Ardianët: Fis ilir

Ardianët (Ardiejët) (greqishtja e lashtë: Ἀρδιαῖοι - Ardiaíoi; latinisht: Ardeai, Vardaei) ishin një fis ilir, që banonte në një pjesë të territorit të Shqipërisë së sotme, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës midis bregdetit të Adriatikut në jug, qytezës Konjic në veri, përgjatë bregut të majtë të luginës së lumit Neretva dhe deri në Liqenin e Shkodrës në juglindje.

Nga shekulli III para Krishtit deri në vitin 168 para Krishtit Shkodra ishte kryeqyteti ardianëve. Polibius (203 pes - 120 para Krishtit) shkruan se ata u nënshtruan nga Romakët në ngjarjet që ndodhën në vitin 229 para Krishtit. Apian (95–165) shkruan se ata u shkatërruan nga Autariatët por që për ndryshim me Autariatët, Ardianët kishin fuqi detare. Në Epitomin e Tit Livit thuhet se janë nënshtruar nga konsulli Fulvius Flacus.

Ardianët: Emri, Lokalizimi, Historia
Mbretëria e Ilirisë në kohën e Agronit dhe Mbretëria e Dardanisë

Emri

Emri fisnor Ardian (Ardiaei) mund të jetë i lidhur me fjalën e gjuhës latine Ardea që do të thotë "Çafkë, një simbol i totemizmit të kafshëve. Ngjashmëritë strukturore gjuhësore e lidhin fjalën Ardiaei dhe Ardaei (Ardian, Ardjan, Ardhjan) me fjalët e disa gjuhëve indoeuropiane. Kështu, për shembull, ekziston një ngjashmëri midis fjalës ose emrit Ardiaei dhe fjalës shqipe "Ardhja", (e cila mund të lidhet me migrimin e shpendëve) e ngjashme me fjalën shqipe "(H)ardhia", gjë që përfaqëson një konotacion direkt me fjalën "trashëgimtar". Lidhur me fjalën shqipe "ardhje" është edhe vet natyra pothuajse nomade e ardianëve dhe në këtë aspekt janë ndoshta fisi ilir me më së shumti migrime (ardhje - vajtje). Ardianët deri në shekullin IV pes. jetonin në rrjedhën e epërme të lumit Neretva një rajon më në brendi të kontinentit. Rreth vitit 380 pes. fillon lëvizja e tyre drejt bregdetit, si rezultat edhe i konflikteve me keltët dhe autariatët. Në kohën e mbretërimit të Agronit (250 - 231) aktiviteti i ardiejëve përqëndrohet në rajonin mes Gjirit të Kotorrit dhe Lezhës duke shtrirë veprimtarinë e tyre në lindje deri thellë në luginën e lumit Drin ndërsa në jug përtej Apollonisë, duke pushtuar pjesë të Epirit, Korkyrën (Kretën), dhe ishullin Far (Hvari), madje duke korrur edhe një fitore në Betejën e Medionit në rajonin e Akarnanisë, Greqi. Pas pushtimit romak e tutje ardianët si duket fillojnë të lëvizin përsëri në drejtim të zonave rurale përreth luginës së Neretvës dhe sipas Konventës së Naronës, ardianët në këtë periudhë kishin rënë në vetëm 20 dekurie.

Lokalizimi

Të dhënat nga burimet e lashta historike krijojnë shumë konfuzion në lidhje me vendndodhjen e atdheut origjinal ardian. Sipas disa pikëpamjeve, vendbanimi i tyre autokton shtrihej në zonën e Ilirisë jugore, diku në Malin e Zi të sotëm, përreth Grykës së Rhizonit, ndërsa nga ana tjetër sipas Strabonit dhe disa të tjerëve vendbanimi i tyre autokton ndodhej në pjesën e epërme të luginës së lumit të Neretvës. Vendbanimi i tyre fillestar duket se ishte më në brendësi të kontinentit, përgjatë lumit Narona deri në rajonin e Konjicit, në Bosnje dhe Hercegovinën e sotme.

Emri i qytetit Čapljina është një tjetër veçori që sugjeron që atdheu origjinal i Ardianëve me të vërtetë mund të ketë qenë rajoni i luginës Neretva. Konkretisht, ekziston një qytet në Bosnje dhe Hercegovinë, në rajonin më të gjerë të luginës Neretva (atdheu origjinal i popullit të lashtë ilir të Ardianëve), i quajtur Čapljina, dhe emri i tij rrjedh nga fjala Čaplja, që në gjuhën moderne bosnjane do të thotë 'Çafkë', anglisht: 'Heron'. Fjala latine për 'Çafkën' është Ardea, një fjalë që mbart një ngjashmëri të mrekullueshme me emrin e Ardianëve (Ardea), gjë që nuk duhet të përjashtohet si mundësi.

Kjo hipotezë hap shumë rrugë për interpretimin e atdheut origjinal të Ardianëve dhe etimologjinë e emrit të tyre. Për shembull, çafka mund të ketë pasur vlerë totemike pagane midis ilirëve që banonin në atë zonë, për shkak të pranisë së saj atje, dhe nuk është e parëndësishme të konkludohet se njëri prej atyre popujve ilirë e quajti veten sipas një shpendi të llojit 'Çafkë', Ardiaei. Fjala e gjuhës latine Ardea mund të jetë një përkthim latin i ndonjë fjale origjinale ilire për 'Çafkën' të cilën Romakët duket se e kishin gjetur në kohën kur u vendosën në këtë zonë, ose vetë fjala 'Ardea' mund të ishte një fjalë ilire e marrë nga romakët, të cilët mund ta kishin ndryshuar paksa atë duke e integruar në gjuhën e tyre, latinisht. Gjithashtu ekziston mundësia që ilirët e lashtë ose romakët ta kenë emërtuar këtë vend si vendin e çafkave, dhe kolonët sllavë, të cilët u vendosën në tokat e dikurshme ilire rreth shekullit VI ta kenë përkthyer emrin e këtij vendi në gjuhën(et) e tyre, dhe si rezultat kemi topinimin Čapljina, "Vendi i çafkave". Nga ana tjetër, teoria e etimologjisë latine për emrin e këtij populli ilir (Ardiaei) është përjashtuar nga fakti se ata përmenden, edhe në formën e greqishtes së lashtë, si Ardiaioi, shumë kohë përpara "ardhjes" së romakëve në trojet ilire kështu që nuk do të mund të kishin ndonjë ndikim në trojet dhe gjuhën ilire, d.m.th. shumë kohë para pushtimit zyrtar të territorit të banuar nga ilirët. Kështu Theopompus, një historian i lashtë grek që jetoi rreth vitit 380 para Krishtit flet për konfliktin midis ardianëve dhe keltëve.

Historia

Për shkak të piraterisë së përhapur në Detin Adriatik nga Ardianët dhe fise të tjera ilire, Romakët ndërmorrën fushatën kundër tyre në ngjarjet e Luftërave Ilire - Romake.

Ardianët ishin armiq edhe të Autariatëve për një kohë të gjatë për shkak të burimeve të kripës.

Ardianët kishin arritur fuqinë ushtarake, gjatë vitit 230 pes. nën mbretërimin e mbretit Agron (një ardianas me origjinë fisnore). Pas vdekjes së Agronit, e veja e tij, Mbretëresha Teuta u përpoq të fitonte një terren në Detin Adriatik, por dështoi për shkak të ndërhyrjes Romake. Burimet historike thonë se Mbreti Agron ishte angazhuar nga mbreti Demetri i Maqedonisë me qëllim të pengimit të pushtimit të Maqedonisë nga aetolianët pushtues. Ardianët kishin 20 dekurie.

Gjeografi antik, Strabo, rendit Ardianët si një nga tre popujt më të fortë ilirë - dy të tjerët ishin Autariatët dhe Dardanët.

Mbreti Agron, i biri i Pleuratit i cili i përkiste shtëpisë sunduese të Ardianëve, dispononte forcën më të fuqishme, si nga toka ashtu edhe nga deti, të tillë çfarë nuk kishte asnjë prej mbretërve ilirë para tij.

Dinastia ardiane

Më poshtë është një rindërtim i dinastisë ardiane nga N.G.L. Hammond (1966):

Dega e Skerdilaidit në përgjithësi konsiderohet si një dinasti Labeate, që u shfaq pas rënies së Agronit dhe Teutës. Lista e mëposhtme raporton anëtarët e dinastisë ardiane të dokumentuar si të tillë në burimet antike:

Shih edhe

Referime

 

Literatura

Tags:

Ardianët EmriArdianët LokalizimiArdianët HistoriaArdianët Dinastia ardianeArdianët Shih edheArdianët ReferimeArdianët LiteraturaArdianëtApianiAutariatëtBosnja dhe HercegovinaDeti AdriatikGreqishtja e lashtëIlirëtKonjiqiKosovaLatinishtLiqeni i ShkodrësLumi i NeretvësMali i ZiPolibiRoma e lashtëShkodraShqipëriaTit Livi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Deti MesdheHolokaustiKarakteristikat e së gjallësPozita gjeografike e ShqipërisëShkollaFusha magnetike e TokësBeteja e KosovësDuhaniForcaTeorema e PitagorësShtetet e Bashkuara të AmerikësMadeleine AlbrightShkodraLufta e FtohtëHidrocentraletVitamina CAlbin KurtiGjithësiaEklipsi i HënësSinjalet rrugore në ShqipëriKlitoriFC BarcelonaArbëria në MesjetëOrkestra simfonikeBashkimi SovjetikAutizmiLopaBimësiaThyesaKanabisi (Drogë)Trupat e Sistemit DiellorADNLetërsia shqipeBujqësiaTruriEmrush XhemajliLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësShqipëriaBakteriEnergjia e ripërtëritshmeRrotullimi i TokësMona LizaMejozaArben TaravariCristiano RonaldoFacebookKalatë e ShqipërisëPresidenti i ShqipërisëHemoglobinaVloraNamazi i AkshamitAbdyl FrashëriAnastasi IGjendja agregateLista e kafshëve të egraUshtria Çlirimtare e KosovësShtatë mrekullitë e botësHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Instrumenti muzikorKarnavalet brazilianeFinlandaLudwig van BeethovenEklipsiKloriPerandoria BizantineFoljaKostandini i MadhPellazgëtKopshti botanikIliriaKërpudhatEkrem KryeziuShqiptarët në Maqedoninë e VeriutAfrika verioreLojërat OlimpikeZvarranikëtYmer Elshani🡆 More