Aktiviteti fizik përcaktohet si lëvizje trupore e prodhuar nga tkurrja e muskujve skeletorë që rrit shpenzimet e energjisë mbi nivelin bazal.
Ushtrimet përkufizohen si aktivitete fizike të planifikuara, të strukturuara, përsëritëse dhe të qëllimshme. Ndërsa Fitnesi përkufizohet si aftësia për të kryer detyrat e përditshme me energji dhe vigjilencë, pa lodhje dhe me energji të mjaftueshme dhe për të shijuar aktivitete gjatë kohës së lirë, duke përfshirë qëndrueshmërinë kardiorespiratore, qëndrueshmërinë muskulare-skeletore, shpejtësinë, fleksibilitetin, gatishmërinë, ekuilibrin dhe reagimin në kohë te vazhdueshme .An ERROR has occurred...
Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë disponimin, të nxisin një efekt qetësues pas ushtrimit dhe si rezultat të përmirësojnë arritjet. Po ashtu, përftime shëndetësore janë edhe ndërtimi i kockave të forta, nyjave të shëndetshme, zemrës së fortë, shëndetit të mirë mendor dhe parandalon shqetësimin kryesor - obezitetin..
Aktiviteti fizik ndikon edhe në fiziologjinë e trurit duke rritur: kapilarët e gjakut, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit, prodhimin e neurotrofinëve, rritjen e qelizave nervore në hipokampus (qendra e të mësuarit dhe kujtesës), nivelin e transmetuesve, zhvillimin e lidhjeve nervore, dendësinë e rrjetit nervor dhe vëllimin e indeve nervore. Këto ndryshime fiziologjike lidhen me përmirësimin e vëmendjes, përmirësimin e procesimit të informatës, ruajtjen dhe rikthimin dhe rritjen e qëndrueshmërisë.
Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që sugjerojnë që nivelet e larta të aktivitetit fizik zvogëlojnë rrezikun e depresionit të incidentit (depresioni nga ngjarjet e jetës së individit). Duket se mungesa e ushtrimeve kardiorespiratore rrit rrezikun për rënie në depresion, duke sugjeruar që aktiviteti fizik dhe fitnesi të kenë një rol kyç në parandalimin e depresionit.
Aktiviteti fizik i mbron fëmijët nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe osteoporoza. . Po ashtu të dhënat e bazuara në dëshmi janë të përshtatshme për të arritur në përfundim se akativiteti fizik ka efekte të dobishme në nivelet e lipideve në plazmë dhe nivelin e lipoproteinave, mbi faktorët jotradicional të rrezikut kardiovaskulare (funksioni endotelial) dhe në disa komponentë të shëndetit mendor (vetë-koncepti, ankthi dhe depresioni).
Mungesa e aktivitetit fizik te fëmijët është faktor rreziku për shumë probleme shëndetësore, si tensioni i lartë i gjakut, shtimi në peshë, rritja e yndyrës në trup, kolesteroli i keq (kolesteroli LDL) që është faktor rreziku për sëmundje të zemrës, probleme respiratore (të frymëmarrjes), sëmundje kardiovaskulare dhe probleme shëndetësore të kockave (eshtrave).
Aktivitetet aerobike mundësojnë që frymëmarrja të jetë më e thellë dhe zemra të rrah më shpejt. Aktivitetet për forcimin e kockave i bëjnë kockat më të forta, prandaj, janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët, pasi këto aktivitete prodhojnë një forcë në eshtra që nxit rritjen e eshtrave dhe forcën. Aktivitetet e balancimit dhe zgjatjes rrisin stabilitetin fizik dhe fleksibilitetin, gjë që redukton rrezikun e lëndimeve.
Për më tepër, përfitimet shëndetësore të aktivitetit fizik shtrihen përtej shëndetit fizik, ai po ashtu ka një ndikim pozitiv në fushat e aftësive motorike, mirëqenien psikologjike, zhvillimin kognitiv, kompetenca sociale dhe pjekuri emocionale.
Fëmijët të cilët janë fizikisht më aktivë demonstrojnë më shumë përqendrim të vëmendjes, shpejtësi më të madhe të përpunimit njohës dhe kryejnë më mirë teste të standardizuara akademike.
Aktiviteti fizik ju jep fëmijëve mundësi për tu argëtuar, të jenë me miqtë dhe familjen dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për të marrë pjesë në aktivitete fizike më intensive ose në ngjarje sportive. Po ashtu, mund të përmirësoj aftësitë sociale që mund të rezultojnë në rezultatet akademike: fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat dhe kështu të ndihen më të lidhur me shkollën dhe komunitetin.
Gjithashtu, ofron mundësi për të shijuar aktivitet në një mjedis shoqëror, përmirëson cilësinë e gjumit, zvogëlon ndjenjën e mungesës së energjisë, ju ndihmon fëmijëve të takojnë miq të rinj, të bëhen fleksibil, përmirëson aftësitë fizike, përmirëson vetëvlerësimin fizik, rrit relaksimin dhe mundëson rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.
Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë stresin, të ndryshojë gjendjen e humorit, të ndikojë në zgjimin dhe vëmendjen dhe si rezultat të përmirësoj arritjet shkollore. Aftësia e aktivitetit fizik për të ''aktivizuar'' dhe prodhuar humor më pozitiv është raportuar gjerësisht. Stërvitja ju mundëson fëmijëve të ndihen mirë.
Studimet tregojnë se pjesëmarrja e shpeshtë në sport pas orëve të shkollës në adoleshencë shoqërohet me nivel të lartë të pjesëmarrjes në aktivitete fizike edhe në moshën madhore. Tek meshkujt, pjesëmarrja e adoleshentëve në lojërat me top, sportet e durimit intensiv, pista dhe fusha, dhe sportet luftarake u shoqërua me një nivel shumë të lartë të aktivitetit në moshën e rritur. Gjithashtu edhe tek femrat, pjesëmarrja e adoleshenteve në lojërat me top rrit pjesëmarrjen në lojërat me top edhe në moshë të rritur. Pjesëmarrja në sporte të paktën një herë në javë midis femrave dhe dy herë në javë në mesin e meshkujve u shoqërohet me nivel të lartë të aktivitetit fizik në jetën e mëvonshme. Pjesëmarrja e adoleshentëve në sportet e durimit intensiv, dhe disa sporte që kërkojnë dhe inkurajojnë aftësitë e larmishme të sporteve, duket se janë më të dobishme në lidhje me rritjen e aktivitetit fizik në moshën madhore.
Nivelet e aktivitetit fizik jane :
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Veprimtaria fizike, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.