Plerejët

Plerejët të njohur edhe si pyrejët (Greqishtja e lashtë Πυροι, Παλάριοι, Latin Pyrae, Plerae ) ishin një fis ilir që i përkisnin Ilirëve të jugut.

Burimet historike i përmendin në lidhje me një kryengritje kundër romakëve që në shekullin II pes.

Historia

Plini Plaku dhe Pomponius Mela i përmendin plerejët në Luftën e Tretë Romake-Ilire në vitin 168 pes. midis fiseve ilire nën sundimin romak, krahas me taulantët, grabët, labeatët, dhe fise të tjera më të vogla. Ne e dimë nga Plini Plaku dhe Pomponius Mela që plerejët i takonin grupit të ashtuquajtur Ilirët e vërtetë. Ata ruajtën identitetin e tyre deri në shekullin I. Lokalizimi i saktë i vendbanimeve të tyre nuk dihet dhe gjithçka që mund të thuhet është se sipas të gjitha gjasave ata duhej të jetonin në një zonë të pushtuar nga Roma, në rajonin midis luginës së lumit të Naronës (Neretvës) dhe Lisusit (Lezhës). Në përpjekjen e studiueses sllovene Šašel Kos, ajo i vendos ata në një rajon mes bregut të majtë të Naronës dhe Epidaurumit, përreth një qyteze në bregdetin Adriatik si fqinjë të daorsëve dhe ardianëve. Apiani na njofton se plerejët së bashku me ardianët, ishin mes kryengritësve kundër sundimit romak, por që duke u përballur me një forcë ushtarake prej 10,000 këmbësorësh dhe 200 kalorësish nën komandën e konullit Servius Fulvius Flacusit pësuan disfatë.

Shih edhe

Burimet

  • Ceka, Neritan (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467  
  • Papazoglou, Fanula (1965) Les origines et la destinée de l’État illyrien: Illyrii proprie dicti. Historia – Zeitschrift für Alte Geschichte, XIV. Nr.2. (1965. apr.) 143–179.
  • Šašel Kos, Marjeta (2013) The Roman conquest of Illyricum (Dalmatia and Pannonia) and the problem of the northeastern border of Italy. Studia Europaea Gnesnensia, VII. 169–200.
  • Wilkes, John (1992) The Illyrians. Oxford;  Cambridge: Blackwell. = The Peoples of Europe, ISBN 0631146717  

Tags:

Ilirët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Namazi i IqindisëMikroorganizmatVullkaniParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaMasturbimiPylliDelfiniUniversiteti i PrishtinësAgim NeshoKafshëtHistoriografia e SkënderbeutProteinaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneLufta e Parë BotëroreNatyraNdotja akustikeIsa BoletiniIraniAcidet dhe BazatPirro DhimaKapitalizmiKryqëzatatVlerësimi i nxënësveHormonet e gjëndrave mbiveshkoreAdoleshencaAfrikaErnest HemingwayKulla EiffelGreta ThunbergRobin HoodHarun AliuReaksioni kimikPoeziaTermocentraliLetraMalajziaMotori DiezelShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKarboniMangaDibraMitologjiaYlliKalaja e KrujësKiara TitoLuljaLista e gjeografive të shteteveLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoHistoria e arteveLigjiLeukocitEgla CenoDita Ndërkombëtare e PunëtorëveEkzorcizmiSëmundjaPeshkopiaTurizmi në ShqipëriSistemi urinarVeshje popullore të KosovësArtriti ReumatologjikPresidenti i ShqipërisëAli Baba dhe Dyzet HajdutëtSindroma DownDramaGjuhët indo-evropianeMaltaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësArsimi në ShqipëriOrgazmaShtetiKanceri i gjiritKongresi i ManastiritHendbollSkeleti i njeriutAleksandri i MadhBifurkacioni i lumit të NerodimësWilliam ShakespeareFieri🡆 More