Qemal Draçini

Qemal Draçini (Shkodër, 6 mars 1922 - 10 tetor 1947) ka qenë arsimtar dhe publicist shqiptar.

Qemal Draçini
Fotoporteti
Emri Qemal
Mbiemri Draçini
Lindur më 1922
Lindur në Shkodër
Kombësia shqiptare
Profesioni Shkrimtar, Kritik letrar, Pedagog

Biografia

U lind më 6 mars të 1922 në lagjen Rus i Vogël të Shkodrës, i biri i Kasëmit dhe i Sanijes. Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku ra në kontakt me idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit "Malet tona". Në moshën 16-vjeçare u dënua me 6 muaj burgim politik, 1938-'39. Pas dy viteve, gjatë pushtimit italian u burgos nga autoritetet në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun. Më 25 qershor 1940 shkruan në ditarin e tij:

    "Át Gjergj Fishta më ka kërkue sekretar të tij privat... nuk kam kurrse-si me përfitue prej kësaj rase veç më duhet me renuncue; asgjamangut, ende s'e kam thânë fjalën e fundit."

Ndoqi studimet në Firence për juridik, 1941-'43. Më 1945 punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë n'institutin "Donika Kastrioti" e Shkodër në Gjimnaz, më vonë në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen. U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postrribës prej nderimit që gëzonte ndër intelektualët e kohës por edhe pse i kishte braktisë «mëkatet e rinisë». Ndërroi jetë në burg nga torturat më 10 tetor 1947. Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND përcjellin se Qemali preu damarët mbasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit.

Vepra

Nisi krijimtarinë letrare në poezi e prozë, shquhet në fushën e mendimit letrar në fillim të viteve '40. Së bashku me Myzafer Pipën themeloi në Tiranë të përmuajshmen kulturoro-letrare "Fryma" më 1944, duke u bërë edhe redaktor i saj. Aty botoi studime kritike mbi Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Migjenin, Gaspër Palin, Kolë Mirditën e S. Spassen si dhe autorë të huaj.

Draçini kishte lënë dorëshkrime, një pjesë e të cilave u dogjën dhe u asgjësuan nga diktatura dhe ajo çka u shpëtua prej saj nga i vëllai, "Mësuesi i Popullit" Enver Draçini, u botua në përmbledhjen Era të botuar më 1995 nga Muzeu Historik i Shkodrës përkujdesur nga i vëllai. Në përmbajtjen e botimit fletorja e parë fillon më 14 maj 1939, duke vazhduar me shtatë ditarë deri tek i fundit që fillon më 10 shtator 1945 dhe nuk vazhdon përtej datës 1 maj 1946, tre-katër muaj para arrestimit.

Nderime

Me anë të një peticioni t'inteligjencës e disidencës shkodrane për 45 vjetorin e vrasjes drejtuar Presidentit të Republikës S. Berisha i kërkohej shpallja e Draçinit "Pishtar i lirisë e demokracisë", shpallja "Martir i Demokracisë" u ba më 1992. Më 2008 Këshilli Bashkiak i Shkodrës e vlerëson me titullin "Qytetar Nderi".

Referime

Tags:

Qemal Draçini BiografiaQemal Draçini VepraQemal Draçini NderimeQemal Draçini ReferimeQemal Draçini10 tetor192219476 MarsShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ligji i PaskalitTermocentraliAmerikaIliadaGjakuMitozaDashuriaKush e solli Doruntinën (roman)IliriaNATOLumi i DrinitShkollaGjenetikaNdotja e ujitOksidetRadioaktivitetMbretëria ShqiptareLigjiËvetariStatuti organik i ShqipërisëNaum VeqilharxhiTeorema e PitagorësKallëzuesiSëmundjet e zemrësQarqet e ShqipërisëShenjat e qarkullimit rrugorYlberiKrujaLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëCilindriPrinc VidiLufta e FtohtëKanadajaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeLuljaAriu polarPankreasiTokaFizikaMjedisiHTMLEuroDendësiaTanzimatiWikipedia shqipAustraliaLudwig van BeethovenNamazi i teraviveBakriBajram CurriMid'hat FrashëriSistemi i frymëmarrjesLista e fjalëve në IslamKosovaZgjebjaLidhëza bashkërenditëseKundrinori-kryefjala-kallëzuesiAbdesiShqipëriaGjeografia e PolonisëPneumoniaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreSali BerishaRusiaLufta e Parë BallkanikeRepublika ÇekeRepublika ShqiptareArbëria në MesjetëMitrush KuteliAgjërimi në IslamLista e shfaqjeve teatraleViolinaBiosinteza e proteinaveFotosintezaAndorraPerandoria RomakeMusine Kokalari🡆 More