Namazi i teravive

Namazi i teravive është namaz sunnet si për meshkuj ashtu dhe femra.

Namazi i teravive është namaz sunnet si për meshkuj ashtu dhe femra. Ky namaz falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit (muaj i vitit Hixhri, Kalendari Islam) edhe atë duke filluar një mbrëmje para fillimit të agjërimit dhe duke mbaruar një mbremje para ditës së Fitër Bajramit. Namazi falet gjatë kohës së namazit të Jacisë, më saktësisht mes sunnetit të fundit dhe namazit vaxhib të jacisë.[1][2][3]

Namazi i teravive

Etimologjia

Fjala “teravi” është shumës i fjalës “teruihatun” e cila rrjedh nga fjala “rahatun”, që do të thotë çlodhje, pushim. Imam El Fejumi në “Misbahul munir” dhe imam Ibnul Mendhuri në “Lisanul arab” shpjegojnë se namazi i teravive është quajtur kështu, ngaqë muslimanët e gjeneratës së parë, kur falnin namazin e teravive pushonin pas çdo dy selamesh, pra pas çdo katër rekatësh.[2]

Falja e namazit

Namazi i teravive falet pas namazit të jacisë dhe para namazit të vitrit, në xhami me xhemat, por mund të falet edhe vetëm në shtëpi. Nëse ai që falet ka arritur në xhami ose në vendin që është duke u falur namazi i teravive në një pjesë të caktuar të faljes atëherë pjesën e mbetur mund të e plotësojë edhe pas namazit të vitrit. Sunnet është të falen 8 rekatë namaz, duke dhënë selam pas çdo 2 rekatësh. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë:

    Pejgamberi (alejhi selam) nuk ka falur më shumë se 11 rekatë në ramazan dhe jasht ramazanit.”[4] Pra, 8 rekatë teravi dhe 3 rekatë namaz vitër.

Shumica e dijetarëve të mëdhenj si imam Ebu Hanifja, imam Maliku, imam Shafiu, imam Ahmed ibn Hambeli, imam Sufjan eth Theurij, imam Ibnul Mubarek etj., janë të mendimit se namazi i teravive mund të falet më shumë se 8 rekatë, pasi kjo gjë ka qenë e njohur te tabiinët (pasuesit e sahabëve), të cilët i kanë falur teravitë dikush 20 rekatë, dikush 36, dikush më shumë e dikush më pak. Imam El Kemal Ibnul Humami, njëri nga dijetarët më të njohur të medhhebit hanefi, thotë:

    “Prej sunetit është që të falen 8 rekatë, ndërsa 12 rekatet e tjera (sa të plotësohet 20 rekatëshi) janë mustehab (vepër e pëlqyeshme).”

Namazi i teravive është i mundshëm edhe për gratë. Edhe pse namazi më i mirë për gruan është në shtëpinë e saj, siç ka ardhur në një hadith që e transmeton Ebu Daudi, kjo s’do të thotë se namazi i saj në xhami është i pavlefshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për namazin e teravive, i cili është një namaz i veçantë. Dalja e gruas nga shtëpia natën në xhami ka kushtet e veta. Ajo duhet të jetë e shoqëruar nga pjesëtarët e familjes së saj, të jetë e mbuluar, të mos zbukurohet për njerëzit e huaj, mos të parfumoset me erëra të mira.

Është e pëlqyeshme që për namazin e teravive të merren edhe fëmijët që kanë mbushur moshën 7 vjeç, që ta praktikojnë këtë namaz me xhemat në muajin e ramazanit dhe që të marrin pjesë në begatitë dhe mirësitë që Allahu i Lartësuar zbret në këtë muaj madhështor.[2]

Vlera e faljes

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se për vlerën e këtij namazi Muhammedi (alejhi selam) ka thënë:

    “Kush çohet për t’u falur në ramazan (teravitë) me besim të plotë dhe duke llogaritur shpërblim tek Allahu, do t’i falen gjynahet e mëparshme.”[2]

Referimet

  1. ^ Kitâb-us-Salât, shqip:LIBRI NAMAZIT, Hasan Yavash, Fatih-ISTANBUL/TURKEY 2000
  2. ^ a b c d Klubikulturor.com - Namazi i teravive
  3. ^ http://www.radioislame.com/libraria/Ramazanidhenamaziiteravivenedritenemedhhebithanefi.pdf[lidhje e vdekur]
  4. ^ Transmeton Buhariu.

Namazi sipas kohës

    Lutjet (namazet) ditore të muslimanëve:
EmriKohaSuneteFarzeSunete të funditVitër
SABAHUPara lindjes së Diellit2 Rekat2 Rekats'kas'ka
YLEJAPasdite gjer ne Iqindi4 Rekat4 Rekat2 Rekats'ka
IQINDIAPas dreke gjer në perëndim të Diellit4 Rekat4 Rekats'kas'ka
AKSHAMIPas perëndimit te Diellit gjer në Jacis'ka3 Rekat2 Rekats'ka
JACIANga akshami gjer në mesnatë4 Rekat4 Rekat2 Rekat3 Rekat

Shih dhe këtë

Namazet tjera

Namazet sipas obligimit


Lidhje të jashtme

Video copa

  • Sheikh Mahir Al-Muayqali Namazi i Taravive Medine Pjesa: 1, 2, 3, 4, 5, ?, 7, 8, 9.

This article uses material from the Wikipedia Shqip article Namazi i teravive, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.