaqësitë trupore (e ngrëna, e pira dhe të pasurit marrëdhënie seksuale bashkëshortore) nga sabahu (në agim) deri në aksham (në perëndim).

Ramazani

Erdhi muaji më i zgjedhur, erdhi pas një përmallimi të madh. Ja tani erdhi, ndërmjet duarve të tij gjendet shpëtimi, mëshira dhe falja nga Allahu i Lartësuar: Allahu thotë: "Ska dyshim se mëshira e Allahut është pranë atyre të mirëve" (El-A,rafë : 56) Erdhi ky muaj që t'i thotë gjithësisë, unë jam muaji i shpëtimit nga zjarri, unë jam muaj i mëshirës. Erdhi që ta dobësojë epshin, të mbroj nga rreziqet e shejtanit, të shtohet besimi, ibadeti e të zgjerohet gjoksi.

Erdhi që t'ia kujtojë myslimanit vëllezërit e tij, të cilët i ka kapluar uria dhe mjerimi gjatë tërë vitit. Erdhi ky muaj i bekuar i cili me vete solli mirësinë, pastërtinë, edukatën dhe durimin për rezistencën e pengesave dhe vështirësive të jetës.

Erdhi ky muaj i cili nuk është vetëm përmbajtje nga ngrënia, por është përmbajtje edhe prej fjalëve të këqija, prej gibetit, shpifjeve, prej hidhërimit të zemrave, etj.

Allahu në këtë muaj i hap dyert e mëshirës, i hap dyert e xhenetit dhe i mbyll ato të xhehenemit, andaj motër e dashur, këto ditë agjëroji me shpresën në mëshirën e Allahut. Shfrytëzoje këtë muaj për ta ndërruar jetën tënde. Nëse deri dje ke qenë robëreshë e epsheve, kthehu e pendohu dhe shfrytëzoje këtë kohë, kur shejtanët janë të mbyllur.

Ushqimet e preferuara për prishjen e agjërimit

Hurma

Hurmat kanë qenë ushqim për banorët e Lindjes së Mesme për mijëra vjet. Pema e palmës mendohet se e ka origjinën nga Gjiri Persik dhe është kultivuar në kohët e hershme nga Mesopotamia në Egjiptin e Lashtë që në vitin 6000 para erës sonë.

Evidencat arkeologjike e dëshmojnë kultivimin e saj në Arabinë lindore që 4000 vjet para erës sonë. Fryti i kësaj peme quhet hurmë dhe ka një formë ovale cilindrike me gjatësi nga 3–7 cm dhe 2–3 cm diametër dhe kanë ngjyra të ndryshme në varësi të varietetit. Një racion prej 100 gramësh të hurmave të freskëta është një burim i mirë i vitaminës C dhe e furnizon trupin me 230 kcal (960 kJ). Kur thahen, vitamina C humb. Allahu i Madhëruar e ka përmendur hurmën në Kuranin Fisnik në ajetin :

"E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë (Merjemen) te një trup i hurmës. Ajo tha : "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!" E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili) : "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përroskë (uji)". E ti shkunde trupin e hurmës se do të bien ty hurma të freskëta. Ti pra, ha pi e qetësohu..." (Sure Merjem : 23-26)

Profeti Muhammed, alejhi selam, i ka kushtuar rëndësi të veçantë hurmave si pjesë e dietës së myslimanëve gjatë Ramazanit. Hurmat janë ushqim tepër ushqyes, sidomos për sheqerin e tyre natyror. Hurmat janë një ushqim i shkëlqyer për ata që agjërojnë. Edhe mjekët që i trajtojnë pacientët e tyre me agjërim rekomandojnë që agjërimi të prishet me sheqere natyrore që gjenden në fruta dhe me ujë.

Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë : "Kur bën ndokush iftar, le të filloje me hurma, sepse ajo është begati, e nëse s'gjen dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër." (Buhariu, Muslimi dhe te tjerë) Hurmat i japin trupit sheqerin e nevojshëm dhe stimulojnë zorrët duke ulur shumë urinë dhe ulin konsumimin e ushqimit. Profeti, alejhi selam, ka thënë: "Shtëpia që ka hurma, nuk e ndjen urinë." [Transmetuar nga Muslimi].

Obligueshmëria

Të gjithë besimtarët myslimanë janë të urdhëruar të agjërojnë. Si do që të jetë vendimin për lirimin nga agjërimi e marrin vetë besimtarët me sinqeritetin e tyre para Allahut. Zakonisht në praktikë për marrjen e një vendimi besimtarët këshillohen më parë duke pasur parasysh që vendimin e marrin për vetën e vet duke ju lutur Allahut të i ndihmon ata me bamirësinë e tij.

Si norma të dalura nga institucioni i agjërimit ka dy kategori që lirohen përkohësisht apo me kompezime materiale nga agjërimi.

  • Besimtarët përmisimi i gjendjes të së cilëve pritet.

Në këtë kategori hynë femrat shtatzënë dhe gratë me fëmijë në gji sipas mundësisë d.m.th varësisht nga gjendja shëndetësore është mirë të agjërojnë mirëpo nëse ato kanë probleme shëndetësore atëherë deri sa të shërohet ato mund të ndërprejnë agjërimin ashtu që ditët e humbura të i kompensojnë më vonë gjatë vitit.

  • Besimtarët përmisimi i gjendjes së cilëve nuk pritet.

Në këtë kategori hynë pleqtë në moshë të shtyer dhe që agjërimi ndikon thelbësisht në shëndetin e tyre, besimtarët me sëmundje të rënda krnonike e tjera përmisimi i të cilave nuk pritet për një kohë të gjatë. Besimëtarët e kësaj kategorie lirohen nga agjërimi dhe udhëzohen që këtë ta kompezojnë me mjete materiale.

Referimet

Shih dhe këtë

Lidhje të jashtme

Tags:

Agjërimi Në Islam EtimologjiaAgjërimi Në Islam PërkufizimiAgjërimi Në Islam RamazaniAgjërimi Në Islam Ushqimet e preferuara për prishjen e agjërimitAgjërimi Në Islam ObligueshmëriaAgjërimi Në Islam ReferimetAgjërimi Në Islam Shih dhe këtëAgjërimi Në Islam Lidhje të jashtmeAgjërimi Në IslamIslamiPesë Shtyllat e IslamitRamazani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MëlçiaSistemi nervorBashkimi SovjetikKonventa për të Drejtat e FëmijësRacizmiFusha magnetikeRebelimi i vitit 1997Lista e elementeve kimike sipas numrit atomikLista e kafshëve të egraAlkooliNdryshimet klimatikeNorvegjiaLeukocitTrashëgimia kulturoreHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiAlkanetLista e shteteve të EvropësDeti AdriatikBioteknologjiaKarakteristikat e zeritShqipëria në vitet 1912-1939Zef PllumiMagnetiLiqeni i OhritVaso pashë ShkodraniWilliam ShakespeareKarnavalet (film)Tumori i truritBig Brother VIP Albania (sezoni 2)ViolinaKushtetuta e KosovësHomeriMatilda MakoçiMikelanxheloPozicioni seksualQelizaBotaKonferenca e Londrës (1912–1913)Dështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Pula (shpend)Eposi i kreshnikëveMitrush KuteliPejgamberët në IslamRoma e lashtëVlera ushqyeseLista e ishujve grekëAbortiMuzeu Kombëtar i KosovësFazat e Rilindjes ShqiptareOksigjeniBashkia TiranëPlaku dhe detiLigji i ArkimeditSistemi i imunitetitInternetiGravitetiTë drejtat e fëmijëveRomantizmi në kulturën europianeLigjiKosova dhe bukuritë e sajAlbin KurtiItaliaFluturaKomunat e KosovësDialektet e gjuhës shqipeSëmundjet e syritNdotja e ujitLuljeta BozoAriRepublika Popullore e ShqipërisëÇifteliaGjirokastraKarboniMali i TomoritTrupat e Sistemit DiellorSuperliga e Futbollit të KosovësForcat e Armatosura të Shqipërisë🡆 More