Shovinizmi

Shovinizmi është besimi irracional në epërsinë ose mbizotërimin e grupit ose njerëzve të caktuar që shihen dhe paraqiten si të fortë dhe të virtytshëm, ndërsa të tjerët konsiderohen të dobët ose të padenjë.

Mund të përshkruhet si një formë e patriotizmit dhe nacionalizmit ekstrem, një besim i zjarrtë në përsosmërinë dhe lavdinë kombëtare.

Përmbledhje

Sipas legjendës, ushtari francez Nicolas Chauvin u plagos rëndë në Luftërat Napoleonike prandaj edhe mori një pension të dobët për plagët e tij. Pasi Napoleoni abdikoi, Chauvin vazhdoi besimin e tij fanatik bonapartist në misionin mesianik të Francës Perandorake, pavarësisht nga jopopulloriteti i kësaj pikëpamjeje nën Restaurimin e Burbonit. Përkushtimi i tij i verbër ndaj çështjes napoleonike, megjithë neglizhimin nga fraksioni përkatës dhe ngacmimet nga armiqtë, nisi përdorimin e termit shovinizëm.

Shovinizmi si term, më tutje është zgjeruar nga përdorimi i tij fillestar dhe origjinal duke përfshirë përkushtimin fanatik dhe anësinë e panevojshme ndaj cilitdo grup ose kauzë të cilës i përket një individ, veçanërisht kur një parti e tillë përfshin këtu edhe paragjykime të tilla duke përfshirë edhe armiqësinë ndaj të huajve ose grupeve rivale dhe vazhdon madje edhe përballë një opozite të madhe. Kjo shprehje franceze gjen paralelen e saj në termin anglisht jingoism, i cili ka ruajtur kuptimin e shovinizmit në mënyrë rigoroze në kuptimin e tij origjinal; domethënë një qëndrim i nacionalizmit luftarak.

Në anglisht, termi në disa raste është përdorur për shovinizmin mashkullor, një trend i pasqyruar në Fjalorin Merriam-Webster, i cili, që nga viti 2018, fillon shembullin e tij të parë të përdorimit të termit shovinizëm me "një qëndrim epërsie ndaj anëtarëve të gjinisë tjetër ".

Nga ana tjetër, shovinizmi mashkullor është besimi se burrat janë më superiorë se gratë. Përdorimi i parë i dokumentuar i frazës "shovinizëm mashkullor" është bërë në shfaqjen me titull, "Deri ditën që unë do vdes", shkruar nga Clifford Odets në vitin 1935.

Shih edhe

Referime

Tags:

NacionalizmiPatriotizmi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Beni ecën vetëVitamina CBujar OsmaniVenaEpitetiPozita gjeografike e ShqipërisëLista e aktorëve të teatrit shqiptarPsikologjiaAutobiografiaBashkimi SovjetikMercedes-BenzLiqeniGordana Siljanovska-DavkovaNdajfoljaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreTiroidetAmnistiLeukocitFutbolliSindroma DownErnest KoliqiLumiKarakteristikat e zeritEkonomia e ShqipërisëFaqja kryesoreAstronomiaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmHepatiti BLepuriIsak NjutoniVlera ushqyeseSpermaBakteriAziaSëmundjet e zemrësSuediaShqipëria OsmaneLista e festave në ShqipëriPikësimiLidhëzat në gjuhën shqipeUlçera në stomakLetërsia shqipeSami FrashëriFormimi i yjevePjetri i MadhAstrit GashiHënaTokaGjeografia e KosovësUjëvarat e MirushësMajlinda KelmendiHistoria e ShqipërisëLidhëzaFibra optikeAthinaPozicioni seksualOsteoporozaNdihma e parëMarin BarletiShteti i PalestinësTestosteroniGordana KingjiRrotullimi i Tokës rreth DiellitSëmundjaKolesteroliTrekëndëshi i BermudësLista e elementeve kimike sipas numrit atomikLista e Kryeministrave të ShqipërisëFilozofiaFestaAzotiFaik bej KonicaDita e ÇlirimitTeknologjia e informacionitKopraPlutoni (planet)Maqedonia e Veriut🡆 More