Qeni I Egër Afrikan

Qeni i egër Afrikan (Lycaon pictus) është një kanid nativ në Afrikën nën-Saharane.

Është më i madhi i familjes së tij në Afrikë dhe i vetmi i gjinisë Lycaon, i cili është i veçuar nga Canis për strukturën e dhëmbëve teje të specializuar për një mishngrënës. U klasifikua si specie e RrezikuarListën e Kuqe të BNRN-së në 2016 për shkak të uljes së popullatës. Numri i individëve bie vazhdimisht, për shkak të zvogëlimit të habitatit dhe persekutimi njerzorë.

Qeni i egër Afrikan
Vargu kohor: Pleistoceni mesëm – tani (200,000–0 PT)
Qeni I Egër Afrikan
Në Rezervatin Kalahari, Afrika Jugore
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Canidae
Gjinia: Lycaon
Lloji:
L. pictus
Emri binomial
Lycaon pictus
(Temminck, 1820)
Qeni I Egër Afrikan
Përhapja e qenit Afrikan

Qeni i egër Afrikan është tej mase një kafshë shoqërore: jeton në tufa me individë të ndarë për meshkujt dhe femrat. Në mënyrë unike midis mishngrënësve shoqërorë, femrat ndahen nga tufa kur arrjnë pjekurin seksuale dhe këlyshëve ju lejohet të hajnë kërmat. Kjo specie është e specializuar në gjuetin e antilopave, gjueti e cila bëhet gjatë ditës: e ndjek antilopën deri sa kjo të lodhet dhe mos të vrapoj më. Si kanidët e tjerë, përcjell ushqimin për këlyshët, por kjo sjellje bëhet edhe midis të rriturve, deri në pikën që përbën themelin e jetës së tyre shoqërore. Pak janë grabitqarët e tij natyrorë: luani i cili përbën burimin kryesor të vdekjeve të tyre dhe hiena që është një kërcënim për gjahune tyre pasi e vjedh.

Megjithëse jo në mënyrë aq të spikatur, është një pjesë e rëndësishme e folklorit dhe kulturës Afrikane po aq sa mishngrënësit e tjerë afrikanë; është respektuar në shoqëri të ndryshme gjuetarësh, në veçanti nga kulturat predinastike egjiptiane dhe nga populli 'San'.

Emërtimi

Lycaon pictus mbart disa emra të ndryshëm, duke përfshirë: qeni i egër Afrikan, qeni gjuetar i Afrikës, qeni gjuetar i Kepit Rajonal, qeni gjuetar me njolla, qeni me njolla, dhe likaoni me njolla. Një shoqatë konservimi po promovon emrin "ujku me njolla" si një mënyrë alternative e të quajturit, ngaqë "qen i egër" mbart disa konotacione negative që mund të dëmtojnë imazhin e tij. Megjithatë, emri "qen i egër Afrikan" është ende mjaft i përdorur.

Taksonomia dhe evolucion

Referimi i parë i kësaj specje është bërë nga poeti Opian(sh. II p.K.) ,i cili shkruajti për thoa-n,një hibrid midis ujkut(fiziku) dhe leopardit(ngjyra e gëzofit).Në Collectanea rerum memorabilium të Solinusit (sh.III p.K.) gjëndet përshkrimi i një kafshe e ngjashme një ujku shumëngjyrësh,me nje jele(ose Krifë),i cili jetonte në Etiopi.

Kjo specje u përshkrua për herë të parë në 1820 nga Coenraad Temminck,pasi ekzaminoj një individ nga bregu i Mozambikut.Kafsha u emërua Hyaena picta,duke e klasifikuar gabimisht si një specje hiene. Më vonë u njoh si Kanid në 1827 nga Joshua Brookes,dhe u riemërua Lycaon tricolor.Rrënja e fjalës Lycaon vjen nga greqishtja λυκαίος (lykaios), që nënkupton "e ngjashme,si ujku".Epiteti specifik pictus(Latininisht,"i njollosur,me njolla")u shtua më vonë.

Paleontologu George G. Simpson vuri qenin e egër afrikan,Dholin dhe qenin e shkurreve bashk në të njëjtën nën-familje Simocyoninae duke u bazuar tek ngjashmëria e dhëmbëv.Ky grupim u kritikua nga Juliet Clutton-Brock i cili thoshte që ngjashmërit midis këtyre tre specjeve nuk mjaftojn për ti klasifikuar në të njëjtën nën-familje.

Evolucioni

Pema filogjenetike e kanidëve të ngjashëm me ujqërit
Caninae 3.5 Ma
3.0
2.7
1.9
1.6
1.3
1.1
0.25
0.031

Qeni Qeni I Egër Afrikan 

Ujku gri Qeni I Egër Afrikan 

Ujku i Himalajave Qeni I Egër Afrikan 

Kojota Qeni I Egër Afrikan 

Ujku i artë Afrikan Qeni I Egër Afrikan 

Ujku Etiopian Qeni I Egër Afrikan 

Çakalli i artë Qeni I Egër Afrikan 

Qeni i egër Aziatik Qeni I Egër Afrikan 

Qeni i egër Afrikan Qeni I Egër Afrikan 

2.6

Çakalli me vija Qeni I Egër Afrikan 

Çakalli kurriz-zi Qeni I Egër Afrikan 

Lidhjet filogjenetike midis degës së kanidëve të ngjashme me ujqërit,
bazuar në të dhënat e sekuencës së ADN-së të marra nga bërthama
e qelizave, përveç ujkut të Himalajave, bazuar në sekuencat
e ADN-së mitokondriale. Milionë vjet më parë.

Qeni i egër Afrikan mbart adaptimet më të specializuara mes kanidëve për sa i përket ngjyrës të gëzofit,dietës dhe ndjekjes të gjahut me anë të aftësis së tij vrapuese.Ka një skelet elegant dhe humbja e gishtit të parë mbi kembët e përparme shton hapin dhe shpejtësin.Këto adaptime e lejojnë të njdek pren përmes fushave të hapura për kohë të gjatë.Dhëmbët e tij e bëjnë të aftë të shqyejn mishin me lehtësi.Gëzofi i qenit të egër afrikan është një nga më të veçantit në botë.Çdo individë ndryshon nga tjetri për format e njollave dhe ngjyrat e tyre.Studime të 2019 tregojnë që linja e lycaon u nda nga ajo Cuon dhe Canis 1.7 milion vite më parë me anë të këtyre adaptimeve, ndryshim ky që u shfaq përkohësisht me ndryshimin e thundrakëve të mëdhenjë.

Fosili më i lashtë i L.pictus daton 200.000 vite dhe është gjendur në Guvën HaYonim,Izrael. Evolucioni i qenit të egër afrikan është kuptuar shumë pak për shkak të mungesës së gjetjeve fosile.Disa autor konsiderojn të zhdukurin Xenocyon (subgenus i Canis)si parardhësin e genusit Lycaon dhe Cuon,:p149 i cili jetonte në Euroazi edhe Afrikë nga Pleistoceni i Hershëm deri në Pleistocenin Mesatar.Të tjerë propozojn që Xenocyon duhet të riklasifikohet si Lycaon. Specja Canis(Xenocyon) falconeri nuk kishte gishtin e parë tek këmbët e përparme,si L.pictis,edhe nëse dhëmbët nuk ishin ende të specializuara. Kjo lidhje u refuzua nga një autor sepse fakti që C(X.) falconeri -t i mungonte një gisht nuk përmban provë të mjaftueshme për të lidhur të dyja specjet,duke konsideruar edhe ndryshimet tek dhëmbët.

Një tjetër kandidat parardhës është L.sekowei i Plio-Pleistocenit ,nga Afrika e jugut,kësaj radhe për ngjashmërin tek dhëmbët.Adaptimet të gjendura tek dhëmbët e tij,sot hasen vetëm tek Lycaon mes kanidëve të gjallë,gjë që tregon të njëjtin adaptim për një diet hiper-mishgrënëse.L.sekowei nuk kishte ende humbur gishtin dhe ishte më i fuqishëm se specja moderne,duke pasur edhe dhëmbë 10% më të mëdhenjë.

Përzjerja gjenetike me qenin e egër Aziatik

Në 2018, sekuenca e tërë e gjenomit u përdor për të krahasuar qenin e egër Aziatik (Cuon alpinus) me qenin e egër Afrikan. Kishte prova të mjaftueshme që tregonin përzjerje gjenetike të lashtë midis të dyve. Sot jetojnë në zona të largëta nga njëri-tjetri, por gjatë Pleistocenit, qeni i egër Aziatik mund të gjendej deri në Evropë. Studimet propozojnë që qeni Aziatik mund të shtrihet dikur deri në Lindjen e Mesme, nga ku mund të jetë përzier me likaon në Afrikën Veriore. Por sërish, prova të pranisë të qenit Aziatik në Lindjen e Mesme ose Afrikën Veriore mungojnë.

Nënllojet

Që në 2005, pesë nënlloje të vlefshme janë njohur nga Speciet Gjitare të Tokës:

Megjithatë, edhe nëse kjo specje ka ndryshime gjenetike,nënllojet nuk janë universalisht të njohur dhe të pranuar.Popullata e qenve lindor dhe jugor besohej të ishte gjenetikisht e ndarë,duke u bazuar tek disa shembuj.Studime më moderne ,të cilat kan konsideruar një numër më të madhë kampionësh ,treguan që ka pasur një përzjerje të gjerë midis popullates të Afrikës jugore dhe të Afrikës lindore në të kaluarën.


Përshkrimi fizik

Qeni I Egër Afrikan 
Kafka qeni të egër(majtas) dhe Ujku gri.Mund të vërehet surrati më i shkurtër dhe numëri i molarëve më të vogël tek i pari.

Qeni i egër afrikan është kanidi afrikan më i madhë dhe i fuqishëm. Është 60-75 cm i lartë.Në Afrikën Lindore ,të rriturit peshojnë 20-25kg ,kurse në Afrikën Jugore arrin deri në 30 kg. Femrat janë zakonisht nga 3 deri 7% më të vogla se meshkujt.Në krahasim me pjesëtarët e tjerë të gjinisë Canis ,qeni i egër afrikan është relativisht më i lartë dhe i hollë ,me veshë të mëdhenjë dhe pa gishtin mbrapa thembrës te këmbët e përparme.Dy gishtat e mesit janë gati të bashkuara.

Gëzofi ndryshon nga ai i kanidëve të tjerë ,ngaqë ka vetlm qime të ashpra ,ma gëzof të brëndshëm. Sa më shumë plaket ,aq më shumë qime humb,duke arritur në pleqëri me individë gati pa qime.Ngjyra e gëzofit ndryshon tejmase. Mendohet që kjo është një strategji për të njohur njëri tjetrin, gjë që arrin ta bëjnë edhe nga 100 metra largësi. Gëzofi ndyshon edhe nga rajonet e vendodhjes: qentë të egër afrikan të Afrikës Veri-lindore janë gati tërë të zi ,me njolla të bardha dhe të verdha,kurse në Afrikën Jugore kanë ngjyra më të forta(kaftë,zi,bardhë). Pjesa e gëzofit më e ngjyrosur është tek barku dhe këmbët. Fytyra është e zezë,me hije të kafta tek faqet dhe balli.Një vijë e zezë shtrihet nga balli rreth veshëve,duke u bërë bardhezi mbrapa.Në disa ekzemplarë poshtë syve,kraharorit dhe fytit mund të gjenden njolla të kafta.Qafa është zakonisht kafe ose e verdhë.Një njollë e bardhë nganjëherë gjendet tek këmbët e përparme,kurse te disa këmbët, kraharori dhe qafa janë tëtë të bardha.Bisht ka një majë të bardhë ,me një bazë të zezë,dhe në mes i kaftë.

Sjellja

Shoqëria dhe riprodhimi

Likaoni ka lidhje shoqërore shumë të forta, më shumë se ato të Luanit dhe Hienës me njolla , me të cilat ndanë habitatin.Ky llojë rrallë herë mbetet vetëm. Jeton në tufa të pandryshueshëm prej 2-27 të rritur dhe këlysh deri një vjeç. Janë hasur edhe tufa më të shumta,kurse disa herë ,tufa të ndryshme bashkohem përkohësisht në periudhën e migrimeve të Springbokut në Afrikën Jugore. Meshkujt dhe femrat kriojnë hierarkia dominuese të ndara,me femrat zakonisht të udhëhequra nga femra më e moshuar e tufës.Meshkujt mund të hudhëhiqen nga një mashkull të moshuar,por edhe nga të rinjtë.Çifti dominues mbart të drejtën për tu riprodhuar. Ky llojë është i veçant sepse,ndryshe nga mishëngrënësit shoqërorë të tjerë,femra ndahet nga tufa kur arrin pjekurinë seksuale . Më tej, meshkujt janë trefishi i femrave në një tufë. Pasi largohen nga tuface lindjes,femrat futen në një tufë tjetër duke dëbuar femrat e pranishme,duke shmangur kështu riprodhimin me individë me të njëjtin gjak,duke patur mundësin të gjejë një tufë të re për tu riprodhuar. Meshkujt rall herë largohen nga tufa dhe zakonisht,kur ndodh,refuzohencnga tufat ku ka meshkuj.

Qeni I Egër Afrikan 
Ekzemplarë që lozin pas gjuetisë.

Qentë e egër afrikan në Afrikën Lindore nuk kan një periudhë kostante riprodhimi,kurse ato në Afrikën Jugore riprodhohen nga prilli në korrik. Kur një femër eshtë e epshur ,një mashkull i rrin gjithnjë pranë për të larguar të tjerët. Janë me barrë për 69-73 ditë,me një hapësirë kohore nga njëra barrë në tjetrën prej 12-24 muajsh. Mund të lind nga 6 deri në 16 këlysh (më shumë se çdo kanid) duke patur femra që kriojnë vetë tufa të tëra.Ngaqë gojët për tu ushqyer janë të shumta,lindjen në një tufë janë maksimumi 2,me të drejtën e riprodhimit të mbajtur nga femra dominuese e cila vret këlyshët që nuk janë të saja. Mbasi lind,femra dominuese rrin në strofull me këlyshët dhe të tjerët gjuajnë ,duke mos lejuar tu afrohen këlyshëve për 3-4 javë,kur të jenë bërë të aftë të ushqehen me mish i përcjellur nga të tjerë.Fillojnë e rriten kur janë 7 javësh.Kur janë 8-10 javësh, largohen nga strofulla dhe ndjekin të rriturit në gjueti.Pjesëtarët më të rinjë të tufës hajn të parët,privilegj ky që përfundon kur kalojn vitin e parë të jetesës.

Gjuetia

Qeni i egër afrikan është një gjahtarë i specializuar në gjuetinë e antilopave të mesme dhe të mëdhaja.Bashkë me gepardin ,është i vetmi gjitarë afrikan që gjuan kryesisht ditën.Strategjia e tij bazohet tek afrimi i heshtur drejt pres për ta ndjekur me 66 km/h për një periudh që shkon nga 10 deri 60 minuta.Ndjekja zakonisht nuk i kalon dy kilometrat dhe preja kafshoet vazhdimisht te këmbët,barku dhe të pasmet,deri sa të ndalojë. Pretë e vogla thjesht ndalohen dhe shqyhen.Mënyrat e gjuetisë ndryshojnë nga lloji i presë dhe strategjitë e tyre e bëjnë një nga kafshët më të suksesshme në gjueti,më shumë edhe se luanët.Ushqehen me një larmi të madhe kafshësh , nga antilopat e mëdhaja,deri tek brejtësit dhe zogjtë.Në natyrë,hajnë secili 1.2-5 kg mish për ditë.Një tufë në Afrikën Lindore vriste tre pre për ditë. Ndryshe nga gjahtarë të tjerë shoqërorë, qentë të egër afrikan përcjellin ushqimin jo vetëm për këlyshët, por edhe për të rriturit.

Referime

Tags:

Qeni I Egër Afrikan EmërtimiQeni I Egër Afrikan Taksonomia dhe evolucionQeni I Egër Afrikan Përshkrimi fizikQeni I Egër Afrikan SjelljaQeni I Egër Afrikan ReferimeQeni I Egër AfrikanAfrikaCanidaeCarnivoraGjiniaHabitatiLista e Kuqe e BNRN-sëPopullataSpeciet e rrezikuara

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PoeziaMuri i BerlinitXhemijetiIliadaVajguriEpilepsiaNdryshimi i klimësFejaLufta e vitit 2001 në MaqedoniSerie ALufta e Dytë BotëroreBullizmiMali i KorabitLumiDritëro AgolliLista e këngëtarëve të muzikës populloreDemokraciaKanceriMuzeu Historik KombëtarMeshariAgim NeshoLindja (biologji)Mprehësi i lapsaveAli Pashë TepelenaRajoni JuglindorRrethiVeshjet popullore shqiptarePogradeciRusiaFjodor DostojevskiMjedisi natyrorKimiaFieriGjitariShpella e piratëve (roman)LeukocitElefantiKushtetutaPHShpella e GadimësTundraDuhaniMesjetaMamuthi leshatorKostandin KristoforidhiForca e Sigurisë së KosovësSistemi i organeve të frymëmarrjesKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeLigjiTestosteroniKrimet e regjimit komunist në ShqipëriKalaja e ElbasanitStreptokoketEkonomia e ShqipërisëKulla EiffelForca e rëndesësFahrije HotiOutlook.comPashallëqet shqiptareMeteoriMatilda MakoçiAfrikaBelgjikaHans Kristian AndersenUEFA Liga e Kampionëve - statistikatMargarita TutulaniMaqedonia e VeriutVallet shqiptareLimfocitiSëmundjet e trashëgueshmeZemraMangaFormat e pashtjelluara të foljesPërralla e shqiponjësHidroenergjiaKomunikimiElefanti afrikanDynym🡆 More