Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (anglisht United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization) ose UNESKO është një agjensi e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.
Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Botë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës. Më tutje kërkon edhe respektimin universal të drejtësisë, ligjeve të shtetit dhe të drejtave të njeriut, liri këto themelore të shpallura në kartën e OKB-së. Është trashëgimtare e Komisionit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Intelektual të Lidhjes së Kombeve.
United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization | |
Shkurtesa | UNESCO |
---|---|
Formuar më | 16 nëntor 1945 |
Lloji | Agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara |
Statusi ligjor | Aktive |
Selia | Paris, Francë |
Krye | Audrey Azoulay (Drejtori i Përgjithshëm) |
Organizata amë | Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara |
Faqja në internet | en.unesco.org |
Politics portal |
UNESCO ka 193 shtete anëtare dhe gjashtë anëtarë të tjera. Organizata është me seli në Paris, me mbi 50 zyra në terren dhe shumë institucione të specializuara dhe qendra në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e zyrave janë në terren "grumbull" zyra që mbulojnë tre ose më shumë vende; ka edhe zyra rajonale dhe kombëtare. UNESCO ndjek objektivat e saj nëpërmjet pesë programeve të mëdha: arsim, kulturë, shkenca natyrore, shkenca sociale dhe shkenca e njeriut, komunikimi dhe informacioni. Projekte të sponsorizuar nga UNESCO përfshijnë degët letrare, teknike, dhe programe të trajnimit të mësuesve; programet ndërkombëtare shkencore. Promovimin e pavarur të medias dhe lirinë e shtypit. Projekteve rajonale dhe kulturore historike, avancimin e kulturës; marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar për të siguruar në botë trashëgimin kulturore dhe trashëgimia natyrore (Vende të Trashëgimisë Botërore) dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut, dhe përpjekjet për të lidhur gjithë botën dixhitalisht.
Deri në tetor të viti 2007, UNESCO ka 193 shtete anëtarë të rregulltë dhe 6 anëtarë të asociuar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article UNESCO, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.