Qemal Stafa: Politikan shqiptar

Qemal Hasan Stafa (Elbasan, 20 mars 1920 - Tiranë, 5 maj 1942) ka qenë bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qëndror dhe sekretar politik i të rinjve.

Gjendeni te artikulli Qemal Stafa. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin "Qortimet e vjeshtës". Dita e vrasjes së tij është përcaktuar si datë simbolike për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve nga regjimi komunist e deri më sot.

Qemal Hasan Stafa
Qemal Stafa: Biografia, Shkrimet, Lidhje të jashtme
U lind në20 mars 1920
Vdiq5 maj 1942
Kombësiashqiptar
Emrat e tjerëBrutus
Partia politikePartia Komuniste Shqiptare
Nënshkrimi
Qemal Stafa: Biografia, Shkrimet, Lidhje të jashtme

Biografia

U lind në qytetin e Elbasanit, i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit. Familja me origjinë nga Zabzuni i Gollobordës kishte gjetur në brigjet e Shkumbinit vendbanimin e ri, ku Hasani u lind. Si ushtarak që qe i zoti i shtëpisë, detyra bëri që familja të shpërngulej për në Shkodër më 1923. Emërohet Drejtor i Zyrës së Rekrutimit në Prefekturën e Shkodrës.

Qemal Stafa: Biografia, Shkrimet, Lidhje të jashtme 
Banesa osmane e Qemal Stafas

Qemali ndoqi mësimet në Kolegjin Saverian duke e ndjekur për tetë vjet derisa më 1933 me ligjin Ivanaj u mbyllën shkollat private dhe kaloi në Gjimnazin e Shkodrës. Vitin shkollor 1934-'35 në gjimnaz dërgohet Skënder Luarasi, i cili një vit më vonë do t'i jepte një temë hartimi rreth disa vargjeve të "Vilhelm Telit" të Shilerit. Hartimi i Qemalit gjashtëmbëdhjetëvjeçar bëri bujë, bashkë me nismën që ndërmorën grupi shoqëror për të mbajtur kapele në vend të fesit. Pjesëtar në rininë përparimtare të kohës me Xhemal Brojën, L. Radin, Arshi Pipën, Haki Tahën etj.

Mbas vdekjes së të atit, familja e tij u shpërngul në Tiranë korrikun e 1936. Në fillim të vitit shkollor '36-'37 u regjistrua në Gjimnazin Shtetnor të Tiranës. Me organizimin e Zef Malës, Qemali së bashku me Vasil Shanton, Gj. Lukën, T. Jakovën themelojnë Grupin Komunist të Shkodrës. Vitin 1938 nisën arrestimet prej së cilës Qemali u arrestua natën e 24 janarit të 1939. Gjyqi i tij u zhvillua javët e para të shkurtit në bodrumin e Bashkisë së Tiranës i mbrojtur nga av. Suat Asllani, gjyq në të cilin i pranon të gjitha akuzat dhe dënohet me tre vite. Me rastin e vdekjes së të vëllait i jepet leje që të shkojë për të pritur. Ndërkohë që ishte ndryrë në njërën prej qelive të Burgut të Vjetër, i bëhet e mundur të dalë gjatë trazirave të 7 prillit.

Vrasja

Qemal Stafa: Biografia, Shkrimet, Lidhje të jashtme 
Qemal Stafa në një pullë postare të vitit 1947.

Kandidati për sekretar të përgjithshëm të PKSH-së, Qemal Stafa qëndronte në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë. Më 4 maj 1942 u largua nga kjo shtëpi sepse atje shkoi Enver Hoxha, i cili e njoftoi se duhej të shkonte në një bazë më të sigurt. Të nesërmen e kësaj dite më 5 maj 1942 karabinieria shkoi në shtëpinë të marrë me qira nga Beqir Minxhozi, në atë kohë punonjës i Bankës Kombëtare të Punës. Kontrata e qirasë së shtëpisë ishte bërë vetëm tri ditë më parë. Në rrethana të pasqaruara mirë, Minxhozi u arrestua. I lidhur ai u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, e fejuara Drita Kosturi, Kristo Themelko, Gjustina Sata (Flora Dishnica) dhe kushërira e saj Marie Lezhja. Në raportin e saj për këtë ngjarje, karabinieria nuk e përmend Themelkon.

Qemal Stafa: Biografia, Shkrimet, Lidhje të jashtme 
Varri i Qemal Stafas

Shkrimet

Në të gjallë të tij, Stafa botoi dy skica letrare me nënshkrimin e tij. Të parën kur ishte 14 vjeç në një revistë për fëmijë, kurse të dytën, në 1939, në gazetën zyrtare të Partisë Fashiste Shqiptare. Më 1962 u botua dhe një përmbledhje me shkrime të tij, përgatitur nga Nasho Jorgaqi, një pjesë e të cilave janë çmuar me autorësi të diskutueshme.

Kushtime

Në 1966 në Tiranë u krijua një këngë kushtuar atij: “Trim i fortë me yll në ballë”. Në 1967, fshati Plasë i Korçës i ngriti këngën “Po më pesë maj më dyzet e dy”. Në 1969, në Tiranë, u krijua kënga “Luftë e madhe asaj dite o Qemal”. Në 1970, Dukati i Vlorës i kushtoi këngën “Pesë maj u vra Qemali”. Në 1977, po në Tiranë u krijua kënga “Qemal Stafa”. Po atë vit, Kutallia e Beratit krijoi “Këngë për Qemal Stafën”. Një këngë me titullin e Kutallisë u ngrit dhe në Tiranë, një vit më vonë. Në 1979, Delvina krijoi këngën “Erdh Qemali në Delvinë”. Në 1980, një këngë e Vranishtit të Korçës titullohej: “Përmes flakës ra Qemali”. Po atë vit, Tirana krijoi këgën “Qemal Stafa”, ndërsa Janjari i Sarandës këngën “Krenari për mëmëdhenë”.

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Qemal Stafa BiografiaQemal Stafa ShkrimetQemal Stafa Lidhje të jashtmeQemal Stafa ReferimeQemal Stafa1920194220 Mars5 majDita e DëshmorëveElbasaniGrupi Komunist i ShkodrësPartia e Punës e ShqipërisëTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

NgjyraKlima e ShqipërisëËPozicioni kalorëseRomaLumi i ShalësBashkimi EvropianLista e lumenjve në ShqipëriSamir ManeShqiponjaEritrocitiSafet ZhulaliPiramida e KeopsitLufta e FtohtëEmrat e bukur të AllahutThethiTemperaturaVeshjet popullore shqiptareMuzeu Kombëtar i KosovësAngliaLista e presidentëve të ShqipërisëSinjalet rrugore në ShqipëriPopullsia botëroreUshtria Çlirimtare e KosovësNamazi i IqindisëShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLindja e parakohshmeNdotjaHënaPozicioni seksualQarqet e ShqipërisëUEFA Liga e Kampionëve - statistikatKlimaAsdren GjikolliKalaja e PrezësMbrojtja e mjedisitUmrejaGjirokastraMujiQiprojaShtetet e para ilireVeshje popullore të KosovësMuhamet KyçykuHamletiPinguiniZemraSistemi i qarkullimit të gjakutKërpudhatKristaletLista e qyteteve në GjermaniDreriMaqedonia e VeriutKarbohidratetPlisi (lashtësi)Balli KombëtarKorçaSëmundja e LeukemisëAriuLuigj GurakuqiKongresi i LushnjesNepotizmiAndon Zako ÇajupiEgjiptiLeonardo da VinçiDhiaLista e Kryeministrave të ShqipërisëBashkia TiranëBektashiDioklecianiNdre MjedaKëshilli i EvropësSami FrashëriSistemi i organeve të frymëmarrjesPeshkaqeniLuaniMbeturinat🡆 More