Iliri

Iliri (greqishtja e lashtë: Ἰλλυριός, Illyriós) është i biri i Kadmit dhe Harmonisë, të cilët përfundimisht udhëhoqën Ilirinë dhe u bënë paraardhësit e Ilirëve.

Iliri (Illyrius / Illyriós / Illyri) është një emër i njohur në histori të ndryshme të gjetura në mitologjinë greke dhe mitologjinë ilire.

Iliri
Iliri dhe të afërmit e tij

Etimologjia

mitologjinë ilire dhe greke, emri i Ilirisë është etiologjikisht i lidhur me Ilirin, të birin e Kadmit dhe Harmonisë, i cili përfundimisht arriti ti bashkojë fiset ilire dhe udhëhoqi Ilirinë duke u bërë paraardhësi më i njohur i të gjithë ilirëve. Një version i mëvonshëm i mitit identifikon Polifemin dhe Galatean si prindër të Keltit, Galit dhe Ilirit.

Shkrimtarët e lashtë grekë përdorën emrin "Ilir" për të përshkruar popujt midis Liburnëve dhe Epirit. Në shekulli IV pes. shkrimtarët grekë i ndanë qartë njerëzit përgjatë bregut të Adriatikut nga ilirët, dhe vetëm në shekullin I të erës sonë "Iliria" u përdor si një term i përgjithshëm për të gjithë popujt përtej Adriatikut. Shkrimtarët antikë gjithashtu folën për "ilirët në kuptimin e ngushtë të fjalës"; Pomponius Mela (43 pas Krishtit) sipas të cilit ilirët në kuptimin striktë (stricto sensu) jetonin në veri të Taulantëve dhe Enkelejve, në bregun e Adriatikut; Plini Plaku përdori shprehjen "ilirët e quajtur siç duhet" ( Illyrii proprii/proprie dicti) për një popull të vogël në jug të Epidaurum, ose midis Epidaurumit (tani Cavtat) dhe Lissus (tani Lezhë). Në periudhën romake, Illyricum, një term që nënkuptonte një rajon më të gjerë se Iliria, u përdor për zonën midis Adriatikut dhe Danubit.

Origjina e Ilirit, babait të popullit Ilir

Iliri 
Kadmi dhe Harmonia prindërit e Ilirit

Iliri (Illyria -us ose ós)

Kadmi dhe Harmonia kishin këta fëmijë: Semele, Polidori, Autoni, Agave dhe Inoi. Djali i tyre më i vogël ishte Iliri. Sipas mitologjisë greke, Kadmi dhe Harmonia janë paraardhësit e familjes mbretërore ilire dhe tebane.

Kadmi dhe Harmonia

Sipas Bibliotekës, Iliri ishte djali më i vogël i Kadmit dhe Harmonisë i cili përfundimisht udhëhoqi Ilirinë dhe u bë paraardhësi i të gjithë popullit ilir. Iliri lindi në mënyrë specifike gjatë një ekspedite kundër ilirëve në anën e Enkelejve.

Polifemi dhe Galatea

Iliri 
Polifemi (babai i Ilirit, Galit dhe Keltit)
Iliri 
Galatea nëna e Ilirit (skulpturë)

Sipas Luftërave ilireApianit, Iliri ishte djali i cikllopit Polifemi dhe gruas së tij Galatea me vëllezërit Kelti dhe Gali. Fëmijët e Polifemit emigruan të gjithë nga Sicilia dhe sunduan mbi popujt e emëruar sipas tyre, Keltët, Ilirët dhe Galët. Kjo gjenealogji e veçantë ka shumë të ngjarë të jetë kompozuar nga themeluesit e lashtë grekë të Epidamnit ( Korintasve dhe Korcyranëve) dhe që gjendet në veprën e Apianit.

Pasardhësit

Iliri kishte gjashtë djem dhe tre vajza, emrat e të cilëve lidheshin me fise të veçanta ilire:

Bijtë

Vajzat

Nipërit

Stërnipërit

Shiko gjithashtu

Literatura

  • Apollodorus; Hard, Robin (1999). The Library of Greek Mythology (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 0-19-283924-1.
  • Cabanes, Pierre. (1988) Les illyriens de Bardulis à Genthios (IVe–IIe siècles avant J.-C.). Paris: SEDES. Regard sur l’histoire, 65. ISBN 2718138416
  • Ceka, Neritan. (2013) The Illyrians to the Albanians. Tirana: Migjeni. ISBN 9789928407467
  • Grimal, Pierre; Maxwell-Hyslop, A. R. (1996). The Dictionary of Classical Mythology (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 0-631-20102-5.
  • Lewis, D. M.; Boardman, John; Hornblower, Simon; Ostwald, M. (1994). The Cambridge Ancient History, Volume 6: The Fourth Century BC (në anglisht). Cambridge University Press.
  • Wilkes, John J. (1995). The Illyrians (në anglisht). Oxford: Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5.
  • Zavalani, Tajar. (2015) History of Albania. Ed. by Robert Elsie, Bejtullah Destani. London: Centre for Albanian Studies. Albanian Studies, ISBN 9781507595671

Referime

Tags:

Iliri EtimologjiaIliri Origjina e t, babait të popullit IlirIliri PasardhësitIliri Shiko gjithashtuIliri LiteraturaIliri ReferimeIliriGreqishtja e lashtëHarmoniaIliriaKadmiMitologjia GrekeMitologjia ilire

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pirro DhimaAkiliMiniera e TrepçësAnarkiaTeorema e PitagorësMaqedonia e VeriutShenjat e Urdhërave të PreraVeshjet popullore shqiptareMolieriHistoria e ShkodrësStimulim me dorëSëmundjet e syritAtletikaSistemi urinarPjesët e ligjëratësLista e festave në KosovëPozicioni seksualPresidenti i ShqipërisëLegjenda e gurit të “Bletës”Historia e ÇamërisëElefanti afrikanËEgla CenoGjeografia e ShqipërisëShkencaNamazi i JacisëTeatri në ShqipëriElbasaniAlergjiaHasan PrishtinaSulejman VokshiKaratiVitamina DZvicraInteligjenca artificialePenisiUshtria Çlirimtare e KosovësLindja e parakohshmeTrekëndëshi i BermudësNexhmije PagarushaSkizofreniaArmët e SkënderbeutMitologjiaGjirafaQelizaAtmosferaAlkooliMuzika shqiptarePsikologjiaBakteriKonferenca e Londrës (1912–1913)RacizmiAriuDendësia e popullsisëDelfiniPerandoria RomakeUEFA Liga e Kampionëve - statistikatZënia e Diellit (Eklipsi)TiranaDritëro AgolliShahuDita e Sovranitetit Kombëtar dhe e FëmijëveKimiaEmpatiaDita ndërkombëtare e fëmijëveShkollaLidhëzaOsteoporozaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiNatriumiPubertetiÇifteliaÇamëriaRusiaPrilliEkosistemiEpilepsiaLumi🡆 More