Ksenofobia: Mospëlqim i asaj që perceptohet të jetë e huaj apo e çuditshme

Ksenofobia (greqisht: ξένος - ksenos, që dmth.

"i huaj" dhe, φόβος - fobos, që do të thotë "frikë") është frika ose urrejtja ndaj asaj që perceptohet të jetë diçka e huaj ose e çuditshme, frika prej të huajve. Më konkretisht, ajo është një shprehje e konfliktit të perceptuar midis një grupi të brendshëm dhe një grupi të jashtëm dhe mund të shfaqet me dyshime në aktivitetet e tjetrit, dëshira për të eleminuar praninë e tij ose tyre dhe frika e humbjes së identitetit kombëtar, etnik ose racor.

Përmbledhje

Ksenofobia mund të manifestohet gjithashtu në formën e "glorifikimit jokritik të një kulture tjetër" ku kultura në fjalë i atribuohet "cilësive joreale, stereotipike dhe ekzotike". Deklarata dhe Programi i Veprimit i Vjenës nga viti 1993 u bën thirrje të gjitha qeverive të marrin masa urgjente dhe të zhvillojnë politika të forta për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format dhe manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe formave të ngjashme të intolerancës dhe, nëse është e nevojshme, të miratojnë legjislacionin e duhur, duke përfshirë edhe masat ndëshkuese.

Një artikull përmbledhës i vitit 1997 mbi ksenofobinë thotë se ajo është "një element i një lufte politike për atë se kush ka të drejtë të kujdeset nga dhe për shtetin dhe shoqërinë: një luftë për të mirën kolektive të shtetit modern".

Sipas sociologut italian Guido Bolaffi, ksenofobia mund të shfaqet gjithashtu si një "ekzaltim jokritik i një kulture tjetër" që i përshkruhet "një cilësie joreale, stereotipike dhe ekzotike". Madje edhe gjenocidi dhe shovinizmi mund të konsiderohen si forma ekstreme të manifestimit të ksenofobisë. Sot ekzistojnë dy forma kryesore të manifestimit të ksenofobisë:

  • Ksenofobia sociale, dhe
  • Ksenofobia kulturore

Shih edhe

Literatura

  • Hogan, Jackie (2008). Gender, Race and National Identity: Nations of Flesh and Blood. Routledge. pp. 152–153. ISBN 978-1-134-17406-5
  • Fredrickson, George (30 prill 2009). Racism: A Short History. ISBN 978-1-4008-2431-1.
  • Lewis, Wendy (2006). Events That Shaped Australia (në anglisht). New Holland. fq. 102. ISBN 978-1-74110-492-9.
  • Giliomee, Hermann (2003). The Afrikaners: Biography of a People. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 383. ISBN 9781850657149.
  • S. H. Milton (2001). ""Gypsies" as social outsiders in Nazi Germany". In Robert Gellately and Nathan Stoltzfus (ed.). Social Outsiders in Nazi Germany. Princeton University Press. pp. 216, 231. ISBN 978-0-691-08684-2

Referime

Tags:

Ksenofobia PërmbledhjeKsenofobia Shih edheKsenofobia LiteraturaKsenofobia ReferimeKsenofobia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Samir ManeEnergjiaEnët e gjakutGreqia e lashtëBarnatADHDKubi (gjeometri)LepuriRimaFlamuri i ShqipërisëMjedisiPolimeriEkologjiaPeshkaqeniRajoni JuglindorBill KlintonFloraLufta e FtohtëLetërsia shqipeDiabetiJava (gjuhë programimi)MajmuniFonetikaMbretëria e IlirisëShenjat astrologjikeÇamëriaAstronomiaKuvendi EvropianForcat e Armatosura të ShqipërisëLista e gjeografive të shteteveZemraKërpudhatLista e liqeneve në ShqipëriShkupiArteriaHistoria e Jehudëve në ShqipëriKultura e ShqipërisëMigjeniAziaItaliaHumanizmiLuljaAnastasi IKontinentetSëmundjet e trashëgueshmeAktiviteti fizikPrishtinaBunkerët në ShqipëriHidrokarburetHistoria e gjeometrisëLiqeni i ShkodrësYlliBifurkacioni i lumit të NerodimësBimësiaMultiple sklerozaElbasaniTë drejtat e njeriutTërmetiNamazi i AkshamitFizikaRacizmiDafina Zeqiri (këngëtare)Spartak NgjelaKromozomiPitagoraLojërat Olimpike VeroreShtatzëniaDokumentet e Gjuhes ShqipeLista e kalave në ShqipëriShkencaNumriLindja (biologji)XhubletaShqiptarëtFusha magnetikeXhensila MyrtezajApolonia🡆 More