Shiva

Shiva (Sanskritisht: शिव 'I mbari' ), i njohur gjithashtu si Mahadeva ( Sanskritisht: महादेव: ' Hyjnia e madhe ' ), është një nga hyjnitë kryesore të hinduizmit .

Ai është Qenia Supreme në Shaivizëm, një nga traditat kryesore brenda hinduizmit.

Shiva
Një pikturë e Shivës

Shiva njihet si Shkatërruesi brenda Trimurtit, treshja hindu që përfshin gjithashtu Brahmën dhe Vishnun . Në traditën shaivite, Shiva është Zoti Suprem që krijon, mbron dhe shndërron universin. Në traditën Shakta të orientuar drejt perëndeshave, perëndesha supreme ( Devi ) konsiderohet si energjia dhe fuqia krijuese (Shakti) dhe partneri i barabartë plotësues i Shivait. Shiva është një nga pesë hyjnitë e njëvlershme në Panchayatana puja të traditës Smarta të hinduizmit. Shiva ka shumë aspekte, dashamirëse aq sa edhe të frikshme. Në aspektet dashamirëse, ai përshkruhet si një Jogi i gjithëdijshëm që jeton një jetë asketikemalin Kailash si dhe një zot shtëpie me gruan e tij Parvati dhe dy fëmijët e tij, Ganeshën dhe Kartikejën . Në aspektet e tij të egra, ai shpesh përshkruhet duke vrarë demonët. Shiva njihet gjithashtu si Adijogi ( KJogi i parë), i konsideruar si perëndia mbrojtës i jogës, meditimit dhe arteve.

Atributet ikonografike të Shivës janë mbreti gjarpër Vasuki rreth qafës së tij, gjysëmhëna e zbukuruar, lumi i shenjtë Gang që rrjedh nga flokët e tij, syri i tretë në ballin e tij (syri që kthen gjithçka përballë në hi kur hapet), trishula ose sfurku tridhëmbësh si arma e tij, dhe damaru. Ai zakonisht adhurohet në formën anikonike të lingamit .

Shiva ka rrënjë para-Vedike, dhe figura e Shivës evoluoi si një bashkim i hyjnive të ndryshme më të vjetra jo-Vedike dhe Vedike, duke përfshirë perëndinë e stuhisë Rigvedike Rudra, e cila mund të ketë gjithashtu origjinë jo-Vedike, në një hyjni kryesore të vetme. Shiva është një hyjni tërë-Hindu, i nderuar gjerësisht nga hindutë në Indi, Nepal, Bangladesh, Sri Lanka dhe Indonezi (veçanërisht në Java dhe Bali ).

Atributet

Shiva 
Shiva me Parvatin. Shiva është përshkruar me tre sy, Gangu që rrjedh nëpër flokët e tij të lyer, i veshur me stoli gjarpërinjsh dhe një qafore kafkash, të mbuluar me hi dhe i ulur mbi një lëkurë tigri.
Shiva 
Një Shiva i ulur mban një sëpatë dhe njëdre në duar.
  • Syri i tretë: Shiva zakonisht përshkruhet me një sy të tretë, me të cilin ai digjte Dëshirën (Kāma) në hi, të quajtur "Tryambakam" (Sanskritisht: त्र्यम्बकम्), i cili haset në shumë burime. Në sanskriten klasike, fjala ambaka shënon "një sy", dhe në Mahabharata, Shiva paraqitet me tre sy, kështu ky emër përkthehet ndonjëherë si "patja e tre syve". Megjithatë, në Sanskritishten Vedike, fjala ambā ose ambikā do të thotë "mama"/"nënë", dhe ky kuptim i hershëm i fjalës është baza për përkthimin "tre nëna". Këto tre mama-zote të cilat bashkarisht quhen Ambikā.
  • Gjysëmhëna: Shiva mban në kokën e tij gjysëmhënën Epiteti Candraśekhara (Sanskrit: चन्द्रशेखर "Patja e hënës në gjysmën e saj" – candra = "hënë"; śekhara = "kreshtë, kurorë") i referohet kësaj veçorie. Vendosja e hënës në kokën e tij si një standard ikonografik datohet nga periudha kur Rudra u ngrit në rëndësi dhe u bë hyjnia madhore Rudra-Shiva. Origjina e kësaj lidhje mund të jetë për shkak të identifikimit të Hënës me Somën dhe ka një himn në Rigveda ku Soma dhe Rudra there is a hymn in the Rig Veda ku Soma dhe Rudra përgjërohen të dyja.
  • Hiri: Ikonografia e Shivës e tregon trupin e tij të mbuluar nga hiri (bhasma, vibhuti). Hiri përfaqëson një kujtesë që i gjithë materiali në qënësi është jo i përhershëm, përfundon në hi dhe ndjekja e vetes së përjetshme dhe çlirimi shpirtëror është i rëndësishëm.
  • Flokët e çrregullt: Stili i dallueshëm i flokëve të Shivës shënohet në epitetet Jaṭin, "ai me flokë të çrregullt", and Kapardin, "i dhuruar me flokë të çrregullt".
  • Fyti blu: Epiteti Nīlakaṇtha (Sanskrite नीलकण्ठ; nīla = "blu", kaṇtha= "fyt"). Meqënëse Shiva piu helmin Halahala i përvëluar nga Samudra Manthana për të eleminuar potencën shkatërruese të tij. E shokuar nga veprimi i saj, Parvati ia shtrydhi qafën dhe e ndaloi në fytin e tij për ta parandaluar të përhapej në tërë Gjithësinë, i menduar të jetë në stomakun e Shivës. Megjithatë helmi ishte kaq potent sa i ndryshoi ngjyrën e qafës në blu. Atributi lë të kuptohet se dikush mund të bëhet Shiva duke gëlltitur helmin e botës në kuptimin e abuzimit dhe sharjeve me qetësi duke bekuar dhe mëshiruar ata që i japin ata.
  • Jogi meditues: ikonografia e tij shpesh e tregon atë në pozat e Jogës, duke medituar, ndonjëherë mbi një simbol të Malit Kailash si Zoti i Jogës.
  • Gangu i Shenjtë: Epiteti Gangadhara, "Mbajtësi i lumit Gang". Gangu rrjedh nga flokët e çrregullt të Shivës. Gaṅgā (Gangu), një nga lumenjtë kryesorë të vendit, thuhet ta ketë patur burimin nga flokët e Shivës.
  • Lëkura e tigrit: Shiva shpesh paraqitet i ulur mbi lëkurë tigri.
  • Vasuki: Shiva shpesh shfaqet me një gjarprin Vasuki rreth qafës. Vasuki është është mbreti i dytë i nāgave (i pari ai i Vishnut, Shesha). Sipas legjendës, Vasuki u bekua nga Shiva dhe u vu nga ai si një zbukurim pas Samudra Manthanës.
  • Sfurku tridhëmbësh: Shiva zakonisht mbart një sfurk tridhëmbësh të quajtur Trishula. Sfruku është një armë ose simbol në tekstet hindu. Si një simbol, Trishula përfaqëson tre aspektet e Shivës, ato si "krijues, konservues dhe shkatërrues",ose ndryshe përfaqëson baraspeshën e tre Gunave "sattva, raja dhe tama".
  • Daullja: Një daulle e vogël në formën e një ore rëre e njohur si damaru. Kjo është një nga atributet e Shivës në përfaqësimin e tij si kërcimtar i njohur si Nataraxha. Një gjest i duarve specifik (mudra) i quajtur ḍamaru-hasta (Sanskritisht "ḍamaru-dorë") përdoret për të mbajtur daullen. Daullja përdoret veçanërisht si emblemë nga anëtarët e sektit Kāpālika.
  • Sëpata (Parashu) dhe Dreri mbahen në duart e Shivës në Odisha dhe ikonat e Indisë Jugore.
  • Rruazat e rruzares: ai mban në qafë një fill rruazash në dorën e tij të djathtë, zakonisht të bërë me Rudraksha. Kjo simbolizon hirin, jetën medituese dhe meditimin.
  • Nandī: Nandī, (Sanskrit: नन्दिन् (nandin)), është emri i demit që i shërben Shivës. Shoqërimi i Shivës me bagëtinë duket tek emri i saj Paśupati, ose Pashupati (Sanskrit: पशुपति), e përkthyer nga Sharma si "zoti i bagëtive" dhe nga Kramrisch si "zoti i kafshëve".
  • Mali Kailāsa : Mali Kailash në Himalaje është vendbanimi i tij tradicional. Në mitologjinë hindu, mali është krijuar duke patur parasysh Lingën, duke përfaqësuar qëndrën e universit.
  • Gaṇa: Gaṇat janë pritës të Shivës dhe jetojnë në Kailash. Atyre u referohet shpesh si bhutaganas, ose pritës-fantazma, duke marrë parasysh natyrën e tyre. Ata thërriten shpesh për të ndërmjetësuar me zotin në emër të të devotshmit. Djali i tij Ganesha u zgjodh si lideri i tyre nga Shiva.
  • Varanasi: Varanasi konsiderohet të jetë një qytet i veçantë për Shivën, dhe është një nga vendet më të shenjta të pelegrinazhit në Indi. Atij i referohet në kontekstet fetare si Kashi.
Shiva 
Statujë e dinastisë Çola që përshkruan Shiva duke kërcyer si Nataraxha ( Muzeu i Artit i Qarkut të Los Anxhelosit )

Tags:

Gjuha sanskriteHinduizmi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Policia e KosovësSëmundjet e trashëgueshmeJeta XharraLuiz EjlliHidrogjeniPikësimiAdem JashariShpërthimi në GërdecKompjuteriShkollaPiramidat e EgjiptitKushtetutaPerandoria RomakeShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreDua LipaSkeleti i njeriutNamazi i SabahutTokaShqipëria OsmaneLufta e Parë BotëroreDetiTemperaturaPjetër BogdaniPoeziaEmigrimiVera (stinë)TiroidetKalaja e GjirokastrësPogradeciHasan PrishtinaFjalë të urtaMitrush KuteliRiciklimiSportiDemografia e Maqedonisë së VeriutLuigj GurakuqiKarafiliSëmundja infektiveCristiano RonaldoSerie ADecimetriDemencaMbiemriMprehësi i lapsaveShkupiTeuta e IlirisëLista e festave në KosovëGjyste VulajKF TiranaPosta elektronikePiramida (gjeometri)GjitariSpermaLufta e Dytë BotërorePrizreniSferaLigji i OmitBusullaFoljaJelekuKalaja e PrizrenitRadha e veprimeve matematikoreAsdren GjikolliTiranaUrani (planet)Zënia e Diellit (Eklipsi)DëgjimiKategoria SuperioreDeti MesdheFotosintezaBunkerët në ShqipëriTulipaniFigura stilistikeNënë TerezaTeoria e evolucionitPHTruriEnergjia e ripërtëritshmeLetërsia e vjetër shqiptare🡆 More